Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


“I kam shėrbyer mbretit tė Anglisė” rrėmben “Gladiatorin e Artė”

01.09.2008 12:02 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

Mbrėmjen e djeshme nė Durrės u ndanė cmimet pėr festivalin e pare te filmit, “Gladiatori i Artė”. Cmimin e parė e fitoi njė film cek, por si filmi mė I mirė u shpall njė film shqiptar. Festivali dha disa cmime dhe pėr aktorėt mė tė mirė 


DURRES-Filmi cek “I kam shėrbyer mbretit tė Anglisė”, i regjizorit Jiri Menzel ėshtė fitues i tė parit “Gladiator tė Artė”, ēmim ndėrkombėtar pėr kinemanė qė u dha mbremjen e djeshme nė Durrės. Filmi i Menzel kishte fituar ēmimin e kritikės nė Festivalin e Berlinit (2007) dhe sipas parashikimeve ėshtė vlerėsuar me cmimin e pare edhe nga juria ndėrkombėtare e kėtij festivali e perbere nga Roland Sejko (kryetar), Elena Giuffrida, Burbuqe Berisha, Marian Tutui, Xavier Lambours dhe Mimmo Mongelli. Regjizori cek
Megjithatė shtatėdhjetėvjeēari Jiri Menzėl po ēon nė shtėpi njė simbol modest tė njė siti antik tė Mesdheut, pas shumė ēmimeve ndėrkombėtare qė vepra e tij ka fituar nė kėto dy vite. “I kam shėrbyer mbretit tė Anglisė” nuk ėshte fare e panjohur pėr publikun shqiptar. Para pak vitesh, romani me tė njėjtin titull i shkrimtarit ēek, Bohumil Hrabal-it, bashkėpunėtor i hershėm i Menzelit, ėshtė pėrkthyer nė shqip.
Filmi mė i mirė shqiptar ėshtė shpallur “Koha e Kometės” i regjisorit Fatmir Koēi i cila ka tėrhequr statuetėn, duke qenė regjisori fitues pėr tė trembėdhjetin edicion konkurrimit tė filmit nacional. Ky ėshtė i pari ēmim pėr filmin e Koēit i bazuar nė romanin “Viti i mbrapshtė” i Ismail Kadaresė, i cili pati nė Festivalin Ndėrkombėtar Veror tė Filmit nė Durrės dhe premierėn absolute.

Aktorja mė e mirė i shkon njė shqiptareje tė Greqisė, Ornela Kapedani, e cila ėshtė protagoniste nė filmin “Korrigjimi” i regjisorit grek Thanos Anastopoulos.
Aktorja kosovare Arta Dobroshi e cila ka njė rol nė filmin “Trishtimi i zonjės Shnajder”, i ka dorezuar cmimin motres se Kapedanit, pasi kjo e fundit nuk ishte e pranishme ne ceremoni.

Aktor tė mirė, juria nuk ka zgjedhur njė por disa: grupin e aktorėve Filip Sovagovic, Velibor Topic, Slaven Knezovic, Marinko Prga dhe Borko Peric nė filmin “I gjalli dhe i vdekuri” i regjisorit kroat Kristijan Milic.
Ēmimi i karrierės i ėshtė dhėnė regjisores sė kinemasė pėr fėmijė, Xhanfize Keko, (e ndarė nga jeta pak kohė mė parė) dhe aktorit Aleksandėr Prosi. Ēmimet janė tėrhequr nga djemtė e tyre.
Juria ka vlerėsuar me ēmim special aktorin 17-vjeēar Nazif Muharremi, pėr interpretimin e shkėlqyer tė rolit tė Mirushit nė filmin “Mirush” i regjisorit norvegjez Marius Holst.
Filmat artistikė tė pėrzgjedhur kanė qenė me metrazh tė gjatė nė 35 mm dhe mbi 70 minuta. 16 pjesėmarrėsit janė pėrzgjedhur nga juria midis 51 filmave aplikues nga 23 shtete, si pėrfaqėsues tė kinematografisė ēeke, gjermane, estoneze, kroate, maqedonase apo irakiane. Ndėrsa kriteri kryesor ka qenė viti i prodhimit. Kėshtu, nė festival do tė konkurrojnė pėr ēmimin “Gladiatori i Artė”, pėr filmin mė tė mirė artistik vetėm filmat e prodhuar pas vitit 2005.

(d.b/News24/BalkanWeb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare