Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Lil Uein njė nga artistėt mė tė sukseshėm tė muzikės rep nė Amerikė  

Artisti i muzikės rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapėrcen traditėn nė industrinė e muzikės rep. Me zėrin e tij tė pazakontė, ai ndryshon mjaft nga repistėt e tjerė, qė kanė filluar tė tingėllojnė tė gjithė njė lloj. Lil Uein ėshtė cilėsuar si repisti mė i mirė sot nė botė. »»


Ishuj qė imponojnė heshtje

12.05.2008 21:47 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Njė roman i mirė ėshtė vėrtet njė ngjarje pėr kulturėn e ēdo vendi, e aq mė shumė pėr njė vend tė varfėr, mbi tė gjitha kulturalisht si Shqipėria. Por ajo ėshtė e tillė kur romani ėshtė vėrtet i mirė. Nė tė kundėrtėn, nėse njė vepėr arti merr pėrmasa artificiale, mediatike, si dhe kur ajo krijon efekte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė formimin e bindjeve ideo-kulturore tė lexuesit, kthehet nė njė kronikė tė zezė pėr kulturėn e kėtij vendi dhe ėshtė e destinuar tė prodhojė mė tepėr probleme sesa vlera. Pėr kėtė arsye, nė ēdo realitet shoqėror normal, kritika dhe debati janė shoqėruese tė pandashme tė ēdo vepre qė i ofrohet publikut, duke bėrė tė mundur tė filtrohen vlerat e vėrteta qė ndėrtojnė mendimin e shoqėrisė. Nė Shqipėri ndodh e kundėrta. Njė autor i ri shkruan pėr herė tė parė njė roman dhe ai gjendet papritur nė qendrėn e vėmendjes sė publikut, duke sfiduar kėdo nga mė tė mėdhenjtė e kėsaj gjinie. Nė tė vėrtetė, kjo nuk ėshtė dhe aq e panatyrshme pėr njė shoqėri qė shikon vetėm televizor dhe nuk lexon thuajse aspak. E gjithė kjo nuk pėrbėn aspak njė ēudi, nė njė shoqėri tė tillė, qė ka kohė qė endet somnambulisht nė njė kaos vlerash pa pasur asnjė orientim tė qartė lidhur me modelet qė synon tė adaptojė. Por problemi qėndron mė tepėr tek elitat. Nė njė kohė kur ato duhet tė ishin rezistenca e fundit pėr tė mbajtur gjallė vetėdijen shoqėrore pėrballė vlerave qė po zvetėnohen dita-ditės, sot shohim se ato shėrbejnė mė tepėr si narkozė pėr tė ruajtur anestezinė kolektive, nė mėnyrė qė ndėrhyrjet kirurgjikale pėr tė shkulur nga rrėnjėt memorien historike dhe kulturore si njė apandesit i plasur, tė mund tė realizohen me sukses. Vetėm nė kėtė mėnyrė, kjo kategori e inteligjencės shqiptare, duke prodhuar modele tė klonuara tė shqiptarit tė sė ardhmes, beson se do tė mund tė realizojė transplantin e duhur kulturor dhe ideor, duke fshirė ēdo lidhje tė identitetit shqiptar me tė kaluarėn e vet. Mbi tė gjitha, ajo qė karakterizon kėtė kategori shoqėrore ėshtė mungesa e vullnetit pėr tė prodhuar dhe propozuar vetėdijen reale, por nė njė masė tė madhe, veprimet e tyre motivohen drejt qėllimeve dhe interesave personale, klanore apo edhe ideologjike. Nė kėtė kuptim, vetėdija bėhet armiku kryesor i elitave tė mbrapshta, tė cilat mė tepėr se ta orientojnė synojnė ta sundojnė kėtė shoqėri.

Konkretisht, romani i politikanit Ben Blushi, me njė sukses prestigjatorik, arriti tė mposhtė ēdo shkrimtar nė kėtė vend me numrin rekord tė shitjeve. Dukshėm kjo nuk pėrbėn ndonjė risi nė Shqipėri. Thuajse nė tė njėjtat pėrmasa, kjo dukuri ka qenė prezente edhe mė parė, me debutues qė janė shfaqur tė paarritshėm nė hit parade-in e turbo-letėrsisė sė sotme shqiptare. Gjithsesi, rasti i Blushit, pėr vetė faktin se romani i tij duket i tejngopur me teza dhe orientime tė qarta social-politike, duke bėrė qė autori tė mos lakmojė thjesht epiqendrėn e botės letrare, por mė tepėr atė tė mendimit dhe orientimit kulturor e politik nė kėtė vend. Realisht, me romanin e tij Blushi nuk synon thjesht sukses letrar, por qartazi synon tė na pėrcjellė mesazhe dhe orientime politike e kulturore. Mė tepėr sesa tė paraqesė artistikisht realitete tė caktuara historike, shoqėrore apo kulturore, ai synon tė prodhojė realitete tė tilla, duke pėrcjellė orientime tė qarta politike prej fanta-realiteteve historike qė ai krijon.

Pikėrisht kritika dhe debati do tė ishin tė pashmangshme nė njė rast tė tillė. Mirėpo, mėnyra se si po zhvillohet ky debat tė bėn tė vėresh me keqardhje njė mungesė tė plotė vullneti pėr qasje objektive ndaj veprės. Nė shumė prononcime, "shtabi elektoral" i autorit, i ngarkuar pėr t‘i dhėnė romanit peshėn e nevojshme mediatike, si dhe pėr tė mbrojtur idetė e paraqitura nė tė, ėshtė shndėrruar gjithashtu nė njė gardė ideologjike pėr tė goditur ēdo embrion kritike dhe reagimi, apo edhe ēdo lexim alternativ tė saj.

Aktualisht, gjatė gjithė kėtyre ditėve, nė shtypin e pėrditshėm nuk mund tė mos vėresh rėndom njė frymė penalizimi mbi reagimet e pakta tė deritanishme ndaj veprės. Gjithashtu, njė agresivitet i tillė publik shprehet edhe ndaj reagimeve qė vijnė nga njerėz apo organizata tė ndryshme me karakter fetar, tė cilat e kanė konsideruar romanin e Blushit, njė vepėr fyese. Nė ēdo realitet normal, i gjithė ky agresion ndaj njė reagimi tė tillė krejtėsisht normal dhe qytetar, i cili shpreh thjesht mospajtim ndaj pikėpamjeve qė parashtron njė vepėr letrare, do tė dukej absurd. Jetojmė nė njė shoqėri tė lirė dhe kushdo ka tė drejtė tė reagojė e tė mos pranojė gjithēka qė e mendon tė padrejtė. Por nė realitetin shqiptar absurde ėshtė tė kėrkosh normalitet. Sipas logjikės sė opinionbėrėsve kulturorė dhe politikė nė kėtė vend, kėta njerėz nuk kanė tė drejtė tė ndihen tė fyer dhe nuk kanė tė drejtė as tė kėrkojnė qė tė mos fyhen. Nė kėtė mėnyrė, penalizmi publik nuk ngurron aspak tė damkosė si qytetarė tė padenjė tė gjithė ata qė kanė ndjeshmėri tė tjera nga sunduesit e sotėm tė kulturės dhe mendimit nė kėtė vend.

Do tė ishte ndoshta e tepėrt tė bėnim krahasime me modelet e botės sė qytetėruar, ku frymėzohen aspiratat tona integruese, por thuajse tė gjitha demokracitė e zhvilluara njohin e konsiderojnė tė shenjtė tė drejtėn dhe lirinė pėr tė reaguar, protestuar, pėr tė shprehur mospajtim ndaj gjithēkaje qė duket e padrejtė. Nga ana tjetėr, tė njėjtat modele politike dhe shoqėrore na ofrojnė shembuj pa fund tė njė vėmendjeje maksimale pėr t‘u treguar absolutisht intolerantė nė rastet kur liria e shprehjes cenon parimet dhe vlerat bazė tė shoqėrisė apo fyen ndjenjat e pjesėve tė caktuara tė saj. Pikėrisht mbi kėtė logjikė, demokracitė e zhvilluara kanė prodhuar ligje qė dėnojnė dhe nuk lejojnė, p.sh. racizmin, antisemitizmin, fashizmin etj. E kundėrta ndodh nė Shqipėri. Liria letrare bėhet absolute pa pėrcaktuar asnjė normė kufizuese apo pėrgjegjėsie, ndėrsa liria pėr tė reaguar dhe mos u pajtuar ndaj njė vepre letrare ėshtė krejtėsisht e palegjitimuar, madje e dėnueshme moralisht.

Mungesa e vullnetit pėr njė qasje objektive ndaj veprės bėn qė ajo tė mbesė e sė paku e patestuar. Nė kėtė mėnyrė, nė njė klimė tė tillė dhune dhe angazhimi kolektiv pėr tė penguar ēdo lloj kritike, nuk mund tė thuash aspak se vepra ka apo nuk ka vlera, pėr sa kohė gjuha e mbrojtėsve tė veprės ėshtė e tillė qė pengon debatin, si dhe kushtėzon mėnyrėn e leximit tė saj. Nė kėtė mėnyrė, ēdo diskutim pėr veprėn do tė ishte i tepėrt, pėr sa kohė shoqėria shqiptare duket se nuk e ka fituar emancipimin e duhur pėr tė vėnė nė diskutim vlerat e veta. Nė njė kohė, kur thyerja e tabuve, e udhėhequr pikėrisht nga kjo kategori, ėshtė kthyer nė njė sport popullor nė kėtė vend, shohim se rrėnjėt e tabuve, tė ngulura thellė nė truallin doktrinar, kulturor qė kemi trashėguar, ēel ngado sythat e tabuve tė reja, tė cilat kushtėzojnė skemat e reja tė tė menduarit. E gjithė kjo duket tepėr larg realiteteve qė synojmė tė brendėsojmė nė shoqėrinė tonė. Krejt ndryshe, tėrė ngrehinėn qė ka mundur tė ngrejė kultura perėndimore, tė paktėn qė prej startit tė epokės moderne, e ka bazuar mbi themelet e dyshimit dhe testimit: "Mendoj, pra jam", - ėshtė emblema e portalit kryesor tė ngrehinės moderne tė shoqėrisė perėndimore, ku mendimi kartezian vjen e buron vetėm prej dyshimit serioz, i cili fillon qė prej vetvetes pėr tė vėnė nė provė gjithēka. Por nė epokėn e re moderne me ambalazh perėndimor tė kėtij vendi, dyshimi ėshtė shpallur armik kombėtar dhe ėshtė i destinuar tė izolohet prapa hekurave tė hapėsirave publike qė ndajnė qendrėn me periferinė. Pas kėtij ambalazhi dukshėm shfaqet i njėjti trup i ndryshkur i njė mentaliteti hermetik tė gatuar nėn kornizat e ngurta tė njė ideologjie totalitariste tė dėshtuar, si ajo qė menduam se flakėm tej nė fillim tė viteve ‘90. Natyrisht, nuk mund tė mos vėrejmė qė shumica e gardianėve tė tillė tė angazhuar pėr tė izoluar dyshimin dhe testimin, pėr ta mbajtur atė larg ndikimit publik, janė individė qė vijojnė tė vegjetojnė nė qarqet e imunizuara elitare tė kėtij vendi, si pasojė e testamentit qė kanė pėrfituar nga politika dhe ideologjia moniste qė i kultivoi shqiptarėt me fobinė ndaj diversitetit. Sot, megjithėse duket se kahu i orientimit tė elitave shqiptare ka ndryshuar, duket se "perdja e hekurt" ende nuk ka rėnė. Ka ndryshuar thjesht kahu i orientimit, por ajo ka mbetur aty pėr tė na dėshmuar se mendėsia orientuese ėshtė po ajo. Diktatura kulturore nė kėtė vend ka arritur tė mbijetojė, duke gjetur forma tė reja pėr tė ruajtur pushtetin. Ja pėrse sot garda e vjetėr kulturore bėhet kaq agresive pėr tė mbrojtur ishujt e Blushit, duke pushtuar hapėsirėn publike dhe duke shpallur jabanxhi ēdo vendali qė nuk denjon tė "mėsojė notin", duke mospranuar tė konvertohet nė utopitė totalitariste tė radhės, qė erėrat e politikave aventureske pėrplasin pas bregut nė kėtė vend.

Nė kėtė mėnyrė, ēdokush tashmė e ka tė qartė pėrse ėshtė kaq e mundshme nė kėtė vend tė gdhihesh befas shkrimtar, filozof, analist, e po kėshtu edhe deputet, ministėr, e pse jo edhe Kryeministėr apo President!





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare