Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Kalate, vemendja kryesore e investimeve

11.08.2008 06:01 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Hene, 11 Gusht 2008

Kane qene monumentet arkitekturore dhe te kultit, tek te cilat jane perqendruar edhe investimet kryesore te MTKRS-se gjate vitit 2008. Pikerisht keto monumente jane pare si atraktive per zhvillimin e turizmit kulturor, per vete vlerat dhe historine, qe ato mbartin. Investimet kryesore gjate ketij viti jane fokusuar ne Kalane e Prezes dhe te Krujes, te cilat kane pasur edhe vemendjen kryesore, per t'i shnderruar ne objekte me fluks te larte vizitoresh. Nderkohe mes objekteve te kultit numerohen Kisha e Laboves se Kryqit, Kisha e Shen Stefanit, Xhamia e Plumbit ne Shkoder, Xhamia e Mirahorit ne Korce, etj. Per zgjedhjen e vendeve qe jane restauruar duket se jane marre parasysh,jo vetem vlerat e tyre kulturore, por edhe nje shperndarje gjeografike gjitheperfshirese, ne menyre qe te preke nje hapesire sa me te gjere te territorit shqiptar. Paralelisht me keto projekte, MTKRS ka fituar nje fond prej 3.5 milion eurosh nga Be per disa kala te rendesishme te Shqiperise si ajo e Lezhes, Elbasanit, Himares etj. Ne kete menyre keto site turistike te lena ne harrese do te kene mundesine te jene te vizitueshme, pikerisht per shkak te vlerave dhe rendesise kulturore, qe shfaqin.



Me shume promocion, per me shume turiste

Per te synuar rritjen e numrit te turisteve ne vendin tone, Shqiperia i ktheu syte edhe tek promocioni. Ndonese shume me pak se fqinjet tane, edhe ne shqiptaret u perpoqem qe permes reklamave, spoteve e publicitare dhe guidave, te kthenim drejt vetes vemendjen e botes. Pak kohe me pare, gjate nje konference per shtyp, ministri Pango e kishte cilesuar si nje pune shume te madhe pjesen promocionale, nga e cila priteshin efekte te kenaqshme. Ne kete kuader jane realizuar spoti ne CNN dhe spoti i Gjirokastres si 11 itineraret turistike. "Albanian Guide" ka prezantuar vendet me te spikatura qe t'u vizituar ne Shqiperi. Tashme turizmi shqiptar ka edhe nje faqe zyrtare ne internet www.albaniantourism.com. Gjithsesi ajo qe duhet te shpresojme, eshte qe turistet vizitore te mos gjejne diferencen mes atyre cfare kane pare ne spot dhe realitetit te turizmit shqiptar. Pas publikimit ne mediat shqiptare dhe prestigjioze boterore, shperthyen polemikat nese plane te demonstruara atje, mund te kthehen ne antireklame per gjendjen reale qe mund te perballen turistet e huaj te ndjellur per te ardhur ne Shqiperi.






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare