Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi

Zeri i Moisiut zbret ne Shqiperi

TIRANE - Njihet si aktori me zerin “e kobshem” deri ne rreqethje. Jane faqe te tera te ditarit te Kafkes, te shkruara per zerin dhe mimiken e aktorit me te madh te kohes ne Gjermani dhe Evrope, shqiptarin Aleksander Moisiu. Mirepo, ne Shqiperi tinguj te zerit te tij nuk jane degjuar, pasi skenen tone ai s’e shkeli asnjehere dhe u shua me brengen se nuk qe as shtetas shqiptar. Studiuesi Sali Hidri eshte nje nder ata qe ka hulumtuar per figuren artistike te... »»


Koreografi shqiptar,zgjedh Greqinė pėr nė Eurovizion

15.05.2008 21:09 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

• Njė koreograf shqiptar, Julian Bulku, ka marrė pėrsipėr performancėn e pėrfaqėsimit tė Greqisė nė festivalin evropian tė kėngės, Eurovizion, qė do tė zhvillohet kėtė muaj nė Beograd. 

 Korrespondenti i BBC-sė, Robert Goro, ka biseduar me shqiptarin, si dhe me kėngėtaren greke shumė tė popullarizuar Kalomira, e cila ėshtė pėrzgjedhur qė tė pėrfaqėsojė shtetin helen nė Beograd. Kėngėtarja ėshtė, njė greko-amerikane e lindur nė Nju Jork, por qė bėn karrierė nė Greqi kėto vitet e fundit. Grekėt shpresojnė qė tė pėrsėrisin suksesin e vitit 2005, kur Elena Paparizu fitoi vendin e parė. Por qė objektivi i tyre tė jetė mė i bazuar, ata kanė thirrur nė stafin e tyre njė koreograf shqiptar. Julian Bulku u largua nga Shqipėria nė fillim tė viteve ‘90-tė dhe pas njė endjeje nėpėr Evropė, ndaloi pėrfundimisht nė Greqi, ku qė prej dhjetė vjetėsh po bashkėpunon me emrat mė tė shquar tė showbizit vendas. “Gjithmonė pjesėmarrja e njė koreografi apo e njė kėrcimtari nė njė festival si Eurovizion qė shikohet njėkohėsisht nė kaq shumė shtete, ėshtė njė mundėsi e bukur pėr tė paraqitur punėn tėnde si krijues dhe tė jep edhe kėnaqėsinė shpirtėrore, qė ti kėtė punė qė po bėn nė kėtė vend, tė jep mundėsi edhe mė tepėr, tė shkojė puna mė larg se sa Greqia, kjo ėshtė kėnaqėsia ime pėr Eurovizionin”, thotė kėngėtarja. Kalomira i filloi pėrgatitjet pėr Eurovizionin me dy koreografė tė tjerė, por performanca nuk ishte ajo qė pritej, kėshtu qė, pasi u shoshitėn shumė emra, u konkludua tek koreografi shqiptar. Kjo shkaktoi reagime nga disa media vendase qė protestuan, pasi donin qė koreografi tė ishte grek. Vetė Kalomira, duke folur nė mikrofonin e BBC-sė, thotė se pėr njė tė talentuar nuk ka rėndėsi origjina.
* * *
“Unė mendoj se pėr atė qė ka talent nuk ka rėndėsi se prej nga ėshtė! Ma ka treguar njėri se nga ėshtė Juliani? Po, mė duket se mė kanė thėnė. Po ai ėshtė kaq i talentuar. As qė dua t’ia di se prej nga ėshtė? Unė vetė kam lindur nė Nju Jork, por njerėzit nuk mund tė mė thonė se nuk jam greke. E vėrteta ėshtė se unė jam greke. Thjesht kam lindur nė Nju Jork! Punė e madhe!”. Kėngėtarja greko-amerikane nuk i kursen fjalėt e mira nė adresė tė shqiptarit. “Juliani erdhi tek kompania jonė me ide tė mrekullueshme. Idetė e tij ishin tė reja e tė freskėta. Ne na pėlqyen gjitha lėvizjet e propozuara prej tij. Ato kanė diēka tė re. Nė Greqi nuk ka aq shumė lėvizje (nė koreografi). Shpeshherė ndeshesh me gjėra qė i ke parė edhe mė pėrpara. Neve na u desh tė zgjidhnin mė perfektin mes kandidatėve. Dhe i tillė ėshtė Juliani. Unė me tė vėrtetė mezi po pres. Dua tė shtoj edhe kėtė. Me tė kam bėrė prova pėr tė qenė nė gjendje tė mirė fizike pėr nė Eurovizion. Kemi bėrė stėrvitje me joga. Unė ndjehem me fat qė kam njė koreograf qė di mė shumė se lėvizjet e kėrcimit”, shton grekja.
* * *
Ka njė filozofi sipas sė cilės, pėr tė bėrė karrierė njė talent nė Greqi, duhet tė bėjė ca kompromise me ndėrgjegjen, tė ndėrrojė emrin, tė ndėrrojė besimin fetar, me qėllim qė tė jetė i pėlqyeshėm pėr vendasit. Juliani, jo vetėm nuk ka bėrė asgjė nga kėto, por nė ēdo hap tė veprimtarisė sė vet kėmbėngul tė tregojė origjinėn. Bie fjala, njė filxhan kafeje, me shkabėn dykrenare dhe emrin Shqipėri, e mban gjithmonė me vete gjatė punės sė tij, kudo qė tė ndodhet. Ai nuk ka asnjė kompleks pėr origjinėn e tij.  “Besoj se tė gjithė emigrantėt qė jemi larguar nga atdheu ynė, vitet e para tė emigracionit kanė qenė tė vėshtira, sepse edhe ne jemi tė huaj pėr kėta, edhe kėta janė tė huaj pėr ne. Kėshtu qė duhej tė bėhej njė martesė e bukur ndėrmjet mendjes sime dhe mendjes sė grekut, jetės kėtu qė unė tė bėhesha ky qė jam sot.
Greqia, madje mė ka dhėnė mundėsi qė unė tė vazhdoj edhe mė tej hapat e mia si kėrcimtar, si krijues, si artist, gjė qė Shqipėria ma ka mbyllur, pse mė konsiderojnė si “grek”! Unė jam larguar nga Shqipėria nė moshėn 19-20 vjeē, jam lindur e rritur nė mes tė Tiranės, nuk kam asnjė lidhje me Greqinė; por nė kėto momente kam lidhje, sepse janė dhjetė vjet tė jetės sime. Greqia mė ka dhėnė shumė mundėsira: mė dha bursė pėr nė Amerikė, mė dha Kalomirėn, mė dha Eurovizionin... Do tė thuash qė puna ime m’i dha kėto, por edhe roli i Greqisė ishte vendimtar pse mė krijoi mundėsi qė unė t’i realizoja aspiratat e mia”, shprehet Juliani. Pas pak ditėsh, tė dy, Bulku dhe Kalomira do tė marrin rrugėn pėr nė Beograd. U uroj sukses, ndėrsa Kalomira, sikur kujtohet befas pėr diēka, kėrkon pėrsėri mikrofonin. “Dua gjithashtu t’i uroj Shqipėrisė fat nė Eurovizion. Mendoj se kėngėtarja ėshtė e shkėlqyer dhe kėngė ėshtė e mrekullueshme. Ju uroj shumė fat dhe ju dua shumė. I love you!”, shprehet ajo.


Olta Boka sot nė Serbi

Olta Boka, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė festivalin e madh tė kėngės, ėshtė nisur sot nė mėngjes herėt drejt Beogradit. Nė orėn 06:00, kėngėtarja shqiptare, e shoqėruar nga i ati, banda shoqėruese nga kitaristėt Mariola Miso, Genc Myftaraj e Gridi Kraja, kompozitori Adi Hila, i ati dhe njė grup pėrfaqėsuesish nga RTSH-ja kanė marrė avionin drejt Serbisė. Shqipėria pėr tė pestin vit do tė prezantohet me kėngėn “Zemrėn lamė peng” tė shkruar nga Pandi Laēo dhe kompozuar nga Adrian Hila, ndėrkohė kėnga ėshtė promovuar nė Turqi pak ditė mė parė, nė Mal tė Zi e Maqedoni. Kėnga shqiptare do tė prezantohet nė natėn e dytė gjysmėfinale, ndėrkohė pėrsa i pėrket veshjeve dhe daljes nė skenė gjithēka ėshtė bėrė gati, por deri nė momentet e fundit mbahet sekret.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare