Lec Kurti lėviz kufijtė
15.05.2008 19:46 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Bota akademike e arteve i kushton dy ditė kompozitorit Lec Kurti, figurė e anatemuar gjatė dhe pas diktaturės. Prezantohen disa nga veprat - dorėshkrime tė ruajtura nga familja qė ka tė ngjarė tė pėrmbysin historinė tonė tė muzikės
Nėse nuk do tė ishte marrė me politikė, veprat e tij do tė ishin pėrfshirė nė antologji muzikore e letrare. Krijimet do tė interpretoheshin koncerteve e do tė quhej babai i kompozicionit shqiptar. Me rreth 800 faqe dorėshkrime qė ruan familja e tij, do tė ishte patjetėr njė emėr i shquar i kulturės shqiptare. Por Lec Kurti zgjodhi tjetėr udhė. U quajt i rrezikshėm dhe u ndalua. Vepra e tij u dėnua pėr tė mbetur sirtareve e panjohur pėr dekada.
Pėr tė kujtuar njė emėr tė lėnė nė harresė padrejtėsisht, po edhe pėr tė riparė historinė e muzikės shqiptare, sot nė Akademinė e Arteve zhvillohet koncert-konferenca "Lindja e harruar e muzikės artistike shqiptare: Lec Kurti". Interpretohen pėr herė tė parė vepra tė kompozitorit qė datojnė fillimshekullin e XX, ndėrsa tė afėrmit sjellin kujtime. Aktiviteti i pėrfshirė nė Stinėn e Koncerteve tė Pranverės nė Akademinė e Arteve, pėrkon me 69-vjetorin e vdekjes sė kompozitorit.
Pėr muzikologun prof. dr. Sokol Shupo, pavarėsisht se sasia e partiturave qė kanė arritur t'i shpėtojnė humbjes ėshtė relativisht e pakėt dhe vepra e tij ka mbetur e panjohur, Lec Kurti ėshtė padyshim i pari kompozitor profesionist nė historinė e muzikės shqiptare. Kur thotė kėtė, Shupo mbėshtetet nė fakte. Pasi ka kaluar nėpėr duar dorėshkrimet, qė ruhen me fanatizėm nga Albert Kurti, i biri i kompozitorit, Shupo vė re se ēuditėrisht, shumė vepra qė ne i quajmė si tė parat nė gjininė qė i pėrkasin, nuk janė tė tilla. Studiuesi bėn njė krahasim, prej tė cilit del se pikėrisht veprat qė pėr dekada i kemi konsideruar tė parat, janė shkruar shumė mė vonė se veprat e harruara tė Lec Kurtit. Nėse deri mė sot kemi besuar se opera "Mrika" (1959) e Prenk Jakovės ėshtė e para nė llojin e vet nė Shqipėri, na del se nė tė vėrtetė e para ėshtė "Arbėreshtja" e Kurtit (1915), nga e cila kanė mbetur vetėm 11 fashikuj nga akti i parė. Pėr tė vijuar me sonata, muzikė dhome, kuartete harqesh, romanca dramatike, trio pianistike, prelude, muzikė korale e koncerte, tė cilat janė shkruar nga 20 deri nė 60 vjet mė vonė nga autorė si Fan Noli, Ēesk Zadeja, Tonin Guraziu, Tish Daija, Limos Dizdari, etj. Qė do tė thotė se historia e muzikės shqiptare, ka se ē'tė korrigjojė. Por nga ēka mbėrritur deri mė sot, kuptohet se Kurti nuk ishte vetėm njė ithtar i muzikės. Sot ėshtė e ēuditshme tė besohet se brenda njė njeriu tė vetėm ziente kompozitori, poeti, pėrkthyesi e politikani diplomat. Pa lėnė asgjė pas dore. Ka shkruar vepra letrare si poemat "Kėrshėndellat", "Mrashtbulli", "Sikur tė mujsha", "Lula Marnesha", "Qe tuk janė" si dhe ka pėrkthyer nė shqip veprash nga autorė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore si Pirandello, Gorki, Poe, Pushkin, Gauthier, Merimé, etj. Tė gjitha kėto u kryqėzuan pėr faktin se Kurti ka qenė pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, Ministėr Fuqiplotė i Mbretėrisė Shqiptare nė Londėr, e mė vonė njė ndėr themeluesit e partisė sė Ballit Kombėtar.
Ishte lindur mė 9 maj 1884 nė Shkodėr. Biri i kompozitorit tė shquar Palok Kurtit, ishte mėse e natyrshme tė vazhdonte nė fushėn e muzikės. Nė vitin 1909 filloi studimet nė Liceun e Pesaros, ndėrsa mė vonė, krahas kompozicionit studion edhe pėr Diplomaci nė Venecia. Dorėshkrimet tregojnė se aty janė shkruar edhe njė numėr i madh veprash. Familjarėt dėshmojnė se gjatė kohės qė ai ishte pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, i ėshtė djegur shtėpia dhe mendohet qė bashkė me tė janė shkrumbuar edhe krijime tė tjera muzikore. Nga dorėshkrimet e mbetura mėsohet se Lec Kurti kompozoi muzikė deri nė vitin 1916 dhe mė pas duket se iu kushtua nė fillim diplomacisė e mė pas politikės.
Karrierėn diplomatike e nisi nė Bari si konsull i Shqipėrisė (1922-1927), dhe mė pas nė Athinė si "I ngarkuari me punė" (1927-1935) ku bėhet edhe "Qytetar Nderi" i qytetit. Mė tej e gjejmė pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, si Ministėr Fuqiplotė tė Mbretėrisė Shqiptare nė Londėr ku thuhet se, pas pushtimit tė Shqipėrisė prej Italisė fashiste nuk pranon t'i dorėzojė pėrfaqėsuesit italian ambasadėn. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, megjithė ftesėn e Faik Konicės pėr tė shkuar nė Amerikė, Lec Kurti kthehet nė Shqipėri ku angazhohet nė jetėn politike tė vendit. Nė vitin 1942, bashkė me Mit'hat Frashėrin, Abaz Ermenjin etj., Lec Kurti ėshtė njė ndėr 18 themeluesit organizatės Balli Kombėtar, ku zgjidhet nėnkryetar i pėrgjithshėm i saj si dhe kryetar pėr Shkodrėn. Disa ditė pėrpara 29 nėntorit tė vitit 1944, siē e dėshmon edhe Ditari i tij, ai e braktis pėrfundimisht Shqipėrinė dhe vdes nė Romė nė dhjetor tė vitit 1948. Prej atėhere muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur pėr publikun e gjerė po se po, madje edhe pėr profesionistėt.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_lil-wayne-2.jpg)






























