Loteu i stinėve, muzikė me perla tė poezisė shqipe nė TKOB
10.05.2008 03:10 Kulture - Burimi: SOT Kulture
Ėshtė njė shfaqje e cila pėrveēse muzikės do tė ketė dhe recitime tė cilat do tė sjellin njė performancė artistike tė veēantė nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Loteu i stinėve vjen nesėr nė skenėn shqiptare me ide, libret dhe muzikė tė Aleksandėr Peēit. Por pjesė e kėsaj shfaqjeje janė dhe emra tė tjerė tė njohur tė skenės shqiptare si sopranoja Mariana Leka, aktori Dritan Boriēi, regjisori Met Xhelili, koreografia Agron Aliaj (Artist i Popullit) dhe skenografi Bashkim Zahaj. Filli dramaturgjik i Loteut tė stinėve ėshtė njė rrugėtim i pėrjetshėm i njeriut nga njėra stinė tek tjetra nė kėrkim tė thelbit tė ekzistencės.Ashtu si rrugėtimi i erėrave tė ftohta qė prodhojnė, shiun,vetėtimėn, energjinė cikloniake, apo si rrugėtimi i tokės rreth diellit qė krijon stinėt, edhe arti nė sajė tė interaksionit tė kundėrtave prodhon tek publiku pėrjetim emocional ndjeshmėrie. Loteu i stinėve njė fjalė e re qė Peēi i shton shqipes, qėndron tek raportet e kundėrta dritė-hije, pranverė-dimėr, jetė-vdekje. Thirrėtarėt e proimetisė qė duan pak dritė, e sunduesit e errėsirės qė lėshojnė tė bjerė njė shi gjak sa edhe tė vdekurit dalin nga varret, e deri te agimet gishta trėndafili, dallėndyshet mė humane se njerėzit. Fundi i kėtij rrugėtimi artistik i sjell personazhet nė shtėpinė e dashur ku fryn erė e vendlindjes. Pėr tė shkruar Loteun e stinėve Aleksandėr Peēi ka muzikuar perla tė poezisė shqipe nga Migjeni, Agolli, tė cilat i kėndon nėn njė sfond tė mrekullueshėm Mariana Leka. Ndėrkaq aktori recitues Dritan Boriēi sjell vargje nga Homeri, Shekspir, Ovidi, Sofokliu, Gilgameshi. Balerinat nėn koreografinė mjeshtėrore tė Agron Aliajt do ti shfaqen publikut si nimfa, si prometea qė duan dritė, si dallėndyshe qė zgjojnė ritmet e dritės. Me njė performancė artistike tė veēantė shfaqja do tė vijė nesėr pėr publikun si premierė, e cila do tė sjellė njė risi nė skenėn shqiptare. Loteu i stinėve vjen nė kuadėr tė festivalit Peēi Festival08 i cili do tė sjellė 12 premiera pėr publikun artdashės. Ndėrkaq qė sonte do tė vijė me njė koncert nė TKOB ansambli koral Okteti Plus nga Prishtina nėn udhėheqjen e Ylber Asllanaj. Nė kėtė koncert interpretojnė artistė tė njohur kosovarė si: Raid Ymeri, Luan Durmishi, Meriton Ferizi, Besa Llugiqi, Eliona Hysaj, Diellza Sylejmani, Donjeta Krasniqi etj. Ky koncert do tė pėrmbajė vepra tė autorėve tė njohur shqiptarė dhe botėrorė. Por ky festival nė ditėt nė vijim do tė sjellė dhe njė tjetėr koncert pėr artdashėsit qė sėrish do tė ketė njė perfomancė artistike tė veēantė. Bashkėpunimi midis Aelifor dhe TKOB sjell nė skenėn operistike koncertin e titulluar Diellėsia me vepra tė Puccinit tė shoqėruara nga sopranoja Mariana Leka. Nė violinēel do tė interpretojė Astrit Selita dhe nė piano Dimitiri Vassilakis. Pėr kėtė koncert mėsohet se vepra u shkrua me rastin e 95-vjetorit tė pavarėsisė duke nėnvizuar idenė se pavarėsia ėshtė Diellėsia nė ēdo vend. Toka pa diell nė terr, njė tmerr pa atmosferė, pa shi, pa ujė, pa lule, pa dashuri. Nuk vdes njeriu.... por vdes toka. Omagio a Puccini ėshtė njė hyjnizim i modelimit Puccinian. Zgjimi i lėvizjes na fton tė pėrjetojmė nga zgjimi deri tak energjia marramendėse njė valle simfonike shqiptare. Koncerti No2 pėr violonēel kompozuar nė vitin 1982 retrospektivė kur Aleksandėr Peēi ishte vetėm 30 vjeē. Koncerti No2 pėr piano e orkestėr ėshtė sensi i lėvizjes sė kohės nė drejtim tė akrepave tė orės drejt tė ardhmes, progresit. Rrethi i madh nė skemė nėnkupton orkestra-natyra. Rrethi vogėl nėnkupton piano=njeriu. Njeriu qė zhvillon natyrėn, botėn dhe kėtu lind dhe dramaturgjia e veprės dhe njė formė e re sonate ndryshe nga ajo klasike. Por nė vijimėsinė e kėtij festivali publiku do tė ketė mundėsinė qė tė ndjekė dhe vepra tė tjera tė cilat do tė prezantojnė pėrpara tyre krijimtari tė larmishme artistike.
lajme.parajsa.com

































