Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Festivali i Venecias nderon stilistin Valentino

Festivali i filmit ne Venecia ka nderuar stilisin e madh Italian Valentino ne pallatin e Operas “La Fenice”, duke shfaqur nje film dokumentar per jeten e legjendarit te modes. Filmi dokumentar ndjek hap pas hapi Valentinon nga qershori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2007. »»


Lupa mbi gegėrishte

03.07.2008 18:27 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

 

Gjuhėtarėt marrin lupėn pėr Fjalorin e Gjuhės Shqipe tė hartuar nga Mehmet Elezi. Prurjet mė tė mėdha nga dialekti geg i pashfrytėzuar nė vepra tė tjera tė kėtij lloji

Kur njė vit mė parė doli nė qarkullim Fjalori i Gjuhės Shqipe hartuar nga Mehmet Elezi, pati nga ata qė e quajtėn “krahinor”, apo sfidė tė hapur ndaj Akademisė sė Shkencave. Vetė autori i veprės qė pėrmban 41 mijė fjalė, e pranon se nė hartimin e kėtij fjalori ka pėrdorur njė koncept tėrėsisht tė kundėrt me atė tė fjalorėve akademikė. Shpjegon se ėshtė pėr gjithėpėrfshirjen nė gjuhė, kundėr pėrjashtimit tė vlerave. Pasi ka kaluar kohė mjaftueshėm e ky fjalor ka shkuar tashmė tek pėrdoruesi dhe ėshtė pėrthithur nga gjuhėtarėt, specialistėt e fushės u mblodhėn dje nė njė konferencė pėr tė dhėnė mendimin e tyre rreth kėsaj pune voluminoze.

Sipas gjuhėtarit Kolec Topalli, njė nga vlerat e fjalorit ėshtė depėrtimi deri tek burimi, analiza etimologjike e fjalės edhe pse sipas tij “pėrqasja etimologjike nuk ėshtė aspak e thjeshtė”. Kurse gjuhėtari Pavli Haxhillazi e vlerėson si njė hap tė rėndėsishėm nė kodifikimin e gjuhės shqipe… Dhe tė gjithė janė tė mendimit qė ky fjalor, ndryshe nga paraardhėsit, i jep mė shumė hapėsira dialektit geg. Kėtė e pranon vetė Elezi, i cili thotė se pėr fjalorin e tij ka qėmtuar fjalė dhe shprehje frazeologjike nga Veriu i Shqipėrisė, nga Kosova, nga Plava e Gucia, nga Tetova e Lugina e Preshevės, pėr tu hedhur nė Ēamėri, te arbėreshėt e Italisė dhe nė katundet e Vlorės, nė Gjirokastėr a Lushnjė.

Gjuhėtari Haxhillazi thotė se gjuha shqipe ka pasuri tė mėdha nė tė dy kryedialektet e saj, ende tė pahulumtura deri nė fund, por sipas tij, autori fokusohet mė shumė tek lėnda e mbledhur nga gegėrishtja, duke na sjellė mė shumė fjalė e shprehje frazeologjike prej saj. “Nė fjalor ka mė shumė fjalė tė gjuhės shqipe, nė dialektin geg tė saj, sepse pikėrisht pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin geg u pėrjashtuan nga standardi”, -sqaron Elezi. Pėr tė ndėrtuar fjalorin e tij, Elezi i ėshtė referuar veprės sė 40 autorėve shqiptarė, qoftė kjo letrare apo gjuhėsore. Bien nė sy autorė qė veprat i kanė shkruar nė gegėrisht apo autorė qė kanė jetuar nė trojet shqiptare pėrtej kufirit. Mes tyre mund tė pėrmendim Gjergj Fishtėn, Ndre Mjedėn, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Anton Ēetėn, Anton Pashkun, Azem Shkrelin, Adem Demaēin, Ali Podrimjen, Kim Mehmetin, etj. (Pa mohuar faktin qė si lėndė janė pėrdorur edhe vepra tė autorėve si Faik Konica, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, apo autorė tė konsideruar tė ndaluar gjatė viteve tė diktaturės si Malėshova, Pipa, Xhaferri, etj).

Dhe pėrpos kėtyre shkrimtarėve janė shfrytėzuar edhe vepra madhore tė shkruara po nė dialektin geg, si Kanuni i Lekė Dukagjinit, Eposi i Kreshnikėve, Visaret e Kombit tė Shtjefėn Gjeēovit, apo vepra tė mirėfillta leksikografike si fjalori i Gjon Gazullit, “Bashkimit”, etj. Kėshtu qė animi nga gegėrishtja ėshtė i dukshėm, edhe pse autori thotė se nuk i intereson as toskėrishtja e as gegėrishtja nė veēanti, por gjuha shqipe. “Nėse nė gjithė botėn ėshtė punuar pėr pasurimin e fjalorėve, tek ne duket se ėshtė punuar pėr t’i varfėruar ata”, - shton autori.

Shfrytėzimi mė sė shumti i dialektit verior, shihet nga gjuhėtarėt si njė hap pozitiv pėr kodifikimin e gjuhės shqipe, e cila pėr vite me rradhė, siē thotė specialistja e gjuhės Aljula Bengu, ka qenė peng i politikės sė kohės, e cila la jashtė gjuhės standarde vlera dhe la nė hije pasuri tė mėdha leksikore. Mbrojtėse e tezės sė hapjes sė gjuhės standarde ndaj pasurisė dialektikore gege ėshtė edhe gjuhėtarja Ledi Shkreli, e cila e sheh atė (dialektin) jo vetėm si pasuri kombėtare, por edhe si njė “fuqi faktike tė shqipes”. Gjuhėtarėt thonė se ky fjalor nuk ėshtė shterues dhe se shqipja ėshtė shumė herė mė e pasur se kaq. Edhe vetė autori ėshtė i bindur pėr kėtė. I kanė mbetur jashtė veprės njė numėr shumė tė madh fjalėsh, edhe kėto kryesisht nga gegėrishtja, si nga Kanuni i Lekė Dukagjinit, Fishtės, Gjeēovit, Koliqi e Camajt. Fjalė tė fjalorėve tė “Bashkimit”, Gazullit, apo fjalorėve tė hartuar nė trevat shqiptare nė ish-Jugosllavi, pėr shkak se nuk dinte tė kapte kuptimet, apo tė analizonte etimologjinė e tyre. Bėhet fjalė mė shumė pėr emra bimėsh mjekėsore, kafshėsh, zejesh, etj. “Por fatkeqėsisht, nuk ndoqa kėshillėn e Ēabejit, i cili thoshte se edhe fjalėt qė nuk i kupton duhen mbajtur shėnim. Gjė qė unė nuk e bėra gjatė mbledhjes sė kėtyre fjalėve”, - thotė Elezi, duke i lėnė njė rrugė tė hapur gjuhėtarėve tė tjerė, pėr tė plotėsuar boshllėqet e lėna. Por pavarėsisht mungesave qė i njihen tashmė kėtij fjalori, pėr gjuhėtarin Kolec Topalli ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn, ashtu siē thoshte Pjetėr Budi, qė ajo “tė mos bdarret e bastardohet”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare