Migjeni publik?
15.05.2008 19:45 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Shtyhet miratimi i amendamentit "Ceka" pėr tė drejtėn e autorit. Mustafaj: Ndryshimi, pėr interesa tė vogla dhe personale tė Cekės.
Amendamenti "Ceka", propozim i deputetit Neritan Ceka pėr disa ndryshime nė ligjin "Pėr tė drejtėn e autorit dhe tė drejta tė tjera tė lidhura me tė", ėshtė hedhur pėr diskutim nė seancėn e djeshme plenare dhe si pėrfundim ėshtė shtyrė pėr t'u shqyrtuar nė Komisionin e Ligjeve. Replikat e deputetit Besnik Mustafaj dhe pasiguria e ministrit tė Kulturės Ylli Pango nuk patėn jehonėmė tė gjerė se kaq nė parlament duke dėshmuar ndjeshmėri tė ulėt ndaj ēėshtjeve tė pronės intelektuale. Ceka pėrsėriti dje atė ēka ka depozituar si propozim nė Kuvend: amendimi i neneve qė njohin tė drejtėn e autorit pėr periudhėn 23-vjeēare, e drejtė qė iu ėshtė mohuar autorėve nė rastin e ribotimit tė veprave. E drejta njihet deri 70 vjet pas vdekjes sė autorit, por Ceka argumenton se nė Shqipėri "nuk mund tė funksionojė pėr shumė shkrimtarė qė kanė vdekur para apo gjatė periudhės 1968-1991. Duhet qė kėto vite tė mos hyjnė nė llogaritjen e viteve. Pėr shembull Migjeni ėshtė ndarė nga jeta nė vitin 1938, por qė nga viti 1968 familja e tij nuk mori asnjė honorar pėr tė drejtėn e autorit. Kėtė vit mbushen 70 vjet nga vdekja dhe sipas ligjit tė vitit 2005, pas vitit 2008 nuk funksionon mė e drejta pėr kėtė autor. Historiani deputet ka pėrmendur jo vetėm ata autorė qė s'kanė lėnė fėmijė, po edhe ata qė kanė lėnė trashėgimtarė tė tjerė. "Lasgush Poradeci i ka gjallė fėmijėt, Mitrush Kuteli po ashtu. Bėhet fjalė jo pėr tė marrė atė qė nuk i ka dhėnė komunizmi, po pėr tė drejtėn e kthimit tė pronės. Ėshtė njė gjė specifike pėr Shqipėrinė, pėr absurditetin qė ka ndodhur qė nga viti 1968 kur nuk ėshtė paguar ribotimi i veprave deri mė 1991. Ėshtė njė ligj pa faturė i njohjes sė pronėsisė intelektuale. I ftoj tė gjithė kolegėt, komisionin pėrkatės qė kėtė ligj ta votojnė."
Ceka ka propozuar qė tė zbriten ato vite kur autorėt nuk janė paguar. Kėshtu qė e drejta e autorit pėr Migjenin vlen deri nė vitin 2031. Pėr autorė tė tjerė bėhet llogaritja sipas vitit kur ka vdekur autori. Pėr Lasgush Poradecin, e drejta e autorit duhet tė paguhet deri nė vitin 2050 dhe pėr Mitrush Kutelin deri nė vitin 2053.
Deputeti Besnik Mustafaj ka kundėrshtuar llogjikėn e Cekės si njė propozim i sjellė deri nė Kuvend "pėr interesa tė vogla dhe personale tė zotit Ceka". Sipas tij "kėta shkrimtarė nuk kanė trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė. Sivjet nė gusht vepra e Migjenit bėhet vepėr publike dhe dihet qė Migjeni nuk ka lėnė as vajzė dhe as grua. Pas dy vjetėsh Fishta dhe Konica bėhen vepėr publike dhe as kėta nuk kanė lėnė pasardhės. Ne po bėjmė njė lojė me kohėn pėr tė shpėrblyer trashėgimtarė shumė tė largėt qė mund tė ketė njė autor. Kjo nuk ėshtė bėrė nė asnjė nga vendet e Lindjes. Nėse do tė vazhdohet t'i merret e drejta e autorit Migjenit apo Konicės e Fishtės pas dy vjetėsh, atėherė nė mėnyrė tė pashmganshme kjo do tė ndikojė nė kufizimin e shpėrndarjes sė kėtyre veprave."
I vetmi qė ka diskutuar replikat Ceka-Mustafaj, ishte ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango i cili ka rėnė dakord me tė dy palėt: me logjikėn e Mustafajt qė "nuk ka precedent njė amendim i tillė i ligjit pėr tė drejtėn e autorit dhejemi ndoshta vendi i parė qė e bėn kėtė"; dhe me logjikėn e Cekės sipas tė cilit "ėshtė e paprecedentė shkelja e tė drejtave tė autorit qė ka ndodhur nė diktaturė". Ministri Pango tha se shembujt e autorėve tė pėrmendur ia mbushin mendjen dhe qė aprovimi i kėtij amendamenti "na nderon". Sipas Pangos aprovimi do tė bėhej si pėrjashtim nga rregulli.
Ėshtė nga rastet e rralla nė kėto vite qė edhe pse vakėt diskutohet nė parlamentin shqiptar rishikimi i pronėsisė intelektuale i njehsuar si pronė publike nė vitet e regjimit tė Hoxhės. Hedhja e kėtij hapi do tė quhej e guximshme, sepse ky do tė pėrbėnte precent pėr tė gjithė ata autorė qė kanė krijuar gjatė asaj kohe dhe janė shpėrblyer jo sipas tė drejtės sė autorit, por me rrogė. I vetmi komunitet qė e ka ngritur si debat kthimin e pronės intelektuale autorėve, kanė qenė kineastėt.
lajme.parajsa.com
































