Dua parfumin tim!
15.09.2007 21:18 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Tashmė gjithkush mund ta ketė njė parfum me emrin e vet. Spruconi njė fragrancė, hidhni sipėr njė tjetėr: do pėrftoni njė tė tretė, fare tė re. Janė parfumet “e bėra vetė”, qė kėnaqin dėshirėn pėr tė qenė unike
Njė aromė e suksesshme nė ēastin e lanēimit, arrin tė shesė deri nė pesėqind mijė shishka. Pėrkthimi: gati gjysmė milionė persona pėr ca kohė “parfumosen” njėlloj. Kėshtu lindin kultet, eau de toilette-t qė bėhen aromat e njė brezi, simboli i njė periudhe.
Po jo tė gjitha janė tė joshur nga njė parfum mit. Ka nga ato qė nė tė kundėrt janė nė kėrkim tė veēantisė, tė asaj fashe arome qė nuk harrohet. Kėto hundė “tė vėshtira” mund tė gjejnė aromėn e preferuar falė njė horizonti tė ri tė parfumerive: mbivendosja e fragancave. Zgjedhin dy apo tre dhe i pėrziejnė. Rezultati ėshtė i rrallė, i pazakontė.
Aroma “joglobale”
“Tė apasionuarit pas parfumeve “personale” janė bėrė mė kompetentė se specialistėt”, thonė krijuesit e aromave. “Pėr kėtė kategori tė publikut, mundėsia pėr tė pėrzierė fragrancat ėshtė njė formė argėtuese pėr tė kėnaqur dėshirėn pėr ekskluzivitet”. Kur oferta nuk kėnaq mė dhe aromat kanė humbur njė pjesė tė aureolės sė tyre, atėherė parfumi krijohet drejtpėrdrejt nga ajo qė do ta pėrdorė. Dėshira pėr personalizim, qė haset dhe nė fusha tė tjera, shihet si njė kundėrpėrgjigje pėr standardizimin e shijeve: “Ekziston ambicia pėr tė pasur diēka tė veēantė, qė shkon tej shijeve tė ēastit”, shpjegojnė specialistėt. “Mbivendosja nė fakt ėshtė njė filozofi prej mė shumė se dhjetė vitesh. Njė numėr i madh aromash kanė karakteristika qė pranojnė miksim. Ėshtė njė lojė qė lejon tė pėrdoret njė aromė e ndryshme ēdo herė, sipas humorit, veshjes”.
Ekuacione tė parfumuara
Firma tė ndryshme parfumesh kanė teknika tė ndryshme pėr pėrzierjen e aromave. Disa propozojnė sprucimin e fragrancave njėra mbi tjetrėn. Disa pėrziejnė pika tė ndryshme esencash nė njė mbajtės tė pėrbashkėt. Disa madje, e gjejnė zgjidhjen nė pėrdorimin e njė shampoje trupi, kremi dhe pastaj parfumi tė tė gjitha tė nuancave tė veēanta. Disa firma parfumesh kanė hedhur nė treg parfume tė rinj, qė janė pėrzierje e atyre ekzistuese. Bėhet fjalė pėr njė fenomen nė kėtė pikė.
Por jo gjithmonė pėrzierja ėshtė produkt i dėshirės. Duhen ndjekur rregulla: Shumė prej fragrancave tė pranishme nė treg, tė pėrftuara ekskluzivisht nga esenca sintezash, nuk mbivendosen, janė parfume “tė pėrfunduar”, tė plotė tashmė. Pastaj duhet njė ēelės qė ta lehtėsojė miksimin. Pėr shembull, mund tė kombinohen aroma frutash, tė cilat janė tė njė natyre tė ngjashme, si limon dhe portokall. Ose njė mėnyrė tjetėr: tė vendoset njė fragrancė e ngrohtė poshtė njė tė freskėte, apo njė eau de toilette nėn njė eau de cologne”.
Megjithatė, pėrsėri specialistėt thonė se nuk ka rregulla tė prera. “Nuk ėshtė e thėnė qė nuancat tė pėrputhen. Ka tė tilla qė kombinohen pėr mrekulli, tė tjera qė me zor pranojnė shoqėruese. Mė tė vėshtira janė lulet: vjollca ėshtė ndėr mė pak miqėsoret”.
Ēfarė ka nė ajėr vallė?
Tashmė nėpėr qytetet kryesore tė modės disa nga parfumeritė mė nė zė ofrojnė dhe kėtė shėrbim pėr klientėt e tyre, mė sė shumti VIP. Bėhet fjalė pėr kėshillimin pėr pėrzierjen e nuancave sa tė krijohet njė unike. Por ndėrsa VIP-at janė mė tė nxituar sepse i tremben paparacėve, tė tjerėt pėrfitojnė me tė vėrtetė shumė. Nuk dalin nga dyqani pa pasur njė parfum me emrin e tyre.
Kėtė mund ta bėjė gjithkush. Madje duke nisur nga tani. Duke shfrytėzuar milimetrat e fundit tė shisheve tė vjetra tė parfumeve, por qė shkojnė me njėra-tjetrėn, arrin tė kesh njė parfum tė ri. Askush nuk do ta njohė mes aromave me tė cilat hunda ėshtė mėsuar dhe kur do ju pyesin se ē’aromė ėshtė kjo, jo vetėm pėr sekret, do ta keni tė vėshtirė tė pėrgjigjeni.
lajme.parajsa.com



































