E dėshiruar pėr hir tė parfumit
15.09.2007 21:17 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Nuk ėshtė thjesht ēėshtje arome. Ajo qė njė parfum i bėn tė tjerėt tė provojnė kur e nuhasin, ka tė bėjė mbi tė gjitha me shpėrthimin e brendėsisė sė esencave qė krijojnė ndjesi tė veēanta. Zbuloni brendėsinė e disa prej fragrancave qė tė bėjnė tė ndihesh e dėshiruar
Insolence, Guerlain
Vjollcė dhe iris. Pėrzierja delikate e kėtij parfumi aromatizon nė mėnyrė diskrete. Bėhet njėsh me lėkurėn dhe nuk humbet nė ajėr.
Carribean Vanilla, Perlier
Vanilja, zemra e kėtij eau de toilette, ka njė aromė tė thellė dhe lehtėsisht afrodiziake. Ē’duhet mė shumė pėr tė joshur butėsisht?
Encens Epice, Il Profumo
Ky parfum me nuanca tė lehta temjani, ėshtė i prodhuar me njė teknikė tė tillė, qė tė lėrė nė trup vetėm njė aromė tė lehtė, fare tė lehtė, por qė zgjat gjatė gjithė ditės.
Rose Essentielle, Bulgari
Trėndafili, protagonisti i kėtij eliksiri, ėshtė lulja mė e brishtė dhe femėrore. Gjetja ideale pėr njė parfum qė tė qėndron nė trup gjatė gjithė ditės.
Eau de Reglisse, Caron
Jamball, mandarinė dhe pak borzilok. Receta e kėsaj fragrance ka nė bazė veēse freskinė. Sikur tė kishe hedhur mbi trup njė buqetė pranvere.
Patchouli, Reminiscence
Njė buqetė me shpirt tė ėmbėl dhe dehės. Njė magji qė tė bėn tė fluturosh mbi Indi dhe Orient.
Fleurs d'Ombre, Jean Charles Brosseau
E vė theksin mbi freskinė buqeta e luleve tė bardha tė kėtij parfumi. Njė pėrzierje jasemini, manushaqesh dhe myshku.
Aqua Allegoria Grosellina, Guerlain
Ky parfum ėshtė i ngjashėm me njė kafshim frutash. Aroma e thartė e rrushit tė kuq ėshtė e freskėt dhe djallėzore. Tė jep energji dhe forcė.
Musk, Alissa Ashley
Aroma e myshkut qė karakterizon parfumin ėshtė e lehtė dhe e freskėt. Edhe nėse sprucohet nė tė gjithė trupi, nuk bėhet kurrė e rėndė.
lajme.parajsa.com



































