E shoh, e dua, e blej
26.06.2008 18:03 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Ėshtė mėnyra mė e mirė e tė bėrit shopping. Kėshtu mendon edhe Jonida Shehu, gazetarja e emisionit ZIP nė Vizion Plus. Sepse kėshtu mund tė mbushėsh njė dollap vetėm sipas shijeve tė tua. Edhe kur bėn ēmendurira. Edhe kur bėn blerje tė zgjuara tė tipit “Zara”. Por sa mirė ėshtė kur dikush tė bėn dhuratė fustanin qė kushton njė djall e gjysmė
Qėkur u zbulua se shopping-u ishte njė nga “sportet” e preferuara pėr femrat, tė gjitha luajnė pak a shumė njėsoj. “Nėse shohin njė veshje qė u mbetet syri, e duan medoemos dhe shumė shpejt e blejnė”. Prandaj, edhe Jonida Shehut, gazetares sė Vizion Plusit, nėse i tiposet pėr tė blerė diēka, nuk pyet shumė pėr shumat e shpenzuara, qė rastis tė jenė edhe tė ekzagjeruara. Por ndodh qė blerje tė tilla tė pasohen nga njė brejtje e madhe ndėrgjegjeje, ndėrsa pendesa vjen ca mė vonė.
Atėherė, mė mirė tė bėsh shopping vetėm, sepse pėr zgjedhjen e gabuar nuk i hakėrrehesh askujt tjetėr veē vetes tėnde. Dhe me veten inati nuk zgjat dot pėr njė kohė tė gjatė.
“Njėherė, kam blerė njė xhaketė pėr tė cilėn u pendova shumė shpejt. Por nuk kam kujt t’i ankohem. Sepse gjithmonė kur dal pėr blerje nėpėr butikė, preferoj qė kėtė gjė ta bėj vetė. E para, sepse askush nuk ma ka qejfin tė rrijė me orė tė tėra, duke bredhur gjithė butikėt nga i pari tek i fundit. E dyta, sepse nė rastet kur pendohem pėr diēka, mund tė fajėsoj vetėm veten time”.
Pėr kėtė Jonida ka me dhjetėra raste pėr tė cilat mund tė fajėsohet. Njė gardėrobė e pasur si e saja me siguri duhet tė ketė shumė edhe nga ato “gjėrat”, tė cilat mė mirė tė mos i kishte blerė.
Por, tė paktėn, ka njė tė mirė tjetėr: nuk rri me orė tė tėra duke u vėrdallosur mė kot dhe pa vendosur. Nėse i mbushet mendja, e ble dhe kėtu mbaron historia. Njėkohėsisht, ajo vetėklasifikohet si njė femėr qė di tė bėjė “pazar tė zgjuar”. “Nuk jam e fiksuar pas rrobave tė shtrenjta dhe nuk jam as nga ato qė nuk e vrasin mendjen pėr ēmime. Sepse pėr mua, nuk ia vlen tė shpenzosh qindra euro apo dhjetėra mijėra lekė, vetėm pėr njė fustan qė vishet njėherė. Fustane tė tilla nė gardėrobėn time nuk mungojnė. Por veshjet mė tė shtrenjta, nė pėrgjithėsi, janė dhurata”, pėrgjigjet sinqerisht Jonida dhe pėrmend njė shifėr marramendėse pėr njė fustan, tė kompletuar me kėpucė dhe njė ēantė-kuletė. “Ky komplet fustani ka kushtuar 900 euro. Unė nuk do tė kisha harxhuar kurrė kaq para vetėm pėr njė fustan, qė pėr mė tepėr nuk ėshtė veshur shpesh. Por dhuratat nuk refuzohen, apo jo”, qesh ajo, teksa tregon fustaninme kuadrate, model i viteve ‘60, firmuar nga Karen Millen.
Njė karakteristikė tjetėr e gardėrobės sė Jonidės ėshtė lidhja e fortė qė ka me veshjet “Zara”. As qė mundohet ta fshehė dobėsinė e saj. Edhe nėse do ta bėnte, do ta tradhtonin etiketat e rrobave. Tė gjitha xhaketat, fundet, pantallonat, kėmishėt janė tė Zarės. “Pjesėn mė tė madhe i kam blerė jashtė, nė Angli, Turqi dhe Greqi. Por edhe nė disa butikė tė Tiranės kam arritur tė gjej xhaketa tė Zarės, qė mė janė pėrshtatur shumė me tipin”.
Tipi i saj ėshtė pa diskutim i femrės klasike, njė ndėrthurje mes shikut tė Karl Lagerfield-it dhe elegancės Valentino. “Nė kėtė zgjedhje, nuk ka dyshim qė ka ndikuar edhe puna ime nė televizion. Por edhe kur kam qenė studente anoja gjithmonė nga klasikja. Nė atė kohė, mundėsitė financiare ishin tė vogla dhe, rrjedhimisht, edhe blerjet e rrobave vareshin nga xhepat jo gjithmonė plot. Por, stili ka qenė gjithmonė i njėjtė”. Stili i saj pėrmblidhet nė pėrdorimin e kostumeve dhe pardesyve klasike gjatė sezonit tė ftohtė. Xhaketa me funde ose xhaketa dhe pantallona. “Ndėrsa gjatė sezonit pranveror dhe veror adhuroj ngjyrat. Pėr mua nuk ka shumė rėndėsi se ēfarė ėshtė nė modė. Sepse, sido qė tė jetė moda e verės, unė nuk heq dorė nga ngjyrat. Ja, kėtė lloj roze kam ngjyrėn time tė preferuar”, tregon ajo njė fustan rozė nė uthull, qė e vė para vetes sikur tė dojė ta provojė aty pėr aty.
Ndėrsa bėhet gati tė tregojė gardėrobėn e dimrit, i duhet thėnė “stop”. Janė kaq shumė pardesy dhe xhaketa sa mbi krevat bėhet njė rrėmujė e madhe. Por, Jonida seleksionon shpejt e shpejt dy-tre pardesytė e preferuara. Sigurisht, janė “Zara”. Nuk ka sesi tė jenė ndryshe.
Edhe ato pak fustane apo bluza qė janė firmuar nga ndonjė emėr tjetėr, ose ia kanė dhuruar, ose lidhen me njė histori tėrėsisht tė justifikueshme. Madje, Jonida nxiton tė justifikohet e para, a thua se Zarės do t’i mbetej qejfi qė njė kliente e rregullt si ajo e kishte tradhtuar nė dy apo tre raste. “Ja, edhe syzet janė tė Zarės”, qesh ajo me kėtė kėmbėngulje, pėr tė treguar se ajo Zarėn nuk e tradhton kurrė.
Pak mė vonė, nuk pėrton tė ulet poshtė krevatit, tė hipė mbi karrige, tė nxjerrė nga i ka e nga s’i ka njė ylber veshjesh. Sepse ka ardhur radha pėr tė zbuluar rrobat e sezonit verė-pranverė. “I adhuroj ngjyrat nė verė. Adhuroj fustanet me kurrizin jashtė e qė hapen nė formė verefi pranė gjunjėve. Adhuroj sandalet, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe i kombinoj me ēanta tė vogla nė formė kulete”, flet pa pushim, duke marrė frymė me mundim, sepse tani i duhet tė nxjerrė njė fustan qė e ka shumė pėr zemėr, por qė ndodhet nė katin e fundit tė dollapit, aty ku mezi i arrin dora. Edhe pse hipur mbi karrige, zgjatet e zgjatet gjithė mundim, duke gulēuar fort. Mė nė fund ia del! Tėrheq fort fustanin dhe disa rroba tė tjera njėherėsh.
Bluza, fustane, funde shumėngjyrėshe verore. Pa diskutim Zara ose – nė mos jo tė gjitha – pjesa mė e madhe e tyre. Xhinse nuk ka shumė, megjithėse mendon se nė pranverė nuk janė keq, sidomos kur kombinohem me bluza tė pambukta nė ngjyra tė ėmbla. “Gjithsej mund tė kem 3 palė xhinse, tė cilat edhe ato nuk i pėrdor shpesh”. E ndėrsa pėr xhinset nuk ka ndonjė pasion tė ēmendur, kur bie fjala te sandalet, njė buzėqeshje vesh mė vesh i ndriēon gjithė fytyrėn. Me pak fjalė, Jonida lė kokėn pas tyre. “Ah, sandalet! Verėn e shkuar nuk ngopesha dot duke blerė sandale. Madje, pjesėn mė tė madhe tė tyre nuk i kam veshur asnjėherė”, tregon Jonida, teksa pėrplas nė dysheme disa kuti me sandale, qė duken fringo tė reja. Sigurisht qė janė fringo, sepse 25-vjeēarja, me shumė prej tyre ka bredhur vetėm mbi rrugicat e tapetit nė dhomėn e gjumit, ku herė pas here bėn prova veshjesh.
Pėr blerjen e kėpucėve dhe sandaleve, mė e vogla e familjes Shehu pėrdor njė tjetėr strategji shopping-u. “Nuk kanė pse tė jenė medoemos firmato; mjafton qė tė mė pėlqejnė mua”.
Sandalet e preferuara janė shumėngjyrėshe, por nė tonalitete tė ėmbla, lehtėsisht tė kombinueshme me tė gjitha fustanet dhe veshjet e sezonit tė nxehtė.
Dhe numėron disa palė, madje shumė palė sandale, aq sa pjesa mė e madhe e tyre, ose nuk janė veshur, ose janė veshur me raste tė rralla. Por Jonida nuk pendohet qė ka blerė kaq shumė dhe qė pjesa mė e madhe janė tė paveshura. “Pėr sandale nuk pendohem asnjėherė, edhe pse shumicėn nuk i kam veshur. Punė e madhe, aty le tė rrinė, do tė vishen vitin tjetėr”, thotė e pashqetėsuar nga shumat e mėdha tė parave tė harxhuara pėr sandale.
Dhe ndoshta ky ėshtė rasti i atij lloj shopping-u ku ajo mė shumė se kurrė pėrdor shprehjen: “I shoh, mė pėlqejnė, i blej”... edhe atėherė kur sandalet kanė kushtuar njė djall e gjysmė e qė ende presin nė kuti pėr t’i veshur ndonjėherė.
lajme.parajsa.com
































