E veshur si pėr breg tė detit
11.07.2008 18:05 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Dėshirėn pėr t’u zbuluar besojmė se e keni ndier qė nė ditėt e para tė nxehta. E pėr tė gjitha ato qė nuk duan t’u shpėtojnė kornizave tė modės edhe nė bregun e detit, ja ku erdhėm edhe kėtė vit me tendencat e fundit tė rrobave tė banjės. Seksi, chic ose tė ėmbla, ka njė model pėr ēdo stil. Trendi pėr kėtė vit janė rrobat e banjės me trup tė “copėtuara” aty-kėtu dhe ngjyrat fluoreshente.
Seksi si nė shtrat
Krijime ekskluzive, tunduese dhe tė paturpshme. Nė det si nė shtrat, me bikini qė ngjajnė pikė e presje me veshjet intime. Prandaj dhe janė kaq seksi.
Me trup tė (zh)veshur
Detaje marramendėse dhe prerje qė tė lėnė pa frymė: njė look plazhi i rafinuar dhe sensual. Rroba banje me trup, por mos mendoni se ju mbulojnė mė shumė sesa duhet. Nė fakt, nga modelet duket e kundėrta...
E prekur nga ngjyrat
Nuanca fluoreshente, fantazi multikolor, stampe me lule. Ky ėshtė bikini perfekt pėr njė abronxaturė joshėse, qė nxjerr nė pah gjithēka tė bukur, lėkurėn sidomos.

lajme.parajsa.com
































