Gjithė botėn pėr njė kristal
26.06.2008 18:02 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Janė objektet mė tė lakmuara tė luksit nė Tiranė. Por qė mund tė blihen edhe pėr njė qėllim fisnik, siē ėshtė shpėtimi i pandave. Po t’i shtosh kėsaj edhe 10-vjetorin e dyqanit nė Shqipėri, atėherė e kupton se pse mbrėmja e Swarovski-t ka qenė kaq e veēantė
Swarovski, prodhuesi gjigant i kristaleve mė tė famshėm nė botė, festoi nė Shqipėri 10-vjetorin. Njė dekadė mė parė, tring-tringu i kėndshėm i kristaleve Swarovski u dėgjua pėr herė tė parė edhe nė njė dyqan tė kryeqytetit tonė.
E pėr tė festuar tė parin 10-vjetor tė kristaleve tė ēmuara, Dasha Frashėri (e cila ka edhe ekskluzivitetin e Swarovski-t nė Shqipėri) organizoi njė festė po aq tė shndritshme sa edhe produktet e dyqanit tė saj.
Viktoria Beckham, Kate Moss, Naomi Campbell apo Donatella Versace, miq tė mirė tė Swarovsk-ėve, nuk ishin tė pranishėm nė festėn e organizuar nė Tiranė (me siguri kanė qenė tė zėnė me aktivitete tė ngjashme qė organizohen nė tė gjithė botėn). Gjithsesi, festės nuk i mungoi shkėlqimi, sepse atė ia dhuruan klientėt VIP tė jetės politike dhe artistike nė Shqipėri. Sepse klientėt mė tė mirė tė dyqanit janė edhe anėtarėt e tė parit klub tė sapothemeluar “Swarovski” nė Tiranė. Klubi mirėpret dhe tė tjerė anėtarė, tė cilėt – duke u bėrė pjesė e tij – pėrfitojnė ulje ēmimi nė blerjen e kristaleve tė famshme.
Por, nėse festa pati dhjetėra tė ftuar, kjo nuk ishte vetėm pėr tė pėrfituar nga skontot bujare qė ofron dyqani. Sepse organizimi pati edhe njė qėllim fisnik dhe bamirės: shitjen e njė seti pandash, tė ardhurat e tė cilit do tė shkojnė pėr mbrojtjen e kėsaj specieje tė rrallė, qė ėshtė nė zhdukje. E jo mė kot dyqani Swarovski u mbush me dhjetėra vizitorė.
Sepse tė shpenzosh pėr “Swarovski”-n nuk ėshtė as shpenzim i tepruar dhe as bamirėsi e kotė.
lajme.parajsa.com
































