Nė grim alla fishekzjarr
23.01.2008 03:10 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Truku i duhur pėr Vitin e Ri? Xixėllues dhe sexy. Pėr tė shkėlqyer nė natėn mė tė ēmendur tė vitit
Kristale, gurė, diamante dhe xixa. Nė kėtė stinė kėrkesa ėshtė tė shkėlqesh. Nga moda e automobilave, deri te mobiliet: ēdo gjė shkėlqen e vishet nga njė ujėvarė drite.
Edhe make-up-i i pėrshtatet kėsaj tendence dhe drita bėhet sinonim i sharmit pėr artistėt e make-up-it. Atėherė ēliro diven qė gjendet te ty dhe pėr Vit tė Ri guxo dhe ti. Ja si mund tė realizosh njė make-up me tė vėrtetė rrėzėllitės.
Me buzėt dhe sytė tė shkėlqyeshme, lėkura e fytyrės duhet tė jetė sigurisht mat. Para se tė fillosh, apliko njė serum me efekt lifting qė tėrheq lėkurėn: mbaje nė frigorifer dhe efekti do jetė mė i dukshėm. Pastaj pėrhapni njė krem pudėr tė lehtė.
Mė pas ėshtė koha ta ndriēosh fytyrėn me pluhura tė ēmuara. Elementi bazė pėr tė realizuar njė truk qė shkėlqen ėshtė flakoni me xixa, qė mund ta pėrdorėsh vetėm pėr tė theksuar sytė ose tė pėrzier me pluhurat apo tė aplikuar mbi buzėkuq e shkėlqyes. Ja disa sekrete pėr mos tė gabuar.
Do qė tė tė qėndrojnė sa mė gjatė xixat mbi buzė? Para aplikimit, pėrhap njė shtresė buzėkuqi tė butė ose pėrzieji xixat me njė krem tė yndyrshėm: kėshtu ato do tė japin shkėlqim tė qėndrueshėm nė buzė.
Pėr tė pėrftuar njė shtresė kompakte e tė shkėlqyeshme nė sy, pėrdor njė furēė tė sheshtė me fije shumė tė pėrkulshme e aplikoje pluhurin e xixave mbi qepalla, pasi tė kesh pėrhapur njė shtresė xheli vetullash (e gjeni nė parfumeri).
Rėndėsi ka tė zgjedhėsh ngjyrėn e xixave mė tė pėrshtatshme. Mund tė kombinosh xixat me ngjyrėn e veshjes qė do veshėsh pėr Vitin e Ri ose, nė qoftė se zėvendėsojnė pluhurin, me ngjyrėn e syve.
Nė qoftė se nuk do tė gabosh, ki parasysh se ari shkon shumė me lėkurat me nuanca mjalti, argjendi harmonizohet me nuancat rozė, duke dhėnė shkėlqim, ndėrsa lėkurat e qarta theksohen me xixa mė tė kuqėrremta.
Dora e fundit? Pak xixa nė krahė dhe dekolte. Shtoji nė njė pudėr tė parfumosur pėr trupin, si bėnin tė famshmet njėherė e njė kohė.
lajme.parajsa.com
Komentoni artikullin
Komentime
deshiroj te kem nje lak ksi por kur nuk ka dhe besoj dhe shpresoj qe ju te ma mleni ose ose te ma bini kur te ma bini une do te gezohem
.



































