Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Stilet e reja tė flokėve

Flokėt me nuanca natyrale, tė prera nė mėnyrė simetrike, sikurse ato tė Xhenifer Anistonit nė serinė “Friends”, ishte stili i flokėve mė i kėrkuar gjatė viteve tė 90-ta. Mirėpo, nė kėtė mijėvjeēar tė ri, femrat po i thyejnė tė gjitha rregullat e stileve tė flokėve. »»


Shami (jo vetėm)kuqet moderne

06.11.2007 21:06 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion

Pėr tė ecur nė rrugė ose mbi tapetin e kuq, tė veshura me rroba banje ose fustan nusėrie, kur nuk duan t’i shohė njeri ose kur pozojnė. Njė shami, shall apo tyl i lidhur nė kokė, por dhe njė rreth elegant ndez tėrė performancėn ose e bėn thjesht unike. Femrat e suksesshme tregojnė si...


Shamia qė mbulon kokėn e femrave ėshtė karakteristike pėr kulturėn islamike. Por dhe emblemė e qytetit  perėndimor Saint Tropez. Nė plazh, nė formė trekėndėshe, ėshtė alternativa e kapelės. Sė fundmi sajohen me shalle, me shami tė mėdha qė lidhen mbi kokė apo nė ballė. Tė qėndisura apo me dizenjo shumėngjyrėshe. Fjongo e dukshme mbi flokė apo nyje pas. Me flokė tė kapura apo tė lėshuara. Njė aleat i mirė i look-ut hipi. Por mund tė jetė dhe njė detaj elegance, kur copa shkėlqen apo njė zgjedhje fashion e pėrforcuar me aksesorė. Pėrveē tyre tė rikthyer nė modė janė dhe rrathėt, tė cilėt kur vėnė nė pah tiparet ose markėn origjinale nuk harrohen nė sirtar. Bota e artit nga Shtetet e Bashkuara deri nė Tiranė ofron njė katalog tė tėrė ofertash ku secila mund tė gjejė njė ide. Kujdes mos zgjidhni ato qė nuk duhen...

Halle Barry

Ėshtė njė nga aktoret mė sensuale e elegante tė Hollyėood-it, por qė, si koleget e saj, dhe ajo do t’i shijojė ditėt pushimit: me xhins, shapka me gisht, kanotiere tė bardhė, syze e njė shami e bėrė nyje pas kokės. Tani qė flokėt e saj janė rritur shumė, duket se kjo shėrben nė vend tė stilimit, nė ato ditė kur nuk do t’ia dish pėr asgjė.  

Britney Spears

Kėngėtarja qė provoi gjithė parabolėn e karaktereve e imazheve tė njė personazhi tė njohur, nuk ēudit mė askėnd. Megjithatė kjo nuk do tė thotė qė fotografėt do heqin ndonjėherė dorė prej saj. Ja ku e shohim sėrish: veshje e rėndomtė, syze dhe njė shirit i trashė nė kokė. Pasi preu flokėt zero, i ka bėrė pjesė  tė look-ut tė saj.

Ingrid Gjoni

Me kėtė foto muajin e kaluar modelja dhe kėngėtarja shqiptare u shfaq nė kopertinėn e revistės “One”. Sigurisht qė ka rol dhe feksja e ngjyrės sė verdhė me nuanca portokalli qė tė merr sytė me tė cilėn ka luajtur Ingriti. Kėto nuanca nė pareon e saj, nė thonj dhe nė shiritin prej dantelle tė lidhur mbi ballė. Zgjedhje qė godet!

Jeniffer Lopez

Njė cigane chic. Ky ėshtė efekti qė lė Lopez e veshur e tėra nė kėtė ngjyrė metalike shkėlqyese e kėtė material tė thurur, i cili pėrveē veshjes i ėshtė dashur edhe pėr shaminė qė mbulon gjithė kokėn. E lidhur fjongo nga pas, ajo lė zbuluar vetėm fundin e veshėve ku spikasin vėthė tė sė njėjtės ngjyrė. Sigurisht jo alla ciganė.

Kate Hudson

Aktorja bionde po u largohet fotografėve. Me sa duket as vetė nuk ėshtė bindur pėr paraqitjen e saj. Duket se ka dashur tė fshehė identitetin pas syzeve tė errėta e shallit shndėrruar nė njė shirit mbi flokėt  e kapur pas. Madje dhe dora e mbėrthyer nė trikon e gjatė duket se ajo, shamikuqja moderne, pikėrisht nuk do tė ekspozojė asgjė.

Enada Hoxha

Nuk ėshtė shami si gjithė tė tjerat. Nuk ėshtė as vello. Njė kombinim  i klasikes me modernen. Por jo thjesht kaq. Njė zgjedhje  qė mund tė dukej e guximshme, por s‘ka qenė e gabuar. Njė produkt fantazie nga Geraldina Sposa, e cila e ka bėrė dhe mė tė veēantė ditėn e martesės sė dy balerinėve e mė tė hijshme e fine nusen. 

Lindsay Lohan

Mė fakt mė tepėr ngjan me liderin e grupit Guns’n’roses, Axel Rose sesa me aktoren e lakuar shpesh nė rubrikat e thashethemeve. Shalli i lidhur nė ballė si kurorė nė flokėt e stėrgjatė tė lėnė nė rritje tė lirė, plus forma e syzeve tė diellit, nuk ta ndalojnė dot fantazinė qė tė ēon nė ngjashmėrinė e qukėses me kėngėtarin.  

Majlinda Bregu

Njė rreth i hollė gati i padukshėm, por qė bėn tė duket efekti i tij te flokėt dhe te tėrė fytyra me formė tė gjatė, ėshtė njė zgjedhje e pėrsėritur e Majlinda  Bregut. Jo mė kot! Sepse vėrtet i shkon. Nė tė kundėrt zėdhėnėsja e qeverisė, njėkohėsisht ministre e Integrimit, qė aq shumė kujdeset pėr performancat e saj, nuk do ta mbante as njė minutė mė tepėr.

Nicole Richie

Njė pamje e vėrtetė prej hipije pėr Nicole me kėtė shall tė thurur tė lidhur nė ballė. Ndoshta mėkatet qė i kanė kushtuar ca ditė burg, e kanė bėrė mė rebele, fanse tė jetės pa rregulla. E veshur sikur tė ishte nė pikė tė hallit, edhe flokėve nuk u ka kushtuar asnjė rėndėsi. Ata i valėviten mbi supe bashkė me rripat e stėrgjatė tė shallit.

Jonida Maliqi

Njė tendencė s’ka nga shkon pa u provuar nga Jonida. Sigurisht e pėrshtatur me stilin e saj. Shamia nė kėtė mes nuk ėshtė ndjerė e tepėrt. Lidhur fort pas kokės, me ngjyrė metalike, nxjerr mė shumė pah tiparet e kėngėtares. Vėthėt rrathė kompletojnė idenė e njė vajzė qė dhe pse profesioniste nė fushėn e kėngės, di tė jetė po aq mirė njė fashion girl.  

Mischa Barton

Shami e qėndisur e palosur gjerė dhe e lidhur nė kokė duke fshehur vijėn qė ndan ballin nga flokėt. ngjyra e kaltėr e shamisė shkrihet me atė tė syve tė aktores qė qukat rreth hundės e bėjnė akoma mė fėminore. Ėshtė njė dalje zyrtare nė publik qė pėrkthehet shamia mund tė mbart stil, sidomos kur shkon.

Paris Hilton

Hilton kėtė herė nuk ka bėrė asnjė ēmenduri. E veshur thjesht, qėndrim normal, madje dhe e kombinuar. Roza dhe portokallia e shiritit kombinohet me ngjyrat e kanotieres dhe skeletin e syzeve tė diellit. I gjithė imazhi i biondes me ngjyrat solare, qė zakonisht ajo pėrdor, nuk ka si tė mos jetė i qeshur. Por kėsaj here nuk tė shkrin gazit!

Rihanna

Zgjedhje me  pėrmasa tė mėdha. Si suksesi! Ēantė e madhe, vėthė tė mėdhenj si dhe shami e madhe. E ka lidhur fjongo nė njė anė mbi flokėt pis tė zinj tė cilėt bėjnė qė ngjyrat ndezura tė shamisė tė kontrastojnė dhe mė shumė e tė duken qartas njė nga njė. E po tė analizosh mė hollėsisht ato kombinohen dhe me ngjyrėn e manikyrit e tė ēantės.

Zonjat Burberry

Monika Kryemadhi

Qė VIP-at jokėngėtarė tė spektaklit “C’est la vie” mė tepėr se gjithēka tjetėr ishin aty pėr tė dhuruar spektakėl kjo kuptohej lehtė. Performanca ėshtė sigurisht pjesė e spektaklit  dhe zonjat nuk mund ta neglizhonin: ēdo javė nga njė veshje sa mė shumė tė qe mundur mbresėlėnėse: njė rreth Burberry mbi kokėn e Monikės sigurisht qe njė zgjedhje e tillė.

Arlinda Dudaj

Duket qė bestseller-at janė njė fiksim i pėrkthyeses qė zotėron shtėpinė botuese Dudaj, jo vetėm nė fushėn e botimeve por dhe nė atė tė veshjes. Ēdo veshje e saj ėshtė produkt i njė firme tė mirėnjohur botėrore nė fushėn e modės. As askesorėt nuk lihen mėnjanė, sidomos kur aksesorėt e kokės kthehen nė njė “must” tė sezonit. Njė rreth Burberry nė kushte tė tilla  nuk kishte si tė mungonte.

Mimi Kodheli

Gjithmonė e mė shumė Mimi Kodheli, nė konferencat pėr shtyp tė PS-sė ka filluar tė spikasė edhe pėr “look”-un. E duket se njė nga armėt  e forta tė pėrdorura nga zėdhėnėdsja e kryesisė janė bėrė aksesorėt, ndėr tė cilėt rrethi, kuadratat e pagabueshėm tė tė cilit tė ēojnė menjėherė tek marka “Burberry”. Kombinimi i ngjyrave karakteristike me veshjen, e kanė bėrė edhe mė chic performancėn.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

12.01.2008 13:47 - valbona

tung bona









Parajsa Shqiptare