Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fjetja nė shpinė eviton paraqitjen e rrudhave

Pėrkrah gjenetikės, pėr fytyrė tė lėmuar dhe tė tėrhequr nė tė 40-tat ėshtė meritor edhe tė ushqyerit e rregullt, kujdesi i vazhdueshėm ndaj lėkurės dhe shmangia e shprehive tė pirjes sė duhanit, alkoolit dhe ”pjekjes' nė diell, thonė dermatologėt. »»


Sigluar L.V.

16.03.2008 15:08 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion

ImageNuk i mungon asgjė ēfarė i duhet njė emri tė madh: tradita, imazhi, ndjekės tė famshėm, uniciteti, vlera, fama, njė vend i pėrhershėm nė majė dhe sigurisht dhe inicialet, tė cilat pėrmbledhin suksesin: LV

150 vjet mė vonė se ata qė nisėn tė prodhonin dhe shisnin linjėn e produkteve tė lėkurės nė Paris, logoja Louis Vuitton konsiderohet njė “status simbol” dhe ėshtė njė emėr i vlerėsuar nė botėn e modės. Materiali dhe dizenjoja e pangatėrrueshme nė sfondin ngjyrė kafe me lule dhe figura katėrpetalėshe ėshtė krijuar nė vitin 1896 nga djali i themeluesit Louis Vuitton, Georges, me qėllim pėr tė shmangur kopjimin. U mbėshtet nė modėn e kohės pėr dizenjo japoneze dhe orientale. Shumė prej produkteve tė kėsaj firme e pėrdorin ende kėtė material dhe dizenjo, ndėrkohė qė tė gjitha, pa pėrjashtim, kanė inicialet L.V.

Si ēdo firmė, dhe kjo e ka historinė dhe themeluesin. Louis Vuitton lindi 400 kilometra larg Parisit dhe nė moshėn 14-vjeēare u nis pėr nė Paris. Ai e pėrshkoi distancėn nė kėmbė, duke u ndalur rrugės dhe duke bėrė punė tė ndryshme qė tė pėrballonte udhėtimin. Nė moshėn 16-vjeēare punoi pėr njė bėrės ēantash dhe nė vitin 1854 themeloi njė kompani tė vetėn, atė qė sot, nga viti 1914, njihet si kompania konglomerat LVMH, njė kompani franceze e drejtuar nga Bernard Arnault, qė hapi dyqanin e parė nė Paris, ku tregtoheshin mė sė shumti ēanta udhėtimesh, qė dalluan pėr cilėsinė e mirė dhe peshėn e lehtė.

Pas vdekjes sė Louis Vuitton ishte i biri - dhe mė pas nipi - qė morėn drejtimin e kompanisė, e cila filloi tė hapė dyqanet e saj nė mbarė botėn. Mė i madhi pėr kohėn ishte ndėrtesa “Louis Vuitton” nė Champs-Elysees, ndėrtuar nė vitin 1914. Kompania i shet produktet vetėm nė dyqanet e saj pėr tė mbajtur nėn kontroll cilėsinė dhe ēmimin, duke pasur dhe njė linjė shitjeje online. Nė vitin 1932 u prezantua ēanta Noč, qė fillimisht u krijua pėr tė mbajtur shishet e shampanjės. 

Qė tė zgjerohej linja e produkteve, firma filloi ta pėrdorė dizenjon e famshme edhe pėr kuleta, ēanta dhe portofola. Audrey Hepburn u shfaq me njė ēantė tė tillė nė filmin Charade. Nė 1966 kompania lanēoi Papillon, njė ēantė me formė cilindri, popullore dhe sot.

Nė vitin ’97 kompania ngarkoi dizenjuesin Marc Jacobs si drejtor artistik tė etiketave. Nga viti 2001, Stephen Sprouse, nė bashkėpunim me Marc Jacobs, dizenjuan njė linjė tė kufizuar, qė pėrmbante shkrim grafiti mbi modelin monogram. Shkruhet Louis Vuitton dhe, nė disa ēanta, edhe lloji i tyre: “Keepall” ose “Speedy”. Njė numėr ēantash, qė shkruhen me grafit, por qė nuk kanė sfondin monogram, janė prodhuar pėr disa blerės V.I.P.

Nė 2003-shin, Takashi Murakami, nė bashkėpunim me Marc Jacobs, projektuan dizenjon e re shumėngjyrėshe tė materialit tė ēantave. Kjo kategori pėrfshin dizenjon standarde, por nė 33 ngjyra, pėrfshirė dhe atė bardhezi (klasikja ėshtė: monograma tė arta nė sfond ngjyrė kafe). Murakami dizenjoi dhe “cherry blossom”, nė tė cilin janė vendosur fytyra tė qeshura kartoni nė mes tė luleve rozė dhe tė verdha, tė stampuara mbi sfondin e njohur.

Louis Vuitton kujdeset veēanėrisht pėr linjėn e publicitetit dhe ka angazhuar aktore e modele tė famshme nė fushatat publicitare.

Tradita u thye nė gusht tė 2007-ės, kur kompania njoftoi se ish-lideri i Bashkimit Sovjetik Gorbaēov do shfaqej nė fushatėn e radhės publicitare, ku do angazhoheshin dhe Steffi Graf, Andre Agassi dhe Catherine Denevue. Kompania zakonisht pėrdor reklama tė shtypura nė revista dhe billborde nė qytetet kozmopolitane.

Imitime & Co, si t’i njohėsh

Disa rregulla tė thjeshta pėr tė njohur imitimet nga produktet false

1) Dekori formohet nga disa radhė, sipas njė rregulli, dhe pėrmban njė lule me katėr petale. Njė nga imitimet mė tė njohura e bėn lulen me 5 petale. Simboli LV zėvendėsohet nga XL ose CF apo diēka e ngjashme.

2) Ngjyra e materialit. Po tė zgjidhni Vuitton-in klasik ngjyrė kafe me elementė mė tė qartė, duhet tė tregoheni tė vėmendshėm, sepse sfondi nuk ėshtė ngjyrė kafe i shpėlarė, as si ēokollatė.

3) Monograma ka gjithmonė njė katėrpetalėsh, qė ka brenda njė lule e gjendet dhe nė shiritat e tjerė (alternon rrethin me lule dhe katėr-rrathėshin): poshtė vetėm lule, poshtė alternimi, nė mes monograma, poshtė vetėm lule, poshtė alternimi. Kjo ėshtė njė skemė fikse.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare