Singing in the rain
16.03.2008 15:08 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Simbol i klasit dhe elegancės, e shtrėnguar nė bel, me jakėn ngritur dhe kopsat e dukshme. Ėshtė pardesyja, veshja qė mė shumė se kurrė ėshtė kthyer nė must-in e gardėrobave jo vetėm hollivudiane. Tė dhuron njė siluetė elegante dhe nxjerr nė pah format e trupit femėror. Gjatėsia? Sipėr gjurit. Ideale pėr ēdo trup
Njė version i lehtė i palltos dimėrore, veēse mė elegante dhe chic. Stilistėt e propozojnė me ēdo kusht nė gardėrobėn e pranverės. Pardesyja ėshtė veshja ideale pėr njė ditė pune, pėr fundjava, mbi fustanet e mbrėmjeve, koktejit. Sepse mund tė luash me ngjyrat dhe copat sipas rastit. Terital, dantellė, lino, mėndafsh apo edhe materiale pėr njė ditė me shi.
Ajo qė ka rėndėsi ėshtė pėrshtatja dhe kombinimi me aksesorėt. Mjaftojnė njė palė syze vintage, njė ēantė nė dorė dhe rripi i shtrėnguar mbi bel me njė fjongo. Je gati!
Mė britanike se kaq!
Pardesyja ėshtė veshur prej kohėsh nė mėnyrėn klasike, glamour. Frymėzimi? Eshtė marrė i gatshėm nga Audrey Hepburn, me rripin tė shtrėnguar nė bel, syze tė pėrmasave tė mėdha dhe njė fjongo nė flokė. Tė jetė ndoshta rastėsi qė firma Burberry Prorsum ka zgjedhur stilin “Swinging London” pėr fushatėn e re tė stinės sė ardhshme?!
lajme.parajsa.com


































