Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fjetja nė shpinė eviton paraqitjen e rrudhave

Pėrkrah gjenetikės, pėr fytyrė tė lėmuar dhe tė tėrhequr nė tė 40-tat ėshtė meritor edhe tė ushqyerit e rregullt, kujdesi i vazhdueshėm ndaj lėkurės dhe shmangia e shprehive tė pirjes sė duhanit, alkoolit dhe ”pjekjes' nė diell, thonė dermatologėt. »»


Tak’-tak’! Ėshtė Xhemi

23.01.2008 03:07 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion

Image 

Sportive? Vetėm nė palestėr. Ekstravagante? Vetėm nė skenė. E veshur me shije, e kombinuar, elegante e me taka tė holla? Kudo. Sepse Xhemi Shehu investon pėr figurėn qė ka krijuar  e nuk do tė humbasė asnjė milimetėr prej saj. Si? Zonjusha e tregon

I ka ndodhur dhe herė tė tjera tė bėjė ndryshime tė rėndėsishme nė veshjen e saj. Nga ato qė tė djeshmen nga e sotmja e bėjnė shumė tė largėt. Si pėr shembull, kur e ndau mendjen qė minifunde pub-eve apo mbrėmjeve me miqtė nuk do vishte mė. Apo ai tjetri, sipas tė cilit dekoltetė nuk do ta shihnin mė dritėn e diellit, te Xhemi qė shkon nė shkollė apo qė mbaron ca punė tė sajat paradite. Tė dyja kėto veshje paksa zhveshėse i rreshtoi nė ato anė tė dollapit ku sytė hidhen para ndonjė evenimenti apo shfaqjeje nė skenė. Edhe aksesorėt plot shkėlqim duken tė eklipsuara kėtė periudhė.

Megjithatė, kėto as nuk krahasohen me atė qė ndodhi me stilin e saj tė veshjes vitin qė ishte nė Itali dhe pėrshtatjet e menjėhershme sapo shkeli sėrish nė Shqipėri. Duken si dy epoka tė kundėrta tė gardėrobės sė Xhemit. “Nė Romė nuk mė njihte askush. Nuk e vrisja mendjen pėr modėn apo pėr t’u kombinuar. Tė gjithė visheshin thjesht. Unė dilja me atlete dhe veshje sportive. Ndihesha shumė komode ashtu. Por, me t’u kthyer, m’u desh tė pėrshtatesha me stilin qė vishen femrat shqiptare. Lėvizja e parė dhe e domosdoshme kėtu janė disa palė kėpucė me taka tė larta. Nė rast se unė nuk do t’i vishja, duke qenė se dhe mė njohin, do fillonin komentet: “po Xhemi nuk qenka aq e gjatė sa duket nė televizor”, “qenka veshur si pėr palestėr”. Preferoj tė mos shndėrrohem nė objekt vėzhgimesh”. Por vėshtirė! Se ēfarė vesh vajza e njohur e ekranit, mund tė kthehet  lehtėsisht nė temė bisede pėr ata tė cilėve u kalon pranė. Dhe ajo e di kėtė. Kur i duhet tė vendosė pėr veshjen, nė peshore nuk vihet vetėm dėshira pėr t’u dukur bukur, pėr tė ndarė rreptėsisht skenėn nga e pėrditshmja, por dhe ajo pėrgjegjėsia e njė vajze tė njohur, me tė cilėn pėrballet sapo del nga pragu i shtėpisė.

Prandaj takat, pak pėr centimetrat qė dhurojnė, pak pėr elegancėn qė i shtojnė ecjes, janė tė pazėvendėsueshme. Ndėrsa pjesa tjetėr nė ditėt kur shkon nė shkollė, ėshtė e mbėshtetur nė tė zezėn dhe tė bardhėn pak a shumė e tė njėjtit format: xhinse tė ngushta dhe lart njė bluzė apo kėmishė, mbi tė njė triko dhe nė ditėt e ftohta, palltoja. “Ky ėshtė dimri i parė qė po vesh pallto. Mė parė mbaja xhupa apo peliēe shumė tė shkurtra”. Sa pėr grimin... “shfrytėzoj rastin sa nuk kam ndonjė angazhim nė skenė qė ta lė fytyrėn tė ajroset. Pėrdor vetėm pak pudėr dhe mbrėmjeve shtoj pak grim nė sy”. Ndėrsa parfumi nuk mungon kurrė, asnjėherė i njėjti, por gjithmonė njė i tillė nė ēantė, qė kėtė kohė mban logon “La prairie”. Pėr markėn origjinale tė tij ėshtė shumė e gatshme tė shpenzojė, ashtu si dhe pėr fustanet apo veshjet me modele tė papėrsėritura, qė zgjodhi nė butikėt e shtėpive tė modės nė Romė. Por ama nuk pranon qė ėshtė lidhur aq shumė me firmat. Vesh edhe rroba jo tė njė firme tė njohur, por qė i duken mirė nė trup. Vetėm se jo mė tė zgjedhura nė butikėt qė rreshtohen rrugėve tė Tiranės.

“Nuk kam blerė asgjė sa jam kthyer nga Italia. Nuk mė bėhet tė dalė butikėve, sepse atje munda tė dalloj diferencėn. Pastaj ende nuk kam ndier nevojėn e njė furnizimi tė ri. Bėra shumė blerje dhe nuk vesha asgjė, sepse takat, veshjet elegante apo chic, tė bėjnė tė dukesh si jashtėtokėsore atje. Sigurisht, shumica janė veshje vere, kėshtu ka qenė gjithmonė, por dhe ato tė dimrit nuk mungojnė”. 

Paradoksin e konsumon ēdo ditė nė vendin e saj, ku veshjet kanė njė rėndėsi serioze, por nuk ėshtė aspak e tillė marrėdhėnia qė kanė ēmimet me origjinalitetin, duke qenė se ky i fundit ėshtė jo rrallė emri i mashtrimit.

Prandaj, nė ka besim te ēanta e madhe qė pėrdor nė jetėn e pėrditshme,  “Just Cavalli”, ashtu si ēizmet me tė cilat e kombinon, te xhinset “Guess”, te bluzat e xhaketat “Cavalli” apo te fustanet “Dolce&Gabbana”, ėshtė sepse kėto i ka zgjedhur nė Itali. Ėshtė rrethana mė fatlume, sa i pėrket veshjeve, qėndrimi i saj nė njė nga vendet e quajtura si atdhe mode. Qė bėhet edhe mė i rėndėsishėm kur mendon se ajo blerjet i ka tė vetmin furnizim tė gardėrobės. “Deri nė sot nuk kam frekuentuar asnjė stilist dhe ēdo gjė qė vesh e kam blerė dhe zgjedhur vetė. Ndėrsa pėr veshjet e skenės  mendon kostumografja”.

Nė fakt, kur vjen radha e tyre ndryshimi ndihet, rėndon madje, si rėndojnė ato fustane qė, dhe pse shumė tė kursyera nė copė, janė tė tėra tė qėndisura me temina, cingėrima shumėngjyrėshe apo transparente, qė synojnė njė objektiv tė vetėm: tė shkėlqejė e tė impresionojė pėr ato minuta qė kamera e fokuson. “Por tė mos kalojė nė vulgaritet, ekstravaganca nė skenė ėshtė e pranueshme. Unė nuk do dilja nė njė emision me xhinse. Minifundi e dekolteja shkojnė pėr nė televizion”. Pra ēdo gjė pėrshtatet, pėrveē lartėsisė sė takave tė holla me tė cilat ajo shfaqet dhe nė rrugė. E, tek i vesh para se tė dalė nga shtėpia, nuk ēudit askėnd. Qė fėmijė e kanė parė mbi to. “Kur ishte e vogėl, Xhemi shpesh vishte kėpucėt e mia me taka dhe vinte vėrdallė nėpėr shtėpi”, tregon e ėma.

Sot ama, kėpucėt me taka janė tė sajat, i rrinė mirė pas kėmbėve, i pėrkasin edhe njė marke prestigjioze, janė dhe shumė nė numėr. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Fundet dhe xhupat e shkurtėr zėvendėsohen. Takat kurrė! 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare