Tani, si dikur
11.07.2008 18:03 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Nėse fotot do tė ishin bardhezi e nėse protagonistet nuk do t’i njihnim kaq mirė, me siguri do t’i ngatėrronim pėr foto tė prera nga revista tė zverdhura tė viteve ‘40-‘50. E ka fajin modeli i flokėve. Njė “faj” aspak i dėnueshėm, sepse i ka bėrė tė duken edhe mė sharmante, si tė ardhura nga kohėt e dikurshme
Jennifer Lopez
Mami e re, jetė e re. Duket se pas kėtij rregulli ka shkuar latinia Jennifer Lopez. Pas lindjes sė binjakėve, duket se ajo hija prej zonje e ka pushtuar pakuptueshėm. Nė fakt, jo dhe aq pakuptueshėm. Po tė shohėsh modelin e flokėve alla Marlene Dietrich, nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar se ky ka qenė qėllimi, tė duket pikėrisht ashtu.
Claudia Schiffer
Sikur tė mos ishte pėr emrin, vėshtirė tė dallohej se ėshtė pikėrisht top modelja e famshme, qė ka pozuar pėr numrin e qershorit tė revistės “Vogue”. Me atė model flokėsh si Rita Hayworth, duket tamam si divet e dikurshme.
Albana Osmani
Ēmenduritė ekstravagante me flokėt dhe grimin, qė kemi parė nė paskuintat e edicioneve e shkuara tė Top Fest-it, janė histori e shkuar. Sepse kėtė vit qė ka qenė ajo prezantuese, Albana ka ndėrruar tėrėsisht pamje me njė model tė ri flokėsh, krehur me onde tė mėdha. Duket kaq ndryshe... dhe kaq bukur.
Christina Aguilera
Ky model nė flokėt e kėngėtares nuk fiksohet pėr herė tė parė. Nė disa nga videoklipet e saj, i ka krehur pikėrisht kėshtu. Duket se ėshtė e prerė pėr njė look “vintage”, qė e bėn edhe mė interesante sesa kur shfaqet si brune trendy.
Eva Longoria
Maniakja e modės nuk mund tė linte pa e provuar edhe kėtė stilin e ri qė ka shpėrthyer mes tė famshmeve. Ka nxituar t’i kėrkojė parukieres sė saj personale pikėrisht kėtė stilin e ri, frymėzuar nga vitet e shkuara.
Alketa Vejsiu
Qė nė edicionin e parė tė “Mė shumė dashuri” e deri mė tani ėshtė shfaqur veēse kėshtu: e veshur me kostume e kėmisha dhe flokėt biondė nė model “tė vjetėr”. Nuk janė dhe aq rregullat serioze tė formatit tė emisionit sa mund tė jetė fakti qė Alketės po i pėlqen shumė stili i ri prej zonje.
Katherine Heigl
A nuk ngjan tamam ai Marilyn Monroe? Fytyrė rrumbullake, buzė tė kuqe, buzėqeshje vesh mė vesh, flokė biondė dhe krehje me onde tė mėdha, tė ndara nė anė. Njė dive e shkuar dhe njė qė shkel tapetin e kuq tė ditėve tona.
Monica Bellucci
Provoi vetėm njė herė tė bėhej bionde. Shumė thanė se dukej seksi. Ajo nuk vonoi tė kthehej nė realitet, me ngjyrėn e pėrjetshme gėshtenjė dhe gjatėsi deri te supet. Lojėrat nuk janė pėr tė. Ėshtė mjaft e bukur edhe pa to. Ama s’mund tė mos infektohet edhe Monica nga modeli i ri.
Natalie Portman
Ėmbėlsia e fytyrės dhe e tipareve tė buta duket se shkon pėr bukuri me kurorėn e flokėve qė janė ndarė nga e djathta, pėr t’u derdhur mbi supe. Nuk i japin hijen e njė zonje tė rėndė, por sharmin e njė femre me klas.
lajme.parajsa.com


































