Tė veshura me diell
11.07.2008 18:05 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Ngjyrat diellore e verdhė dhe portokalli kėtė stinė do sundojnė gardėrobat. Edhe tė personazheve VIP. Ja disa nga zgjedhjet e tyre
Eva Longoria
Eva ka vėnė nė dukje tėrė elegancėn dhe ngjyrėn ēokollatė tė trupit me fustanin e saj tė shkurtėr tė verdhė. Ka veshur kėpucė tė gjelbra pėr tė hedhur hapin e modės sė kėsaj pranvere dhe vere e sigurt.
Jennifer Lopez
Ėshtė fotografuar duke dalė nga njė restorant me bashkėshortin. Ka zgjedhur njė fustan tė pėrshtatshėm: tė gjerė, pėr tė mos lėnė tė duket asnjė gjurmė nga lindja e binjakėve, dhe ngjyrė tė verdhė, siē e do moda.
Paris Hilton
Ėshtė e veshur me njė fustan me lule portokalli nė njė sfond tė verdhė tė shkėlqyeshėm, qė i zbret poshtė gjurit duke i dhėnė njė pamje tė ėmbėl dhe si rrallė ndodh me tė... normale.
Victoria Beckham
Sandale dhe fustan tė sė njėjtės ngjyrė. Ka humbur siluetėn elegante me kėtė fustan tė ngjashėm me atė tė grekeve, por ky shkon deri nė gju dhe ngjyra e bardhė e dikurshme ėshtė portokalli.
Arta Dade
Kur bėhet fjalė pėr tė veshurat me portokalli, nuk mund tė mos kujtohet Arta Dade me zgjedhjen e saj njėngjyrėshe nga koka te kėmbėt (kostum, aksesorė, kėpucė) ku vetėm nuancat ndryshojnė.
Sonila Meēo
Det, abronxaturė dhe veshje ngjyrė portokalli. Si bluza e Sonila Meēos apo lulet nė fundin e saj. Duket se fotoja ėshtė bėrė pėr tė treguar se kėto tė treja kombinohen.
Soni Malaj
Nėse po e imagjinonim portokallinė thjesht mbi copa tė lehta, ja ku na vjen njė propozim me peshė: xixa qė shndrisin nė njė copė portokalli tė ndezur. Pėrfundim verbues!
Vesa Luma
Kėngėtarja kosovare nė finalen e Top Fest-it kishte zgjedhur njė fustan tub ngjyrė pjepri nė portokalli. Sepse kur ngjitesh nė skenė nuk duhet tė pėlqehet vetėm kėnga.
Eneda Tarifa
Stil tejet i thjeshtė pėr Enedėn, fotografuar duke shkuar si spektatore nė njė sfilatė mode. Njė sarafan xhins, balerina tė gjelbra dhe njė bluzė pambuku e verdhė. Duket qė ka zgjedhur thjesht tė jetė komode, ndėrsa tė tjerėt bėjnė modėn.
Inis Gjoni
Nė stilin e saj tė ri tė veshjes, njė kėmishė ėshtė thuajse gjithmonė e pranishme: njė vjeshtė nėn pulovėr, ndėrsa tani nėn fustanin me rripa, qė dikur do vishej pa pikė problemi vetėm. Gjithsesi, dhe pse mungon dekolteja, kėmisha e verdhė ka forcėn e vet tėrheqėse.
Mariza Ikonomi
Ajo, kėsaj here, ka zgjedhur njė fustan tė zi tė shkurtėr me njė xhaketė tė verdhė me mėngė tė gjata pėr tė mbuluar supet. Kėshtu, nuk rrezikon tė duket shumė klasike.
Rosamund Pike
Ka zgjedhur pėr ceremoninė e ndarjes sė statujave tė famshme, njė veshje me dy pjesė, bust dhe fund tė gjatė: prerje elegante dhe njė ngjyrė e verdhė e ėmbėl, qė e bėn tė duket shumė skenike mbi tapetin e kuq.
Julianne Moore
Ėshtė veshur me njė fustan nė ngjyrė tė verdhė kremoze nė Festivalin e Filmit nė Kanė, organizuar nė maj tė kėtij viti, nė nuancat e tė cilit ka zgjedhur dhe aksesorėt. Kuleta e zezė dhe pjesėt dekoruese nė supe thyejnė kėtė performancė kremoze tė kuqaloshes.
lajme.parajsa.com
































