Tė vėrtetat e lėkurės sė portokallit
26.06.2008 18:02 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Tani qė vera ėshtė nė prag, kambanat fillojnė tė bien tė alarmuara. Sepse celuliti, qė deri mė tani fshihej mė sė miri nėn rroba tė trasha, na bėn qė tė vrapojmė drejt qendrave estetike dhe kremrave anti-celulit. Por mė pėrpara duhet tė mėsoni disa tė vėrteta, qė deri mė tani me siguri i keni ditur gabim
1. Celuliti “i ri” ėshtė mė i thjeshtė pėr t’u eliminuar. E VĖRTETĖ
Celuliti i formuar sė fundmi, i shfaqur pas njė rritjeje tė pėrkohshme nė peshė, pėr shembull nga njė shtatzėni, mund tė eliminohet mė me lehtėsi. Si? Duke iu nėnshtruar njė diete specifike, kombinuar edhe me lėvizje. Ēdo ditė nė tavolinė duhet tė alternohen agrumet, rrushi, boronicat, kumbullat, qershitė, pjepri, ananasi, domatet... tė cilat kanė vitamina tė grupit P dhe ndihmojnė nė mbrojtjen e kapilarėve tė gjakut. Pastaj, tė paktėn tri herė nė javė, ėshtė thelbėsor aktiviteti fizik sipas kėrkesave estetike specifike.
2. Stresi i qyteteve tė mėdha rrit rrezikun pėr formimin e celulitit. E VĖRTETĖ
Stresi dhe smogu rrisin veprimin e dėmshėm tė radikaleve tė lira, pėrgjegjėse pėr oksidimin e qelizave dhe tė enėve tė gjakut dhe, si rrjedhim, shkaktare tė formimit tė celulitit. Pėr shembull, nė det ndiheni mė tė shfryra e mė tė qeta, sepse ajri ėshtė i pasur me jod, qė stimulon metabolizmin.
3. Cigarja e pėrkeqėson. E VĖRTETĖ
Nikotina prodhon shumė radikale tė lira, qė oksidojnė membranat qelizore dhe nė personat e predispozuar provokojnė ngushtimin e enėve tė gjakut. Miksimi i kėtyre dy faktorėve ndikon nė mosfunksionimin korrekt tė qarkullimit tė gjakut dhe limfės.
4. Pilulat kontraceptive e favorizojnė shfaqjen e celulitit. E VĖRTETĖ
Hormonet e pilulės, edhe nė doza minimale, shkaktojnė me kalimin e kohės njė ndryshim tė mikroenėve tė gjakut dhe metabolizmit qelizor. Kėta faktorė rritin procesin e oksidimit tė qelizave, pengojnė oksigjenimin dhe shkaktojnė ngadalėsim tė qarkullimit tė gjakut dhe limfės, pėrgjegjės pėr shfaqjen e celulitit.
5. Takat e larta dhe veshjet e ngushta duhen shmangur. E VĖRTETĖ
Kėpucėt me mė shumė se pesė centimetra lartėsi ndryshojnė ecjen, duke provokuar njė irritim tė kapilarėve tė gjakut tė kėmbėve, qė nuk oksigjenohen siē duhet.
Veshjet e ngushta, si pėr shembull xhinset, e shtrėngojnė trupin dhe nuk lejojnė oksigjenimin e mirė tė shtresave tė lėkurės, duke penguar rikthimin natyral tė gjakut drejt pjesės sė sipėrme.
6. Tė ekspozohesh nė diell ėshtė e dėmshme, nė rastin e celulitit tė avancuar. E VĖRTETĖ
Rrezet dhe nxehtėsia e diellit zgjerojnė enėt e gjakut dhe dėmtojnė shtresat e lėkurės. Ndaj ėshtė e kėshillueshme qė tė mbrohen kėmbėt me njė filtėr shumė tė lartė. Gabimi mė i zakonshėm? T’i mbulosh me njė peshqir pa vendosur mė parė kremin mbrojtės: nxehtėsia qė krijohet e pėrkeqėson edhe mė shumė celulitin. Ideale do tė ishte t’i mbanit kėmbėt gjithmonė tė lagura dhe tė merrni rreze duke ecur nė breg tė detit.
7. Banja dhe dushi shumė i nxehtė ndikojnė pėr keq. E VĖRTETĖ
Nxehtėsia e favorizon krijimin e celulitit. Uji i dushit nuk duhet t’i kalojė 35-36 gradėt. Nė ujin e vaskės ėshtė e kėshillueshme qė tė shtohen vajra dhe esenca mbrojtėse. Nė verė, kur temperaturat janė shumė tė larta bėni sa mė shpesh banjė me ujė sa mė tė ftohtė qė tė mundeni: ndihmon pėr t’i mbajtur kėmbėt tė shfryra dhe tė forta.
8. Sauna dhe banja turke ndihmojnė pėr tė kuruar celulitin. E GABUAR
Sauna dhe banja turke ndihmojnė organizmin pėr t’u ēliruar nga toksinat, por nxehtėsia nuk ėshtė aleat i mirė i celulitit.
9. Tė bėsh skrab ndihmon nė luftėn kundėr celulitit. E VĖRTETĖ
Skrabi e zbut efektin “lėkurė portokalli”, sepse pastron shtresėn sipėrfaqėsore tė lėkurės nga papastėrtitė dhe qelizat e vdekura dhe ndihmon nė pėrthithjen mė tė mirė tė lėndėve aktive anticelulit nga epiderma. Pėr njė veprim mė tė shpejtė, aplikojeni tė paktėn njė herė nė javė skrabin nė lėkurė tė thatė, duke e fėrkuar me njė dorezė e duke i mėshuar fort nė vithe, kofshė dhe gjunjė.
10. Nėse e kuroj, celuliti nuk shfaqet mė. E GABUAR
Celuliti ėshtė njė patologji qė formohet nga shumė faktorė. Trajtimet estetike nuk e zgjidhin problemin nė bazė, por kurojnė efektet. Merren rezultate tė mira nėse trajtimet janė konstante dhe afatgjata. Ideale do tė ishte tė bėnit njė cikėl prej dhjetė seancash nė katėr javė, tė bėni tre muaj pushim dhe pastaj tė rifilloni. Por, sigurisht, duke i shoqėruar seancat edhe me njė dietė tė ekuilibruar dhe njė regjim jetese tė shėndetshėm. Kujdes! Trajtimi i pėrshtatshėm duhet tė kėshillohet nga njė ekspert nė varėsi tė tipit tė celulitit.
lajme.parajsa.com
































