Tė ftohtėt me stil
10.12.2007 12:45 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion

Nga flokėt te kėpucėt: gjithė tendencat e kėsaj stine, e cila ka sjellė vėrtet ide tė reja. Ja ēfarė duhet tė zgjedhėsh
Flokėt
Fillojmė me flokėt pėr vetė pozicionin e tyre. Kėtė dimėr flokėt (po i biem shkurt) duhet tė jenė tė gjatė, shumė madje. Flokėt e shkurtėr mund tė shpėtojnė duke u stiluar punk nė krehje tė ekzagjeruara. Ndėrsa gjatėsia mesatare do t’ju shėrbejė pėr tė kaluar nė flokė tė gjatė. Extension-i bėn punė pėr ato qė i kanė ligje ofertat qė flasin nė emėr tė modės. Sa i pėrket krehjes, dy ekstremet qėndrojnė afėr: ose shumė tė drejtė, ose voluminozė; me onde tė mėdha ose tė shkatėrruara. Vija e flokėve duhet bėrė nė qendėr, ndėrsa flokėt mund tė derdhen mbi kraharor nga tė dyja anėt. Balluke? Si tė dėshironi. Tė drejta, poshtė vetullave, edhe ato nuk tė lėnė larg tendencave qė po afrojnė. Por, mė shumė se gjithēka, flokėt duhet tė jenė tė shėndetshėm, tė shkėlqyeshėm.
Aksesorėt
Hyni me tė dyja kėmbėt nė modėn e kėsaj stine, duke mos lėnė pas dore detajet. Duke pėrdorur aksesorėt e rinj, ju do ndiheni mė brenda kohės. Kapela si kambana pėr njė look femėror, ēanta super klasike, qė e bėjnė elegante ēdo veshje, doreza tė gjata lėkure, ēizme tė shkurtra me taka shumė tė larta dhe syze optike (po tė mbani) me skelet prej “profesoreje” tė rreptė.
1. Kapelat si kambana. Kėtė vjeshtė-dimėr pėrdorni kapela, sidomos ato nė formė kambane (cloche).
2. Ēanta. Ēantat duhet tė jenė ultra klasike e mundėsisht prej materiali tė ēmuar.
3. Varėse tė mėdha. Varėset e mėdha qė tėrheqin vėmendjen janė ofertat mė tė fundit tė modės.
4. Shallet. Vėrtet tė ekzagjeruar nė pėrmasa shallet e leshit pėr kėtė dimėr.
5. Brezat e lartė. Brezat e lartė vendosen jo vetėm nė bluzė, por edhe nė xhaketa ose pelerina.
6. Ēorapet. Tė trasha dhe pa shkėlqim, ēorapet kthehen nė modė nė tė gjitha ngjyrat, sidomos tė zeza.
7. Syze dielli. Syzet e diellit (edhe ato tė skive) janė pjesė e modės pėr stinėn e
ftohtė. Forma: jo e rėndomtė.
8. Dorashka lėkure me ngjyrė. Kėtė dimėr dorashkat lėkurė - tė shkurtra ose deri nė bėrryl - janė njė must pėr ēdo fanatike tė modės.
9. Ēizmet. Ēizmet deri nė kyēe e bėjnė look-un tuaj tė kėndshėm, tė egėr e seksi. Kėpucėt nė anėn tjetėr do preferohen me gomė e taka shumė tė larta e tė trasha.
10. Pėr tė plotėsuar (dhe bėrė kontrast), veshjet super-seksi.
Ngjyra dhe modele
Njė gjė ėshtė e sigurt: e zeza do tė sundojė modėn e dimrit, e kombinuar me tė verdhėn apo tė kuqen. Silueta duhet tė jetė elegante dhe e gjatė. Fustanet dhe fundet janė fjala kyēe nė veshjen qė do flasė pėr ty. Pamja ėshtė femėrore e seksi.
Pėrveē tė zezės, grija dhe ngjyra e argjendtė pėrbėjnė tendencė, ndėrsa ngjyra e artė humbet pikė (tė paktėn nė modė).
Funde dhe fustane. Do dominojnė veshjet e dimrit. Propozime pėr pantallona thuajse nuk vijnė. Brezi mbetet i lartė.
Siluetė e zgjatur. Silueta pėr dimrin 2007-‘08 ėshtė elegante dhe sidomos shumė e stėrzgjatur.
Stil sado-mazoCHIC
Moda pėr kėtė dimėr ka influenca fetish. Tė rafinuara, por tė pranishme. Takat agresive do tė trembnin ēdo mashkull. Zinxhirė metalikė nė veshje, materiale lėkure, ngjyra tė ndezura, qė theksojnė format dhe shtojnė egėrsinė te femrat.
lajme.parajsa.com


































