Vajza me pantallona tė shkurtra
11.07.2008 18:03 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
I ka ndodhur tė dalė edhe nė skenė e veshur me to, edhe tė pozojė pėr aparatin. Sepse pėr Vesa Lumėn, pantallonat e shkurtra dhe minifundi janė veshja e preferuar. Kėshtu na ka rrėfyer “para pasqyrės” dhe na ka zbuluar edhe disa sekrete tė vogla...
Ke ndryshuar shumė qė nga koha kur u shfaqe pėr herė tė parė nė ekran?
Nuk mund tė them se nuk kam ndryshuar, duke pasur parasysh se gjatė shfaqjeve tė para isha mė e koncentruar nė kėndim apo nė atė ēfarė bėja para kamerės. Ndėrkohė, duke u shpeshtuar paraqitjet e mia, duke u pjekur profesionalisht, kam parė se fiziku zė njė pjesė goxha tė rėndėsishme nė skenė, andaj kam filluar t'i kushtoj mė shumė kohė paraqitjeve tė mia skenike, apo tė kaloj mė shumė kohė para pasqyrės.
Ēfarė lexon pėrgjithėsisht?
Me shumė keqardhje pėr veten time them se kohėve tė fundit kam pasur jo shumė kohė pėr tė lexuar, duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur kohėn e lirė e kaloja duke lexuar romane apo ndonjė enciklopedi. Tashmė mė kanė mbetur vetėm gazetat ditore, tė cilat i lexoj ēdo ditė duke pirė kafen e mėngjesit.
Bukurinė e pėrjetshme nė shkėmbim tė shpirtit. A do ta bėje kėtė zgjedhje?
Nėse pajtohemi se bukuria buron nga shpirti, atėherė do ta zgjidhja.
Le ta lėmė mėnjanė paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinė tėnde?
Sė pari, duke vazhduar tė kem energji pozitive pėr gjėrat qė mė ndodhin nė jetė, qė lidhet me pyetjen e mėparshme, sepse vazhdoj tė besoj se bukuria rrjedh nga shpirti dhe nga mendja e njeriut. Dhe sė dyti, duke mbajtur trupin dhe fytyrėn e freskėt me produkte qė janė tė shėndetshme dhe jo artificiale.
Njė pikė tė dobėt dhe njė sekret tė pamjes tėnde.
Sikurse ēdo femėr tjetėr, edhe unė kam jo njė, por disa sekrete tė pamjes sime. Ajo ēka mė bėn pėrshtypje tek pamja ime, por qė nuk mė shqetėson edhe aq shumė, ėshtė shėndoshja dhe dobėsimi pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. Mė ndodh shumė shpesh qė pėr njė javė tė shėndoshem, ndėrkohė javėn tjetėr humbas dy herė mė shumė kilogramė.
Ē'trajtim bėn nė sallonet e bukurisė apo tek parukieri?
Pėrveēse e vizitoj pothuajse ēdo dy ditė parukieren, bėj trajtime tė ndryshme fytyre, solar, sauna etj., por nuk jam shumė e fiksuar pas salloneve tė bukurisė.
Ka njė moshė pėr gjithēka. Pėr ty ka mbaruar periudha e...
Edhe pse ende mendoj se jam nė fazėn e shijimit tė gjėrave, pėr mua ka mbaruar periudha e piercing-eve tė shumta qė kam pasur nė trup, duke pasur dėshirė tė jem nė qendėr vėmendjes. Mė ka mbaruar periudha e obsesionit ndaj aksesorėve, ndėrkohė qė tani mė shumė mė pėlqen njė gjė e lehtė me shije dhe e vogėl e varur nė qafė.
Cila do tė ishte veshja e preferuar pėr mbrėmje?
Jam adhuruese e minifundeve apo e pantallonave tė shkurtra, sidomos nė kėtė sezon, si dhe njė bluzė seksi.
"Uniforma" e pėrditshme pėr nė punė?
Xhinse dhe atlete apo kėpucė tė rrafshėta, sepse puna ime e kėrkon veshjen e rehatshme, duke pėrjashtuar ditėt kur kam takime tė ndryshme dhe ku mundohem tė jem sa mė elegante.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Pėrgjithėsisht xhinse dhe atlete, pėrveē skenės, ku jam tėrėsisht e transformuar.
Tė brendshmet e preferuara?
Jam e apasionuar pas veshjeve tė brendshme dhe mund tė them se kėpucėt dhe tė brendshmet janė pikat e mia tė dobėta. Preferoj modelet e Victoria's Secret apo Frederick's of Hollywood.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Sikurse ēdo femėr tjetėr, edhe unė ka momente kur ndjehem seksi. Por edhe nė ato momente kur dua tė ndjehem mė seksi nuk e teproj...
Ēfarė mban zakonisht nė ēantė?
Gjithēka, duke filluar nga kremi i duarve, parfumi, diēka nga grimi, stilolaps patjetėr, CD, Usb, Ipod etj., etj.
Muzika qė nuk mungon kurrė nė iPod-in apo nė makinėn tėnde?
Meqenėse makinėn nuk e ngas dot pa muzikė, gjithmonė shoqėrohem nga muzika e momentit. Nėse jashtė ėshtė atmosferė me diell, preferoj hitet verore, ndėrsa nėse jam mė e qetė, mė shoqėron muzika e lehtė e vendit apo e huaja.
Nėse do tė zgjidhje, nė ē'qytet do tė doje tė jetoje?
Kam shėtitur shumė vende dhe pėrfundimisht nuk do tė mė pėlqente tė jetoja larg vendit tim.
Zgjedhjet pėr stinėn e verės?
Ngjyra shumė tė hapura, e verdhė, jeshile dhe e bardhė. Fustane tė gjatė tė lėshuar, me shumė ngjyra apo pantallona shumė tė gjera, gjithmonė me ngjyra tė lehta.
Parfumi i preferuar
BVLGARI OMNIA
Celulari qė mban
Nokia 7373
Ēanta e preferuar
Ngjyrė ari apo ngjyrė e zezė e kombinuar, jo ndonjė markė e posaēme
Kėpucėt e preferuara
Miss Sixty, ngjyra tė ndryshme
Linja e produkteve tė flokėve
Londa
Disku i preferuar
India Arie

lajme.parajsa.com
































