Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fjetja nė shpinė eviton paraqitjen e rrudhave

Pėrkrah gjenetikės, pėr fytyrė tė lėmuar dhe tė tėrhequr nė tė 40-tat ėshtė meritor edhe tė ushqyerit e rregullt, kujdesi i vazhdueshėm ndaj lėkurės dhe shmangia e shprehive tė pirjes sė duhanit, alkoolit dhe ”pjekjes' nė diell, thonė dermatologėt. »»


Vera e tė veshurave mė keq

15.10.2007 21:00 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion

Edhe nėse nuk i kishim ndėr mend, ja ku na dalin pėrpara: atėherė kur look-u i tyre tė shtie frikėn. Tė gjitha gabimet, e sidomos lajthitjet nė stil tė verės 2007, tė disa nga femrave mė tė njohura. Dhe kur gabojnė edhe ato, ne tė vdekshmet e thjeshta...!

Vishen me fustanka me lule, por nga ato shumė tė shkurtrat dhe me supe tė rrėzuara. Mbizotėrojnė tutat e pambukut, kudo pėrveēse nėpėr palestra. Zgjedhin aksesorėt dimėrorė pėr ngjyrat e ėmbla tė verės. Apo ēizme tė rėnda nėn kanotieret e lehta nė kėmbėt qė po plasin nga i nxehti. Ndėrsa veshje me prerje nga mė tė habitshmet mbyllen nė mėnyrėn mė tė tmerrshme mbi trupat e shėndoshur tė VIP-ave tė keqkuptuar, tė shėmtuar edhe mė nga ca prerje flokėsh tė papara.

Nga Britney Spears tek Avril Lavigne, nga Eva Green tek Sharon Stone, nga Jozefina Topalli tek Hueyda El Sayed: asnjėra prej tyre, as rishtaret e kėsaj rubrike dhe as ato qė janė mėsuar t’u lakohen tmerret e “look”-ut, nuk u ka shpėtuar objektivave tė aparatit fotografik qė ka sjellė kryeveprat e shijes sė keqe.

Britney Spears

Sigurisht qė pėr Britney-n kjo ėshtė njė periudhė mjaft e vėshtirė: divorci nga Kevin Federline ishte i saposhpallur kur njė tjetėr shtatzėni e pėrfolur - kėsaj radhe nga njė baba i panjohur - ishte goditja e fundit mbi njė fizik tė shformuar pėr shkak tė abuzimeve tė kėngėtares. Palč pastaj qė paparacėt nuk e lėnė pėr asnjė ēast tė qetė: e megjithatė, Spears-i nuk ėshtė se nuk ka pikėn e fajit, madje duket sikur i tėrheq pas vetes si mjalti mizat. Faji pikėrisht i kėtoj look-u: i pranueshėm pėr adoleshentet, nuk i pėrshtatet aspak fizikut tė Spears-it, me kėmbėt aspak tė tonifikuara dhe me shenja tė nxirash (fryt ndoshta i pėrplasjeve me paparacėt), qė kanė dalė nė dritė nė sajė tė fustanit me lule shumė tė shkurtėr e me supe krejt tė zbuluara me rripa qė varen. Ndoshta Britney qė nė vend tė rregullave tė elegancės ka futur nė kokė ca rregulla tė tjera qė e bėjnė tė marrė pamjen e njė shtėpiakeje tė dėshpėruar.

Hilary Duff

Dhe tė mendosh qė deri nė njėfarė pike ėshtė improvizuar edhe si stiliste mode. Por rruga ėshtė ende shumė e gjatė pėr tė arritur, jo perfeksionin qė jo e jo, por edhe njėfarė paraqitjeje tė pranueshme. Duke nisur nga zgjedhja e kėpucėve e duke vazhduar me shfaqjen e tutave nė rrugėt e qytetit. 

Avril Lavigne

Kėngėtarja ka njė koncept shumė tė veēantė pėr bizhuteritė, aspak tė ngjashėm  me atė tė shumicės sė njerėzve. Kjo e bėn me sa duket tė vendosė tė kombinojė bizhunė e kuqe tronditėse me rrobat e banjės gati tė tejdukshme qė dallohen nga poshtė kanotierės sė verdhė.

Pėr t’i vėnė kapakun kėsaj ēorbe, xhinse tė shformuara kaq tė gjata( krahasuar me gjatėsinė e Avril-it), sa pėrfundojnė bashkė me shijen e veshjes, poshtė shuallit tė pantoflave tė saj.

Jessica Simpson

Nuk mjafton njė ēantė e stėrmadhe pėr tė qenė nė modė, po kėtė Jessica Simpson duket se nuk e di.

Dhe kėshtu shfaqet rrotull plot krenari e veshur si pėr vrap, veshje krejtėsisht e papėrshtatshme, sa ajo nuk ėshtė duke ushtruar sportin e lodhshėm, me ēantėn e madhe firmato qė bie goxha nė sy. Ajo mund tė jetė e kėnaqur, por fanatikėt e elegancės me siguri aspak. 

Eva Green

Tė lė me gojė hapur, nga horrori ama, kompleti i veshur nga Eva Green, njė nga aktoret mė me sharm tė panoramės kinematografike. Tė paktėn ishte, deri sa nuk u prezantua nė publik e sajuar nė kėtė farė feje e me njė model flokėsh qė t’i ngre qimet e kokės pėrpjetė nga frika.

Pėr ta shfajėsuar pjesėrisht mund tė thuhet se fatkeqja duket si nė siklet e katandisur ashtu, sikur dikush (njė stilist sadist? Njė sponsor qė duhet kėnaqur?) ta ketė detyruar,  me pistoletė nė ballė, tė flijohet nė altarin e kush e di ēfarė perėndie shėmtie.

Sharon Stone

"Sa mė shumė isha e zhveshur, aq mė shumė isha e kėnaqur ", duket se ka thėnė ajo rreth interpretimit nė filmin Basic Instinct 2, pėr tė cilin mori nė vitin 2006 trofeun Razzie si aktorja mė e keqe protagoniste.

Faktikisht, kohėt e fundit Sharon Stone duket se ka njė raport shumė tė keq me veshjet: mjafton tė shohėsh nė ē’gjendje ėshtė fotografuar (shihni imazhin afėr). Po ta mendosh dy herė Stone ka tė drejtė: mė mirė pa rroba sesa tė jetė e veshur kėshtu.


Sarah Jessica Parker

Deri tani protagonistja e “Seksi dhe qyteti” ishte ndėr ikonat e elegancės  mė tė admiruara nga “fashion victim”- at e gjithė botės. Dhe aktorja nuk i ishte larguar kurrė identifikimit me protagonisten e telefilmit, gjithmonė nė modėn e fundit e pa asnjė detaj tė pavend.

Por sė fundmi diēka ka ndryshuar. Duket nga fustani me mėngė me topa plazhi (apo nėndetėse?)  qė ia gllabėrojnė krahėt aktores, tė cilėn ishim mėsuar ta shikonim tė veshur me rroba mė tė pėrshtatshme pėr personalitetin e saj e sidomos fizikun.

Nėse Sarah ka dashur tė distancohet nga look-u i pagabueshėm e seksi i Carrie-t, ia ka dalė shumė mirė.

Britney Spears (rikthimi)

Britney ka vėnė shpirtin, e ėshtė angazhuar nė maksimum pėr tė kombinuar lulkat e fustanit me ēantėn, kėpucėt e ( ky ėshtė njė fiksim i saj) me rripin nė flokė. Mėkat qė efekti final ėshtė njė sforcim qė e bėn tė duket si njė provinciale me veshjen e festės,  nė vend tė njė (ish) star-i tė muzikės qė kėrkon tė shfaqet chic.

Emma Watson

Kishte nisur tė prezantohej mirė, aq sa disa zėra qė ngjanin tė mirinformuar, thoshin se ishin gati tė bėnin be qė ajo do bėhej imazh i Chanel.

Dyshojmė se kjo “detyrė”, nė rast se zėrat nuk kanė gėnjyer, do jetė shumė larg, duke parė qė e ashtuquajtura  alter-ego-ja e  Hermione Granger-it ėshtė kapur nė fragrancė nga fotografėt e sajuar nė kėtė mėnyrė. Mė e keqja ėshtė se ajo edhe ka pozuar.

Fustani ėshtė aq pėr tė ardhur turp sa e gjora Ema gati nuk njihet. E zhytur pastaj nė atė palė ēizmesh si me gungė tė ngjall njė ndjenjė mėshire sa menjėherė do ta kėshillosh qė herė tjetėr tė shkojė te stilisti e mos tė vishet vetė. Kurrė!

Keira Knightley

Ku do jetė duke shkuar Knightley me kėtė hap, me kapelen e rrasur nė kokė e ēizmet prej kauboj, qė do ishin tė pėrshtatshme nė sallonin e setit tė njė filmi uestern? Po tė ishte kėshtu nė kėtė pikė do mendonim njė fund tė gjerė me thekė nė vend tė streēeve tė ngjitura pas trupit. E po kėshtu nuk pretendon dot as pėr njė ide!

Sienna Miller

Ja dhe Miller si tė ishte e pastrehė: me kapele, me njė bluzė tė rrudhosur, njė varėse me rruaza me ngjyra prej hipi-je e, qershia mbi tortė, ca ēizme me rripa tė shtrėnguar nė kavilje me pjesėn e mbetur tė varur.

Diēka pėr tė mbuluar mbathjet? As e ēon nėpėr mend! Kur martohesh, arsyet e atyre qė mbeten trok duhen konsideruar.

Tori Spelling

Vėrtet bėhej fjalė pėr verė, por fustanet me lule kėtė periudhė u pėrhapėn mė shumė se duhet.

Nuk duhet harruar edhe se ka fustan e fustan: disa janė chic, tė tjerė mė pak. I pėrket kategorisė sė dytė ai i Tori Spelling, ngjyrė e kaltėr e mbyllur me lule, dukshėm jo maksimumi i rafinimit. Pėr t’i vėnė shkelmin gjithēkaje shėrben gjatėsia: shumė i shkurtėr pėr 35 vitet e mbajtura keq nga ajo e kėmbėt robuste qė ka. Janė ca gjėra qė duhet t’i kishin rėnė nė sy.


Jozefina Topalli

Politika shqiptare i pati ca evenimente kėtė verė. E Jozefina Topalli mund tė thuhet se u bė sėrish protagoniste, jo si vitin e kaluar, ku qėndronte nė fashėn “alta tensione” pėr shkak tė zhvillimeve nė Parlament, por si kryetarja qė me rastin e betimit tė Presidentit kishte zgjedhur me kujdes dhe njė veshje jo si tė seancave tė zakonshme: kostum i kaltėr, material i fortė qė siguronte shkėlqimin metalik, njė trėndafil i stėrmadh montuar nė xhaketė, e mbi tė gjitha fundi deri nė fund tė kėmbėve qė vazhdonte me njė bisht tė gjatė qė e ndiqte nga pas tek shoqėronte Presidentin e ri nė sallė. Seancė si kjo Parlamenti vėrtet nuk kishte parė!

Hueyda Elsaied

Secila nga ne i rikthehet shpesh gardėrobės sė saj, ditėt vetėm rrjedhin, e kuptohet qė veshjet nuk mund t’i ndjekin me tė njėjtin hap. Por kjo kur flitet pėr veshjet e pėrditshme e pėr ne njerėzit qė blicet qė na shkrepen nė fytyrė janė ato tė aparateve fotografikė tė miqve apo familjes. Sepse kur je e njohur e kur imazhi e performancat tė mbeten jo vetėm nė albumin personal ca gjėra duhet t’i mbash parasysh. Si pėr shembull mos t’i kthehesh fustanit tė veshur nė prezantimin e Festivalit tė Dhjetorit para disa vitesh, pėr tė shkuar nė  ndarjen e ēmimeve “Kult” nė njė mbrėmje vere. Habitemi pse ka synuar pikėrisht kėtė pėrsėritje, ku as tymnaja e tyltė as modeli i stėrgjatė e voluminoz i fustanit nuk ishin njė kėrkesė e kėsaj vere.

Rona Nishliu                    

Po ku shkon o Rona me atė hap ushtarak aq tė rėndė e tė madh (sigurisht kjo meritė e kėpucėve qė ke mbathur)? Kėpucėt janė surpriza e radhės mbi tė cilėn shkel kėngėtarja kosovare nė Top Fest-in e fundit. Mungojnė lidhėzat me ngjyra tė ndezura e forma prej kėpuce klouni me tė cilat ėshtė shfaqur mė parė, por ēudia qė tė lėnė nė sy ėshtė po ajo. Pastaj streēe, njė pseudo fustan i shkurtėr, qė ngjan si njė balonė e shpuar qė e ka zėnė brenda e padyshim flokėt xhamajkan, tė cilėt nė kėtė stil tė hallakatur duken pjesa mė

normale.

Zanfina Ismajli

Zanfina dypolare: nė veri verė e nė jug dimėr. Ėshtė veshur nė njė model dy pjesėsh: lart nė vend tė bluzės njė varėse me shumė fije tė shndritshme e reēipeta qė dallohen nga rripat e pėrdredhur. Poshtė nuk i dallohet njė centimetėr lėkurė sepse streēet e ngushta tė zeza i rrėshqasin poshtė ca ēizmeve dimėrore qė prekin gjunjėt. Nuk arrin dot as tė fshehė kilogramėt qė ka marrė kėto kohė, po me sa duket kėtė Top Fest “s’do t’ia dijė” pėr asgjė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare