Ēdo lėkure, pastrimin e vet
06.11.2007 15:58 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Beauty
Pastrimi mė i efektshėm? Ai qė bėhet sipas llojit tė fytyrės. Sepse ky ritual, nė dukje i mėrzitshėm, ka njė rėndėsi shumė mė tė madhe nga sa e mendonit. Dhe nėse bėhet siē duhet, ėshtė mė shumė sesa njė fillim i mirė
Lėkurė normale ose e thatė
Kėrkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatė, qė tė mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale tė lėkurės.
Nė mėngjes
Lajeni fytyrėn me njė shkumė pastruese qė fillon tė veprojė menjėherė sapo gjendet nė kontakt me ujin. Ndėrsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen nė thellėsi fytyrėn, duke e pėrgatitur pėr tė pritur makijazhet pėr grimin. Pėrdorni ujė tė vakėt (shumė i ftohtė ose shumė i nxehtė mund tė dėmtojė kapilarėt nėn lėkurė duke i hapur rrugė skuqjeve, sidomos nė zonėn e faqeve). Njė herė nė javė pastaj bėjini njė esfoliant lėkurės me njė produkt tė veēantė tė pėrbėrė nga mikrokokrriza tė imėta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermėn.
Nė mbrėmje
Pėrdorni njė detergjent me bazė lipolipidike: ndėrsa eliminon grimin, ai rindėrton barrierėn hidrolipidike e cila dėmtohet gjatė ditės pėr shkak tė ndikimit tė ambientit. Mund ta pėrdorni edhe tonikun, por duhet tė keni kujdes qė tė zgjidhni njė pa alkool, pėrndryshe do tė rrezikoni tė irritoni dhe tė varfėroni shtresat e sipėrfaqes sė lėkurės.
Lėkurė e yndyrshme
Pėr kėtė lloj lėkure, ndalohen produktet agresive qė mund tė provokojnė efektin e kundėrt: duke e tharė lėkurėn stimulojnė gjėndrat dhjamore qė tė prodhojnė mė tepėr yndyrė.
Nė mėngjes
Lajeni mirė fytyrėn me njė detergjent specifik pėr lėkurėn e yndyrshme: njė i tillė ka pėrbėrės ekuilibrues – yndyre dhe dezinfektues, tė cilėt pastrojnė poret dhe eliminojnė efektin shkėlqyes nga fytyra.
Sė paku dy herė nė javė, bėni njė scrub me njė produkt kozmetik me kokrriza tė mėdha, nė mėnyrė qė tė arrijė tė depėrtojė nė ēdo lloj poreje dhe tė mund tė eliminojė pikat e zeza. Gjatė ditės, kujdesuni tė mbani afėr peceta tė lagura specifike, nė mėnyrė qė tė thani dhe tė eliminoni ndonjė ndriēim eventual, sidomos nė zonėn T tė fytyrės. Produktet e reja tė firmave tė mira kozmetike, mund tė pėrdoren edhe mbi grimin e fytyrės.
Nė mbrėmje
Zgjidh njė qumėsht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpėlajeni mirė fytyrėn me unė tė freskėt tė rrjedhshėm. Pastaj ėshtė i domosdoshėm toniku: duhet njė produkt i veēantė me njė gradė tė ulėt alkoolike me elementė lehtėsisht esfoliantė, ai acidi salicilik, qė ditė pas dite pastrojnė me tė vėrtetė poret e lėkurės.
Lėkurė e ndjeshme
Mė e hollė dhe mė pak elastike nga norma, njė lėkurė e tillė duhet trajtuar me maksimumin e delikatesės, pėr tė evituar skuqjet dhe irritimet tipike tė njė lėkure kuperoze (qė i acarohen kapilarėt duke u shfaqur mbi sipėrfaqe).
Nė mėngjes
Pastrojeni me kujdes me njė krem detergjent duke masazhuar fytyrėn dhe qafėn me gishta. Ndiqni njė lėvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrės drejt mollėzave, ballit dhe mjekrės, pėr tė riaktivizuar mikroqarkullimin nėn lėkurė. Nuk duhet qė lėkura tė ketė kontakt direkt me ujin e ēezmės: gėlqerja mund tė arrijė tė formojė kalcium dhe mbetje kimike, duke dėmtuar edhe mė barrierėn e jashtme tė lėkurės, qė edhe pa kėto ndėrhyrje ėshtė goxha problematike. Pėr ta hequr kremin detergjent, duhet tė pėrdorni pambuk tė lagur me ujė qė shitet i ambalazhuar (mė mirė ėshtė tė blini produktin specifik, me ujė trėndafilash apo ujė termik).
Nė mbrėmje
Zgjidhni qumėshtin dhe tonikun specifik pėr lėkurėn tuaj. Dhe nė zonat e konturit tė syve dhe buzėve pėrdorni produktet specifike. Njė tjetėr sugjerim: pėrdorni vetėm pambuk hidrofil tė bardhė (ata tė ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme nė tė tjera lloje lėkure, nė fytyrat e ndjeshme mund tė bėhen shkaktare tė irritimeve).
lajme.parajsa.com


































