Zhytuni nė blu
22.09.2007 09:00 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Gjithmonė i keni parė me dyshim njė palė kėpucė blu? Pėrherė keni menduar se kjo nuk ėshtė aspak ngjyra e pėrshtatshme pėr njė mbrėmje apo pėr njė ditė tė zakonshme? Deri mė sot ndoshta mund tė ketė qenė kėshtu, por vera e kėtij viti mė shumė se kurrė tė ngjall dėshirėn pėr t’u veshur me ngjyrėn e detit
Blu, ku dhe kur
Ditėve tė verės gardėroba duhet tė jetė e spėrkatur nė nuanca blu. Paraditeve ėshtė ngjyrė shumė ēlodhėse dhe nuk tė krijon kurrfarė vėshtirėsie pėr t’u kombinuar me ngjyrat e tjera. Mund tė vishet me tė bardhėn, me tė verdhėn, pannėn, por edhe me rozėn. Shkrihuni me ngjyrat e detit nė periudhėn e pushimeve. Vishni rroba banje tė kaltra. Guxoni nė sandale nė formė nallanesh tė larta, me rripa tė hollė ngjyrė blu. Hidhni njė ēantė tė stėrmadhe tė zbukuruar me guacka dhe yje deti. Do t’ju duket sikur keni hedhur mbi sup njė copėz det. Moda e kėsaj vere u pėrshtatet shumė toneve blu. Fustane nė formė kėmishe, dizenjo me pika dhe viza, stil retro, rripa tė hollė, modele tė lehta verore. Por mos ngurroni tė zhyteni nė blu edhe gjatė mbrėmjeve tė verės. Marka si Miu Miu ju propozojnė kėpucė elegante kombinuar me shkėlqime tė arta, kurse Emilio Pucci pėr sezonin e verės ka krijuar njė koleksion tė tėrė, ku bluja mbizotėron nė tė gjitha veshjet e pasarelės. Ē’prisni? Notoni edhe ju nė blu. 
lajme.parajsa.com


































