Ēelėsat e verės
11.07.2008 18:05 - Kategoria: Kulture: Moda - Burimi: JETA Fashion
Ēelėsat e verės
Pėr tė qenė nė njė hap me tendencat mė tė fundit tė modės dhe pėr t’u argėtuar me ngjyrat dhe aromat qė sjell stina e ēmendurive. Kopjoji qė tani!
Charms Mania
Protagoniste tė viteve ’60-’70, tė adhuruara nga Madame Coco, byzylykėt me stringla kthehen fuqishėm nė modė. Shihen edhe mbi ēanta apo celularė, nė version ironik, por ēdonjėra prej tyre tregon gjithmonė njė histori, njė udhėtim, njė dhuratė. Ose ėshtė njė talisman me njė domethėnie tė caktuar: dielli ėshtė fat, dora ėshtė mbrojtje, ylli ėshtė miqėsi... mė tė ēmuarit? Janė tė artė ose me gurė diamanti. Ata mė trendi janė prej argjendi ose inoksi me bruz dhe korale, perfekte pėr stinėn e verės.
Parfume tė kryqėzuar
Ē’po ndodh me parfumet? Ato femėroret po pasurohen me esenca tė drunjta, tipike mashkullore, qė tė kombinuara me lulet (gjithmonė protagoniste) i japin parfumit njė personalitet mė tė vendosur dhe elegant. E anasjella pėr aromat mashkullore, qė zbuten me lule pėr tė krijuar aromat mikse, por tė freskėta e tė thella nė tė njėjtėn kohė. Ajo qė ngelet e pėrbashkėt ėshtė njė gamė e tėrė erėzash, qė u jep tė dyja aromave njė nuancė erotizmi dhe sensualiteti.
Miqtė e lėkurės
E verdhė, portokalli, e kuqe, e gjelbėr. Janė ngjyrat e ushqimeve qė favorizojnė njė abronxaturė tė shėndetshme: karota, luleshtrydhe, pjepėr, speca, spinaq... tė gjitha produkte tė pasura me karoten, qė zbusin ndjeshmėrinė ndaj dritės sė diellit dhe stimulojnė melaninėn, duke favorizuar pigmentimin e lėkurės. Njė shembull? Glikopeni i domateve, “xantofille”-t e peshkut, betakaroteni i karotave, qė tė mbrojnė nga efektet negative tė radikaleve tė lira. Mund tė merren edhe si pilula, por pa e ekzagjeruar, sepse mund tė akumulohen nė mėlēi, duke krijuar shqetėsime metabolike.
Mbi flokė
Shami, fasha, rrathė, shalle... janė aksesorėt e domosdoshėm tė verės. Lidhen stil Grace (Blugirl), stil “Pirati i Karaibeve” (Giorgio Armani), pėrdridhen rreth qafės (Michael Kors) ose shtrėngohen nėn flokė, njė tjetėr must i stinės, i propozuar nė mijėra forma e ngjyra. Moda i propozon nė kashtė ose copė, nė tonet pastel ose ngjyra vitaminoze. Kombinohen me syzė tė gjera e tė mėdha me lente tė errėta.
Perfekte deri nė darkė
Njė “trend-setter” si Anna Wintour e kishte kuptuar prej kohėsh. Dhe tani, Katie Holmes, Mary J. Blidge e shumė tė tjera i japin tė drejtė. Prerja ideale e flokėve pėr tė qenė perfekte nga mėngjesi nė darkė ėshtė modeli “kaskė”. Me presje ose nė versionin karrč, qė rri mirė me tė gjitha stilet e veshjeve, deri tek ai casual. Kėrkon njė prerje “teknike”, me gjeometri perfekte, qė krijon volum nė pikat e duhura. Kurse nė shtėpi duhen pėrdorur produkte specifike pėr t’u dhėnė disiplinė, pa u shumuar flokėve lėvizjen.
Rroba banje me trup
Zgjedhja mes rrobave tė banjės me trup dhe bikinit tashmė ėshtė kapėrcyer. Kanė mbėrritur ato qė quhen trikini, qė me njė fashė lidh tė poshtmet me tė sipėrmet, dhe tankini: mbathje me minikanotierė nė vend tė reēipetave. Por nuk mbaron me kaq. Tėrmeti i verės 2008 quhet “quadranga”, njė revolucion i tangave, qė nė Spanjė po bėn namin. Mbrapa kanė formė normale tangash, ndėrsa pėrpara kanė formė kuadrati ose rombi tė lidhura me fjongo. Ėshtė koha pėr t’u ēmendur!

Nė formė me gjumin
Njė studim i universitetit Naval nė Kanada ka zbuluar njė lidhje shumė tė ngushtė mes gjumit dhe metabolizmit. Pėr njė periudhė prej gjashtė vjetėsh ekspertėt kanė ndjekur zakonet e njė grupi tė rriturish me mosha tė ndryshme dhe kanė zbuluar se rreziku pėr t’u shėndoshur rritet me 35% tek ata qė flenė mė pak se 6 orė dhe 25% tek ata qė e kalojnė gjithė ditėn e natėn nė krevat. Rezultati: deri nė pesė kile mė shumė nė tė dyja rastet. Po atėherė ē’tė bėsh? 7-8 orė gjumė nė ditė janė ideale.
Efekti natė
Hijezuesit mė nė modė? Blu dhe e kaltėr xhinsi, nuanca qė u shkojnė tė gjithave: u japin dritė syve gėshtenjė dhe thellėsi atyre tė kthjelltėve, nga bojėqielli tek e gjelbra. Pėrdoren tė pashoqėruar me nuanca kontrasti, nė versionin mat, pa shkėlqime perle. Shpėrndahen nė tė gjithė kapakun, pak a shumė tė shumuar sipas shijeve, me penel ose me gisht. Tė tjera risi verore tė koleksioneve tė make up-it janė ngjyra blu-natė e manikyrit, blu mavi e penelit, qė kombinohen me buzėkuqe dhe shkėlqyes me ngjyra natyrale.
lajme.parajsa.com
































