Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Muzeu i Krujes, vijne 40 mije vizitore

11.08.2008 06:01 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Hene, 11 Gusht 2008

KRUJE - Muzeu Historik Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne qytetin e Krujes, qe nga fillimi i ketij viti ka mirepritur afro 40 mije vizitore nga 20 vende te ndryshme te botes. Drejtori i muzeve te qytetit historik, Medi Hafizi duke pohuar kete fakt per ATSH-ne tha se "vetem gjate muajit korrik, eksponatet e muzeut u vizituan nga 11900 turiste te ardhur nga vende te ndryshme te botes". Sipas tij, gjate dy viteve te fundit eshte shtuar numri i grupeve te organizuara te turisteve qe kane mberritur nga Polonia, Cekia, Sllovakia, Rusia, SHBA, Italia, Argjentina, Austria Gjermania, etj. Shqiptaret nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, te cilet kane mberritur ne vendin tone per pushimet e veres, shton drejtori Hafizi, jane frekuentuesit me te rregullt te Muzeut Kombetar "Gjergj Kastrioti", muze qe mban emrin e Heroit tone Kombetar. Turistet e huaj paraqesin mjaft interes edhe per muzeun etnografik te Krujes, i cili eshte vendosur nje banese karakteristike te vitit 1760 ne oborrin e kalase, vetem 100 metra larg Muzeut Historik. Drejtori Hafizi tha se gjate ketij viti eshte investuar ndjeshem per permiresimin e mjediseve rrethuese ne te dy muzete e kalase se Krujes. Muzeu Historik Kombetar 'Gjergj Kastrioti Skenderbeu' eshte peruruar me 1 nentor te vitit 1982.



Nje milion e 300 mije USD per Gjirokastren

Me sa duket qyteti i Gjirokastres eshte ai, qe edhe kete vit ka perfituar nga zemergjeresia e Ministrise se Kultures per te. Tashme ka filluar restaurimi i qendres historike te ketij qyteti, ne menyre per te rritur numrin e vizitoreve te huaj, qe mund te shfaqin interes per te. Nje milion e 300 mije dollare eshte fondi i qeverise shqiptare per qytetin e Gjirokastres gjate vitit 2008.



Shifrat




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare