Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Na besoni ne, se ata kanė gėnjyer

31.08.2008 12:00 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Monarkia nė 80-vjetor. Historianėt zyrtarė: Zogu I, ky burrė i madh e i jashtėzakonshėm

Duhet njė sebep si i 80-vjetorit tė monarkisė shqiptare, qė njė zėvendėsministėr sportesh, a mė saktė udhėheqėsi i njė force politike, Lėvizja e Legalitetit, tė deklarojė pa dashje qė historia e shqiptarėve po rishihet. ”Nė kėtė kuadėr”, tha drejtuesi i Sporteve nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės dhe Rinisė, Ekrem Spahia, sė bashku me Qendrėn e Studimeve Albanologjike, Institutin e Historisė dhe Muzeun Historik Kombėtar, ”organizojmė njė Konferencė Shkencore Ndėrkombėtare me temė ”Monarkia Shqiptare 1928-1939” kushtuar kėsaj periudhe shumė tė rėndėsishme tė historisė sė Shtetit Shqiptar”.

Trupi i drejtuesve tė institucioneve nė fjalė, bėri tė ditur dje para medias kalendarin e datės 1 shtator, referuesit vendas e tė huaj, 21 studiues, ndėr tė cilėt Beqir Meta, Bernd Fischer, Bajram Xhafa, Jason Tomes, Valentina Duka, Teodor Kareco, Muharrem Dezhgiu, Fatmira Musaj, Francesco Guida, Alberto Basciani, Marenglen Verli, Patrice Najbor.

”Referencat do tė shėrbejnė si bazė pėr tė riparė dhe ndryshuar atė qė ėshtė shkruar pėr kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė” tha drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta, qė para pak muajve, ish- krye e Muzeut Historik Kombėtar, u shpreh pėr heqjen e mozaikut. ”Kjo shėnon fillimin e njė etape tė re nė rishikimin e historisė”. Meta shtoi se ai personalisht ka bėrė njė recencė me 24 faqe vėrejtje mbi tekstin e historisė tė vitit 2007 i cili, sipas tij, nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nga ai i vitit 1984.

Ku ėshtė gabuar me Mbretėrinė dhe mbretin? Ēfarė duhet korrigjuar nė tekstin bazė tė teksteve tė historisė? Kasem Biēoku, drejtori aktual i Muzeut Historik Kombėtar, tha se Ahmet Zogut i veshin tė pavėrteta si ajo e zbatimit tė njė politike antikombėtare. ”Ahmet Zogu s’ka tė bėjė fare me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste”, tha studiuesi i epokės sė Skėnderbeut. ”Se ēfarė ka bėrė ai, mjafton t’u hedhim njė sy teksteve tė shkollave tė asaj kohe qė janė pėr t’u pasur zili edhe sot”. Gati i sugjestionuar nga fjalėt e veta dhe nga sytė qė e shihnin dhe veshėt qė e dėgjonin, nuk iu duk i tepėrt opinioni qė po i dilte nga zona subjektive, i zhveshur sa nga logjika e historianit aq edhe nga ftohtėsia e qytetarit qė nė kėtė rast e njeh mirė historinė e vendit tė tij, si zanat qė e ka. ”Ai ėshtė personaliteti mė i jashtėzakonshėm nė historinė e popullit shqiptar dhe qė krijoi njė Shqipėri demokratike”. Zoti historian po bėnte tė njėjtėn gjė si ata ”historianėt kompilatorė” qė kanė shtrembėruar historinė por qė ”s’kemi pse i akuzojmė, e tillė ishte koha”.Studiuesi i Skėnderbeut dhe Shqipėrisė otomane, po e deformonte Mbretin edhe ai, por duke e lėvduar.

Ka njė lloj historiani nė Shqipėri qė kur nuk ėshtė i veshur me autoritet zyrtar bėn propagandė deri sa ta rrėzojė nga karrikja ”historianin e keq”. Kur e fiton atė autoritet nga ardhja nė pushtet e forcės politike ku militon – historiani vazhdon tė jetė anėtar partie jo me teserė, po me zell praktik qė i kompensohet me interesa tė momentit, karrierė, libra, para dhe mbi tė gjitha sedėr e gufuar nga vėmendja e masės qė, falė shtypit qė shpesh merr ē’t’i dalė para, ia qep sytė si tė ishte Herodot – prapė e vret kėpuca dhe e ējerr ferra qė ka lėnė pa prerė paraardhėsi i tij, ”historiani i kohės sė Enverit”. Kur tė kthehet atje ku ishte, historian i lirė e pa post zyrtar, ka shkruar ndėrkaq njė faqe tjetėr tė historisė sipas tij, dhe tė historisė sonė dyfytyrėshe.

Duhet shtuar kėtu se Meta si drejtues qė ėshtė (sė bashku me drejtorin Biēoku i pėrket brezit tė historianit 55-70 vjeēar qė ka pėrvojėn e historigrafisė sė djeshme marksiste-leniniste dhe tė sotme) nuk pėrmendi gjėkundi ”nė kuadrin e rishikimit tė historisė” dy burime tė rėndėsishme: njerėzit dhe paratė, pa tė cilėt nuk mund tė pretendohet njė histori e re. Njerėz tė painfektuar nga e shkuara dhe paratė qė do t’i ēonte kėta njerėz nė arkivat burimore tė botės ku ruhen tė fshehura nė gjuhė tė vjetra dhe tė sotme edhe historia qė nuk njohim.

Po hė pėr hė, kjo nuk i intereson asnjė prej insitucioneve qė po festojnė themelimin e institucioneve tė ”tė parit shtet efektiv shqiptar”.-------------------Thėnie e ditės

Kuraja e njė pike uji ėshtė guximi pėr tė rėnė nė shkretėtirė

Nga ”Katėr gjenerata nėn njė ēati”, Lao She



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare