Nasho Jorgaqi: Kur Fan Noli "dashuroi" Khajamin
18.05.2008 00:06 Kulture - Burimi: Metropol Kulture
Njihet si dita botėrore e poetit tė madh lirik pers Omar Khajam. I njohur pėr "tė famshmet Rubaira", 16 maji, ėshtė njė datė mė shumė pėr tė pėrkujtuar kėto krijime dhe shqipėrimin e tyre nga Fan Noli. Duke e quajtur sjelljen e tyre nė shqip nga kleriku i njohur "njė ngjarje e shėnuar nė jetėn tonė kulturoreletrare, po dhe njė sprovė tė aftėsive dhe e vitalitetit tė fjalės shqipe", studiuesi Nasho Jorgaqi rrėfen pėr "Metropol" lidhjen e Nolit me veprėn e Khajamit, kohėn kur ajo u pėrkthye dhe si kanė ardhur deri sot dorėshkrimet origjinale tė kėtij shqipėrimi.
Ju jeni marrė dhe keni studiuar gjerėsisht figurėn e Nolit, edhe nė lėmin kulturor e artistik. Si lindi ideja e tij pėr tė pėrkthyer Rubairat?
Ėshtė shumė interesante tė hetohet dhe tė studiohet fakti se si u njoh dhe si lindi ideja pėr pėrkthimin e "Rubairave" tė Omar Khajamit nga Noli. Ē'ėshtė e vėrteta, tė dhėnat burimore tė drejtpėrdrejta pėr kėtė ngjarje i kemi tė pakta. Nga gjurmimet e bėra rezulton qė Noli kėtė vepėr nisi ta pėrkthejė nė vitin 1924. Rubairat e para qė shqipėroi ia dėrgoi mikut tė tij nė SHBA, Koēo Tashkos. Nuk dihet pėr t'i botuar apo pėr t'i kėrkuar mendim, por fakti ėshtė qė Tashko jo vetėm i botoi nė gazetėn "Dielli", por i shoqėroi dhe me njė shkrim ku fliste pėr vlerėn e Rubairave dhe ēmonte shqipėrimin e Nolit. Koha kur i pėrktheu Noli kėto ishte shumė e trazuar, kjo koincidoi dhe me ngjarjet kulmore politike tė viteve '20. Po tė kemi parasysh se nisi nė vitin 1924 dhe i botoi mė 1926, rezulton qė i ėshtė dashur tė punojė dy-tre vjet.
Pėr kohėn e pėrkthimeve tregohen dhe ngjarje personale. Mund tė na thoni ndonjė prej tyre?
Sė pari, Noli edhe pse nė kėtė kohė angazhimin kryesor e kishte si lider politik dhe lider fetar dhe mė pas si kryeministėr, e pranueshme nė kėtė periudhė, ēuditėrisht nė jetėn e tij vetjake, intime, pėr t'i lehtėsuar hallet qė kishte do tė qe muzika. Nė kėtė kohė kishte marrė me vete dhe i binte oboit. Por tė pranishme do tė ishin edhe Rubairat, tė cilat nė intervalet midis punėve do t'i shqipėronte. Nė kėtė situatė do ta gjente kundėrrevolucioni i dhjetorit '24. disa thonė se nė kohėn kur mercenarėt e Zogut kishin zbritur deri nė shkallėn e Tujanit dhe po mėsynin Tiranėn, Noli po i binte oboit. Njė gjė ėshtė e vėrtetė: Noli, kur zogistėt po sulmonin Tiranėn, u detyrua tė linte zyrėn e Kryeministrisė dhe t'i hipte makinės e tė nisej nė drejtim tė Durrėsit. Mirėpo nė rrugė e sipėr u kujtua se kish harruar dorėshkrimet e Rubairave tė pėrkthyera. Atėherė jep urdhėr tė kthehet mbrapsht. Ordinanca e tij, kur dėgjoi prej Nolit arsyen pse do tė kthehej mbrapsht, i tha: Imzot, ju vazhdoni rrugėn, unė do tė shkoj t'i marr vetė "Rubairat". Kėshtu ndodhi. Ai u kthye, hyri nė Tiranė mes luftimeve qė zhvilloheshin, shkoi nė Kryeministri ku mori dorėshkrimet dhe ia dėrgoi Nolit qė e priste nė Durrės. Ordinanca ishte njė njeri i thjeshtė, besnik i Nolit. Mė vonė dhe ai doli nė mėrgim si i zoti. Emri i tij ishte Rushit Bilbil Gramshi. Mė 1926, kur Noli i botoi "Rubairat" pėr herė tė parė nė njė libėr mė vete nė Vjenė, nė shenjė mirėnjohjeje vuri si emėr tė pėrkthyesit, si pseudonim tė tij: Rushit Bilbil Gramshi. Pėr kėtė emėr ka dhe komente tė tjera, njėri nga tė cilėt ėshtė qė Rushit Bilbil Gramshi ka njė domethėnie konkrete. Noli me Rushitin do tė thotė: vera, bilbili ėshtė poeti dhe Gramshi-grap. Natyrisht pėr mua kjo ėshtė e diskutueshme dhe jo fort mbushmendėse.
Folėm pėr kohėn kur Noli shqipėroi Rubairat. Por pėrse ai i pėrktheu "Rubairat" nė shqip?
Njė pėrgjigje e plotė dhe shkoqitėse do tė donte shumė kohė. Ėshtė vėrtet e ēuditshme qė njė klerik i lartė si Noli tė pėrkthente njė vepėr siē janė "Rubairat". Siē dihet, ato i pėrkasin njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Rilindjes persiane, qė zgjati nėntė shekuj (shek IX-XVI), njė rilindje qė dha poetė e dijetarė tė mėdhenj, ku ndėr mė tė shquarit ishte Omar Khajami. Njė poet i madh, por edhe njė astronom e matematicien i shquar. Ai do tė lėvronte njė lloj tė veēantė poetik siē ėshtė Rubaira ose Rubajatė, qė ėshtė njė strofė e pėrbėrė vetėm prej katėr vargjesh, nė tė cilėn poeti shpreh ndjenjat, mendimet, gjendjen e tij shpirtėrore. Kėto vargje janė tepėr lakonike dhe ashtu siē thotė njė kritik, nė to fjala ndihet ngushtė, kurse mendimi ndihet i lirė. Pėr pasojė, pėrkthimi i "Rubairave" ėshtė shumė i vėshtirė dhe ato iu bėnė tė njohura botės perėndimore pėr herė tė parė nė shekullin XIX nga Eduard Fitzgerald. Thonė se Khajami kishte shkruar rreth njė mijė rubaira. Mirėpo studiuesit kanė konstatuar se vetėm gjysma e tyre janė origjinale, qė i takojnė atij. Pjesa tjetėr konsiderohen apokrife, domethėnė tė falsifikuara. Noli do tė pėrkthente mbi 100 rubaira, ato qė i janė dukur mė tė mirat.
Ēfarė pėrfaqėsojnė kėto rubaira si vepra poetike?
Ato janė krijime artistike origjinale krejt tė veēanta, tė frymėzuara me ide liridashėse. Mbi bazėn e tyre qėndron gėzimi i jetės. Ai i kėndon lirisė, dashurisė, verės, kėnaqėsive njerėzore. Noli, i cili ka qenė gjithnjė njerėzor, human, do tė tėrhiqej prej gjithė kėtyre vlerave. Atė do ta bėnte pėr vete fryma liridashėse, urrejtja dhe zemėrimi kundėr tiranisė e padrejtėsisė, mospajtimi me dogmėn etj. Tė gjithė studiuesit habiten dhe admirojnė Nolin, se si ai mori pėrsipėr t'u japė shqiptarėve njė vepėr tė tillė, nė njė kohė kur nė Shqipėri sundonte prapambetja, padija, padrejtėsia, paragjykimet dhe besėtytnitė. Por Noli u ngrit mbi tė gjitha kėto dhe siē ishte nė politikė pararendės i parakohshėm, kėshtu do tė ishte edhe nė fushėn e artit dhe kulturės. Kėtu qėndron dhe madhėshtia e tij. Edhe kėsaj here do tė sfidonte regresin me akte tė tilla.
Nga ē'gjuhė e pėrktheu veprėn e Khajamit?
Shqipėrimi i Rubairave nga Noli u shoqėrua me njė studim shkencor dhe me shėnime historiko-letrare qė tregojnė pėr pėrgatitjen e tij serioze, tė cilat edhe sot e kėsaj dite i kanė qėndruar kohės. Nga kėto kuptojmė se ai u mbėshtet nė radhė tė parė nė pėrkthimin e Fitzgeraldit. Por e mėsoi persishten aq sa i nevojitej pėr tė bėrė njė krahasim me origjinalin. Pėr hir tė sė vėrtetės, kemi edhe njė pėrkthim tjetėr tė "Rubairave", tė bėra krejtėsisht me origjinalin dhe kėto janė tė pėrkthyera dhe botuara nga njė klerik tjetėr: Hafiz Ali Korēa. Padrejtėsisht pėrkthimi i Korēės ėshtė nėnvleftėsuar. Pėr mendimin tim "Rubairat" e Korēės janė njė pėrkthim i saktė, fjalė pėr fjalė. Njė pėrkthim padyshim me vlera filologjike sepse ai nuk ishte poet, pavarėsisht vlerave intelektuale qė kishte. "Rubairat" nuk do tė kishin atė jehonė dhe ndikim nė kulturėn e letėrsinė tonė po tė mos ishin pėrkthyer nga Fan Noli. Noli, duke qenė poet, artist i madh, mundi t'i rijapė vlerat origjinalit, falė aftėsive tė tij tė shquara, aftėsisė rikrijuese. "Rubairat" nė shqipėrimin e Nolit u dhanė nė shqip si kryevepra tė origjinalit. Mund tė jetė i vėrtetė siē mund tė ketė vėnė re edhe ndonjė studiues qė ai nuk i ka qėndruar tėrėsisht besnik origjinalit. Pėrkthimi i Nolit ėshtė i lirė, pra rikrijim. Njė vepėr qė sjell, jep vlerat e tij tė shquara artistike si poet. Kėshtu qė lexuesit shqiptarė kanė fatin tė kenė nė dorė dy pėrkthime tė "Rubairave": njė pėrkthim artistik tė vėrtetė dhe njė pėrkthim filologjik serioz. Ėshtė nė dorėn e tyre tė zgjedhin, t'i shikojnė e t'i shijojnė "Rubairat" nė tė dy anėt e medaljes.
Ekziston dorėshkrimi i "Rubairave" nė arkivin e Fan Nolit?
Me sa di unė, dorėshkrimi nuk na ka arritur. Por nė dosjet e dorėshkrimeve tė tij gjejmė variante tė rubairave tė ripunuara, nga tė cilat me rastin e kėsaj ngjarjeje duhet t'ia jap e ndaj kėnaqėsinė time me lexuesin. Ja cilat janė kėto: Nėn hijen e njė pjergulle mė njė anė/ Ca buk' e ver' e vjersha dhe ti pranė/ Tė na kėndosh makar nė shkretėtirė/ Dhe s'ka parajsė mė tė mirė/.
"Sa ėmbėl tė jesh mbret!" Disa mejtojnė/ "Sa ėmbėl nė parajsė!" Ca besojnė/ Ah, kape kupėn dhe kusurin fale/ Larg teje pompėn dhe daullen ndale/.
E dashur, mbushma kupėn qė kthjellon/ Tė sotmen nga ēdo vrer qė vjen a shkon/ Po nesėr? Nesėr poshtė u vėrtita/ Nė shqotėn e sė djeshmes u varrita/.
AQSH F.S. Noli: Dosja 8
Sė fundmi, megjithėse nuk mund tė konsiderohet si e fundit nė radhė, ēfarė iu tėrhoqi t'i pėrkushtoheni studimit lidhur me shqipėrimin e kėsaj vepre?
Duke u marrė me jetėshkrimin e Fan Nolit mė ėshtė dashur tė bėj gjurmime nga mė tė ndryshmet, qė mė kanė ēuar dhe te shqipėrimi i "Rubairave". Nuk mund tė fsheh qė jam njė nga admiruesit e shumtė tė Omar Khajamit tė dhėnė nė shqip nga Noli. Vėrtet Rubairat janė krijime poetike tė mrekullueshme, tė thella, me frymė liridashėse, me dashuri pėr jetėn. "Rubairat" i japin lexuesit gjithė bukurinė, hijeshinė e shijen e gėzimeve tė jetės. Dhe kur kėto i lexon e shijon nė shqip, tė dhėna nga njė klerik i lartė qė ka predikuar dogmėn fetare nė kishė, e kupton dhe ndjen fuqishėm madhėshtinė e mendjes dhe zemrės sė Nolit.
Bisedoi: Blerina Goce
Sonte, ēmimet pėr Apollon 08
Edicioni i shtatė i Festivalit Mbarėkombėtar tė Aktrimit Apollon 08 ka mbėrritur drejt fundit. Shtatė trupa janė ngjitur nė konkurrim gjatė ditėve tė festivalit, kurse dy tė tjera nga Greqia dhe Italia kanė ardhur pėr tė pėrshėndetur publikun fierak. Sonte, nė natėn pėrmbyllėse tė tij festivali, do tė ketė rezervuar 6 ēmime: ēmimi i parė pėr aktorin dhe aktoren mė tė mirė protagoniste, ēmimi pėr aktorin dhe aktoren joprotagoniset, ēmimi qė do tė shkojė pėr debutantin ose debutanten mė tė mirė tė festivalit dhe ēmimi i karrierės, qė shkon pėr njė aktor ose aktore qė ka dhėnė kontribut tė madh nė skenėn teatrore shqiptare.

lajme.parajsa.com