Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Nata e Bardhė,durrsakėt dhe pushuesit nė festė

17.08.2008 07:18 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Njė atmosferė elektrizuese dhe e zhurmshme ka shoqėruar tė parėn Natė tė Bardhė tė organizuar nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Nata e Bardhė i gjeti pushues e qytetarė durrsakė nėpėr sheshe e lokale, kurse kryebashkiakun nė zyrė, nė pritje tė vizitorėve tė natės. Megjithėse larg pėrvojave botėrore, ku tė tilla aktivitete konsiderohen si manifestime kulturore, Nata e Bardhė e Durrėsit ka qenė njė natė ndryshe. Pushues dhe qytetarė janė angazhuar nė ndjekjen e koncertit dhe aktiviteteve tė tjera muzikore tė organizuara gjatė natės mes sė enjtes dhe sė premtes. Aktivitetet kanė nisur qė nė orėn 19:00 tė mbrėmjes sė tė enjtes pėr tė vazhduar deri nė tė gdhirė festimet, nė disa nga pikat kryesore tė qytetit. Nė sheshin para pallatit tė kulturės "Aleksandėr Moisiu" u organizua njė koncert me kėngėtarė tė njohur tė skenės shqiptare, ndėrsa nė sheshin para bashkisė njė aktivitet me numra cirku mblodhi fėmijėt dhe prindėrit e tyre. Njė ekran i madh, i vendosur nė mes tė Rrugės Tregtare transmetonte koncerte tė regjistruara tė kėngėtarėve tė njohur. Durrsakėt dhe pushuesit janė pėrfshirė nė kėtė mėnyrė nė natėn festive, duke qėndruar pėr orė tė tėra nė freskinė qė tė fal njė natė e gjallė nė bregdet. Kryebashkiaku i Durrėsit, Vangjush Dako, ka pėrshėndetur pjesėmarrėsit nė koncertin e organizuar nė shesh, duke premtuar se Nata e Bardhė, ashtu si nė shumė qytete tė botės dhe prej disa vitesh nė Tiranė, do tė kthehet nė traditė dhe pėr qytetin bregdetar.

Problemi

Edhe kėtė herė mungoi njė njoftim i detajuar pėr aktivitetet e organizuara nė kuadrin e Natės sė Bardhė, qė do tė orientonte mė sė miri qytetarėt dhe grupmoshat e ndryshme drejt ngjarjeve artistiko-argėtuese mė tė pėlqyera. Sezoni turistik i kėtij viti ka regjistruar njė mori aktivitetesh tė kėtij lloji, tė mbėshtetura financiarisht nga bashkia e qytetit. Ndonėse ato pasuruan ndjeshėm mbrėmjet durrsake, duke ofruar mė shumė ndjellje dhe mundėsi pėr argėtim falas pėr pushuesit nė qytetin e Durrėsit, koncertet kanė qenė kaotike, tė palajmėruara nė kohė dhe rrjedhimisht tė ndjekura nga pushuesit dhe qytetarėt rastėsorė qė mbrėmjeve bėjnė shėtitjen e zakonshme te shėtitorja qė durrsakėt e njohin me emrin "Vollga".





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare