Ndahen sot trofetė e "Apollon '08"
17.05.2008 11:37 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
Rrugėtimi i edicionit tė shtatė tė Festivalit barėkombėtar tė Aktrimit "Apollon '08" mbyllet sot nė mbrėmje nė Parkun Arkeologjik tė Apollonisė. Njė ceremoni ēmimesh do tė kurorėzojė aktorin mė tė mirė tė kėtij edicioni, tė mbėshtetur nga Bashkia e qytetit tė Fierit dhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Spo-rteve. Pėrgjatė njė jave, shtatė trupa janė ngjitur nė konkurrim nė skenėn e teatrit "Bylis" dhe nė destinacione tė tjera jashtė qytetit. E fundit qė ėshtė ngjitur nė skenė ka qenė shfaqja "Pamje nga ura", e Artur Miller nėn regjinė e Albert Mingės. Ndėrsa ende pritet vlerėsimi i jurisė, pėrbėrė nga aktorėt Tinka Kurti, Bujar Asqeriu dhe Niko Kanxheri, ėshtė vėnė re se publiku ka qenė shumė afėr festivalit tė sivjetshėm. "Nė lėmin e aktrimit do tė veēoja lojėn e Ēun Lajēit, Blerta Sylajt dhe Vedat Haxhiismalit, me dramėn "Pėrplasja" tė Ekrem Kryeziut. Ishin nė unitet tė jashtėzakonshėm tė fjalės dhe lėvizjes. Realizuan njė pėrshtatje dhe njė interesim tė spektatorit tė pėrzgjedhur e qė ėshtė njohės i teatrit. Edhe shfaqja e Durrėsit, "Tė gjitha tė njėjtėn histori" vėnė nė skenė nga Driada Dervishi, dha elemente shumė interesante tė aktrimit me monologė tė vazhdueshme. Ndėrsa njė tjetėr shfaqje kompetitive ka qenė "Pamje nga ura", me interpretimin e aktorit tė njohur Timo Flloko. E reja e kėtij edicioni kanė qenė dhe takimet e aktorėve dhe regjisorėve nė tri shkolla tė kualifikuara tė Fierit, qė japin dimensionin e sė ardhmes dhe janė kthyer nė takime dhe festa tė vėrteta", - shprehet kritiku i teatrit Adriatik Kallulli, i cili ka ndjekur gjatė gjithė kohės festivalin. Ka qenė trupa teatrale e Fierit ajo qė ka ēelur kėtė festival me "Fqinjėt", e Rruzhdi Pulahės dhe regji tė Dhimitėr Orgockės. Drama e Ekrem Kryeziut "Pėrplasja", vendosur po me regji tė tij, dhe interpretim tė Ēun Lajēit, Blerta Sylajt dhe Vedat Haxhiismali kanė qenė tė dytėt nė konkurrim. Vlerėsimet pėr kėtė dramė kanė shkuar edhe nga Josif Papagjoni. "Nga shfaqjet mė mb-resėlėnėse ishte drama "Pėrplasja", e Ekrem Kryeziut, nėn interpretimin pasional dhe brenda njė kahe tė thukėt psikosociale prej aktorit tė mirėnjohur Ēun Lajēi. Shfaqja pėrcolli me ndjeshmėri makthin e njeriut shqiptar nėn burgjet e tmerrshme serbomadhe, tjetėrsimin dhe deformimin e tij si pasojė e dhunės dhe pajtimin e delirin nė rrethanat ēnjerėzore. Tutje kėsaj shfaqjeje erdhi njė nga arritjet e shquara tė Teatrit Kombėtar tė kėtyre viteve drama e njohur e Artur Milerit, "Pamje nga ura", ku spektatori fierak, voli kėnaqėsi tė thella estetike nga loja plot pasion e aktorit tė mirėnjohur tė kinemasė, por edhe teatrit Timo Flloko, nė rolin e protagonistit Edi Karbone. Sikundėr edhe nga interpretimi i fortė dramatik i Bujar Asqeriut, nė rolin e Markos, Yllka Mujos, nė rolin e Beatris apo dy tė rinjve tė talentuar, si Indrit Ēobani dhe Ota Gixhari. Kjo shfaqje na dėshmoi dhe njėherė se kur puqen nė njė, prekja e njė realiteti tė dhimbshėm me cilėsinė teatrore, impakti i realizuar mbėrrin sipėrinė e vet", - shprehet Papagjoni. Ai ka vėnė fokusin edhe nė shfaqje tė tjera tė festivalit, qė sipas tij kishin edhe elementė tė diskutueshėm. Pjesėmarrjen si pėrshėndetėse tė trupės sė Teatrit Shtetėror tė Korfuzit me shfaqjen "Baēhae" e ka konsideruar njė pjesėmarrje tė veēantė, ndėrsa thekson se "do tė ishte e dėshi-rueshme qė tė bėheshin trajtime mė serioze lidhur me mendimin estetik mbi aktrimin, kahu dhe trendi i tė cilit ėshtė dhe ky festival, ballafaqimin e pėrvoja tė mė tė vjetėrve me mė tė rinjtė, pa humbur shumė kohė nė analiza tė komponentėve tė tjerė teatrorė qė janė objekte tė festivaleve tė tjerė", - shprehet ai.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_lil-wayne-2.jpg)






























