Ndonjė fjalė edhe pėr Londrėn
18.05.2008 00:04 Kulture - Burimi: TemA Kulture
-Mė parė se kryeqytet legjendar i Mbretėrisė se Bashkuar Britanike, Londra (ime) kėsaj radhe, e ka emrin Arben, Rrahman, Jeton, Edison, Bejtullah, Uran... dhe D R Oakley-Hill, njė anglez nė Shqipėri.
Londra e mesit tė muajit prill, ky vit, as pėr sė afėrmi nuk ngjante nė kryeqytetin e kėnduar tė Mbretėrisė. Nė vend tė zhumhurit dhe shkėlqimeve dritėmėdha, qytetin e mbėrthente kohė e keqe. Bėnte ftohtė. Shiu me breshėr ndėrroheshin, me njėri tjetrin, paianda. As Picadylli Circus i famshėm, as Trafalgar Square, me marifetet e tij mahnitėse arkitektonike, as sahati i kullės, Big Beni vetė, as Tower Brigde (Kulla Urė), nuk e kishin atė nurin, qė tė vjen ndėrmend, sa herė e kujton kėtė metropol, qytetin e dytė, pėr nga madhėsia, pas Moskės, nė Evropė. Atij moti tė pėrzishėm, ēfarė merrte ato ditė nė Londėr, iu shtua edhe njė maratonė gjigante qė, pa fije mėshire, paralizoi tėrė qytetin, sikur tė ishte njė uzurpator. ... Vrapuesit fantastik/ nė udhėn njėkahėshe/ njėkahėshe e kanė pėrshėndetjen (Rr. Dedaj).
Prandaj, as qė bėhet prova mė e vocėrr qė tė vilet asgjė nga bukuria, as tė vihen nė pe xhevahiret e tij, mė tė cilėt, duhet pranuar, ky (krye)qytet ėshtė tejet i pasur. (Si ēdo qytetet tjetėr nė botė, i madh a i vogėl qoftė, Londra aq mė parė, moti kohė ėshtė regjistruar dhe shtrirė gjerė e gjatė, nė hapėsirat e faqeve tė pafundme tė internetit. Mjafton tė ndeshėsh nė goglėn e parė (lexo: google-n) qė tė vjen para sysh, krah mė krah, tė hapet Londra me letėrnjoftimin e saj. Me CiVi-nė e saj. Me tėrė historinė e saj tė pasur, tė re e tė vjetėr, qė mund ta lexosh nė shumė gjuhė tė botės, pos nė gjuhėn shqipe. Pse?).
Prandaj nė kėtė shtegtim, asnjė fjalė pėr atė qė ėshtė e regjistruar atje, nė google, pra. Do tė jemi nė shoqėri me njerėzit tanė qė, nė ēast, bėjnė tė harrosh qė gjendesh nė Londėr, kur pėrnjėherėsh rrėshqet nė Prishtinė, nė Tiranė, nė Opojė dhe kudo tjetėr nė shqiptari. Nėse rrėfimi nis pikėrisht me nipēen tim Tonin (Jetonin), mos tė merret pėr tė keq. Jo pėr fis qė jemi, por ai ėshtė fajtor pėr tė gjitha. Pas shumė grishjes tė pareshtura, mė nė fund, trokas nė dyert (e oborrit) tė tij, nė Londėr. Me pret ashtu siē pritet jo i afėrmi, njeriu i fisit, por ēdo shtegtar nga atdheu, kur prish qetėsinė e trishtueshme tė mėrgimit. Toni, (Jetoni, pra) ėshtė ish student i arkitekturės nė Prishtinė. Me prirje tė mėdha pėr art, veēmas pėr poezi. Njohės dhe adhurues pasionant i muzikės klasike, sidomos i asaj tė lehtė franceze. (Dėshmi pėr konstatim janė raftet e mbushura me lloj-lloj disqesh e disketash tė kėsaj muzike). Toni, qė tash e disa vjet mė parė, nė Londėr ushton profesionin e taksisė, ėshtė edhe njė lexues i zellshėm i librave. Asnjė ditė, nė asnjė relacion taksie, nuk niset pa libėr nė makinė. Gjersa gjendemi nė njė kryq sheshi tė Londrės, spontanisht shtrij dorėn dhe nga xhepi i derės sė automjetit tij, nxjerr pėrnjėherėsh, dy libra:Qyteti pa reklama dhe Qajtore. I pari i Kadaresė dhe, i dyti i Edison Ypit. Tek ky i dytit zė fill e tėra. E para, ishte befasia prej nga nė duart e nipēes libri i mikut tim tė mirė Edison qė, aty midis Londrės, emri i tij nuk tingėllonte ndryshe, po si emėr tipik anglez! Me padurim hy nė Qajtore. Pothuaj se tė gjithė titujt e reportazheve brilante tė kėtij reporteri tė preftė dhe tė shkėlqyer, me kujtoheshin, nga se shumicėn i kisha lexuar mė parė nė faqe gazetash shqiptare. Tė Tiranės dhe tė Prishtinės. Hello Gill ishte titull i njėzet e tetė, i fundit nė kėtė me pėrmbledhje, (Botime Maluka, Tiranė 2007) dhe i pari qė, aty pėr aty, me hynė nė punė dhe me del nė ndihmė pėr kėtė paraqitje time ekskluzive nga Londra e muajit prill 2008. Pse mu ngjit pėr kureshtje pikėrisht ky titull, nuk ėshtė vėshtirė tė deshifrohet. Pa humbur kohė, nė ēast, e lexoj. (Nė fillim ishte lexim e pastaj, pastaj ishte gėlltitje!). Anglezėt janė pordhacė dhe nervozė tė padurueshėm...Gjerbin pa pushim kafe tė holla tė neveritshme si lėng gėshtenjash nė filxhanė tė mėdhenj, tė thellė si gaveta ushtrie....Nuk llafosen si tė gjallėt... tė gjithė tė dukėn belbanė... Profesorė universitetesh, filozofė tė shquar, shkencėtarė me nam, e shtyjnė jetėn nė shtėpi aq tė vogla, tė vjetra, tė mjera, qė duhet tė kenė qenė shtėpi minatorėsh ngritur shpejt e shpejt pas ndonjė pėrmbytjeje kėtu a nja dy a treqind vjet mė pare. Tė qarėt tė merr ato shtėpi ti shikosh. Malėsorėt e Shqipėrisė, ata qė sot po u afrohen qyteteve, do tė refuzonin tė jetonin nė shtėpi tė tilla... Londra ka aq shumė zgėqe tė fėlliqura, sa nuk kanė tė gjitha barakat e Shqipėrisė sė bashku, ujėra tė fėlliqėt, rrėkera si gjerpinj... Mė tė shumtat e shtėpive i kanė pa themele. Muri i hollė i tullave ngrihet drejt nga toka. Po ti pyesėsh thonė se kėtu nuk ka renė kurrė termet... Metroja e Londrės ėshtė mė e vjetra nė botė. Plot kthesa nga mė tė rrezikshmet... Ajo metro do tė dukej krejt e vdekur, nėse nė shkallėt e saj tė mos shfaqeshin hera-herė me klithmat e tyre jetė shqipet e maleve, hamshorėt e fushave dhe luginave, djemtė diva nga kalaja e Dodės, Matit, Skraparit, Roskovecit, Divjakės etj..
Pavarėsisht nga e vėrteta se Edisoni ynė, mund tė ketė pasur ndonjė inat me AA Gill, gazetar i Sunday Times nė Londėr, pėr ndonjė shkrim jo korrekt tė tij nga Shqipėria, nė gazetėn e tij londineze, absolutisht pajtohemi me Edisonin dhe pėrshkrimin e tij. Nga disponimin i vrarė qė kishin atė ēast, vrojtimeve tė tij, me qejf, do tia shtonim edhe ndonjė pikė (faqe). Tė zezė, kuptohet.
... Edhe Temza mė shumė pėrngjanė/ nė gjarpėr se nė lumė.../ Plakushi David Evans i Londrės/ ska ide si vdesin/ yjet e qiellit tim.../ Kthej tė bukėtari/ qė gatuan gurabi/ si furrtarėt e vjetėr tė Prishtinės.../ Nė Londėr nė vend tė vjeshtės/ po hyn mallėngjimi i verdhė me
Njerėzit e zbrazur tė Eliotit.../ Nė Muzeun Britanik edhe me tej/ lashtohet Vrapuesja e Prizrenit.../ As tė vdesėsh/ as tė jetosh pa vdekur/ Hamlet i Kosovės.../ Kthehu nė rrugėn e parė majtas/ Tė pimė nga njė kafe tė djathtė/ tė kėsaj dite tė majtė...
Shiu qan nė Kew Gardens
E kėshtu me radhė deri nė pambarim, derisa pimė nga njė kafe tė djathtė, tė kėsaj dite tė majtė, kur Shiu qan nė Kew Gardens, a diku tjetėr nė Londėr, tretemi ne vargjet dehėse tė poetit tė mirėnjohur kosovar, Rrahman Dedaj, me tė cilėt xhevahir ėshtė pėrplot vėllimi i tij me poezi Zoti thoshte ndryshe Adam, botuar, vitin e kaluar nė Londėr. ...Udhė nuk ka/ udhėt bėhen duke ecur, thotė poeti nė vargun e tij tė mėndur. Me dėshirėn mė tė madhe tė bėnim udhė duke ecur, sikur poeti Dedaj edhe mė tutje tė mbetej besnik premtimit Unė ende blej gazetėn/ nė Finchley Road. Edhe atė vetė, bash sikurse mikun e tij, Sh. Haxhiun, Nė Londėr mori banesė/ Por vdekja i ra nė adresė. Edhe poetit tė shquar, Rrahman Dedajt, kohė mė parė, vdekja i ka ra nė adresė, diku nė Londėr.. Ai ndėrroi jetė, larg vendlindjes, larg Prishtinės, larg Pnuhės, ku Asnjė liri mė e vajtueshme/ se nė kavall tė Mursel Dedajt, nuk ėshtė.
Nė Oksfordin e Universiteteve, nuk ngjitėm nga nostalgjia se, kėtu e njėzet e tetė vjet mė parė, kisha realizuar emisionin nė seri (bashkė me TV Shkupin), kushtuar universiteteve (mė) tė lashta tė Evropės. Jo! Atje me grishte zėri i Arben Pupocit, me origjinė nga Gjakova, i lindur dhe i rritur nė Mitrovicė, tani gjithnjė tė ndarė nga gjiri familjar i Kosovės se pavarur. Kosova, njėzėri pajtohemi me Arbenin, nė takimin tonė nė Oksford tė Mbretėrisė, kur nuk do tė jetė e lirė dhe e pavarur, pa e zhbėrė atė vijė tė mallkuar qė atė e ndanė Mitrovicėn nga nėna Kosovė. Arbeni, nuk ishte mė ai, siē e mbaja mend nga Prishtina. Djalosh i sertė dhe rebel. Emėr i ri dhe i freskėt nė gazetarinė tonė tė pėrgjumur, njėpartiake. Ashtu si ishte, guximtar dhe i pa kompromis, emri i kėtij (gazetari) tė riu, u bė i njohur nė Kosovė dhe Shqipėri, njėsoj. Ai edhe sot, me vendbanim aty, nė Oksford, ushtronte punėn e gazetarit. Raporton pėr njė institucion shtetėror amerikan. Atė ditė merrej me aktorin dhe kineastin amerikan, me origjinė shqiptare, Stan Dragoti, qė kishte vizituar Kosovėn, me ērast e kishin pritur funksionarėt mė tė lartė politik dhe shoqėror tė shtetit tė Kosovės.
Bejtullah Destani
Njė tjetėr personazh i rėndėsishėm, i pashmangshėm, i urtė, i edukuar dhe tejet i kultivuar, me tė cilin kalohen ēaste tė paharrueshme sa herė tė gjendesh nė Londėr, ėshtė edhe opojari, Bejtullah Destani. Dihet, ai ėshtė njė punėtor i mirė shkencor. Njė hulumtues dhe gjurmues i zellshėm. Njeri energjik qė mirė njeh bibliotekat e trasha tė Londrės. Por, edhe ato e njohin atė dhe e presin duar (dyer) hapur. Meqė ishte i ftuar nė Zagreb tė Kroacisė, pėr te marrė pjesė dhe pėr tė dhėnė kontributin e tij tė ēmuar, nė njė manifestim kushtuar njėqind vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, zoti Destani nuk kishte shumė kohė tė lirė nė dispozicion. Prandaj, kėtė e kompensojė duke mi dhuruar disa libra, botime tė Qendrės pėr Studime Shqiptare nė Londėr, sajues dhe redaktor i tė cilave ėshtė vetė. Njėri ndėr ta, ishte edhe libri me titull Njė anglez nė Shqipėri, i autorit, tash tė ndjerė, D R Oakley-Hill. (Kujtime tė njė oficeri britanik 1929-1955). Se ēfarė reputacioni ka dhe sa i nderuar ėshtė nė qarqet shkencore dhe pėrgjithėsisht intelektuale tė Londrės, B. Destani, sikur mė sė miri dėshmon falėnderimi i bashkėshortes se oficerit britanik, zonjės Rabi Okli-Hill, botuar nė faqen trembėdhjetė tė kėtij libri. Familja Okli-Hill i ėshtė shumė mirėnjohėse Bejtullah Destanit, kėtij pinjolli tė vėrtetė tė tė gjithė Bijve tė Shqipes qė me njė zell tė pashtershėm ka ruajtur traditėn e lashtė tė popullit shqiptar pėr tė nderuar me besnikėri tė pavdekshme cilindo tė huaj qė ka nė zemėr interesat mė tė larta tė Shqipėrisė. Zotėri Bejtullah Destani qė, pėrnjėmend, mė punėn e tij tė vyer, ėshtė nė hullinė dhe shtegun mė tė mirė tė Faik Beg Konicės, Tajar Zavalanit, Dervish Dumės e shumė tė tjerėve, sapo u kthehet nga Zagrebi, e priste njė tjetėr udhėtim, kėsaj radhe nė Shqipėri. Nė orėt e mbrėmjes, nė njė nga hotelet e Londrės, kishte takim pune me reporteren e njohur shqiptare, Rudina Xhunga. Duhej tė merreshin vesh rreth njė emisioni tė debatit shkencor, qė pritej tė xhirohej, kėto ditė, nė Tiranė e qė parashihej tė merrnin pjesė historianė tanė tė njohur, ndėr tė cilėt mė i shquari ndėr ta, akademik, Kristo Frashėri.
Pėr njė kafe ngjitemi edhe deri tek i riu nga Prishtina, Uran Maxharri. Ai ėshtė njė i ri fort inteligjent dhe i talentuar. Me prirje tė theksuara pėr masmedia, nė pėrgjithėsi dhe pėr ato elektronike, siē thuhet, nė veēanti. Pėr kėto tė dytat ka mbaruar studimet e duhura dhe, plot shend dhe entuziazėm djaloshar, ishte kthyer pėrgjithmonė nė Prishtinė dhe kishte zėnė punė nė njė radiotelevizion privat. Mjerisht, pas vetėm disa muajsh martesė plotė idil, me profesionin qė e do, ia beh stuhia e zhgėnjimit dhe, Urani, tash baba i dy gocave, pėrsėri i kthehet vendlindjes se tij, Londrės, ku momentalisht bėn punėn e kamerierit. Medet!
Sheqeri ruhet pėr nė fund
Nė tė shkundur, kur qėndrimit tė shkurtėr nė Londėr, ngjashėm me atė tė njohurėn, sheqeri ruhet pėr nė fund, gjthnjė nė shoqėri mė Arbenin (gjakovar, mitrovicas, tiranes, londinez...) ngjitemi mbi l35 metrat e The London Eye, (Syrit tė Londrės, pra). Nuk hipim nė Rrotė (sikurse i thonė) e tė shohim Londrėn, as qė nga ajo lartėsi qiellore (njė nga atraksionet e Londrės se mė mileniumin e ri), tė shohim qytetin dhe ti mrekullohemi bukurisė se tij, por, me bisht syri vjedhin Watterloo brige, nė hije tė Big Benit, ku sheshin salsiēe dhe fara tė sheqerosura dy bashkatdhetarėt tanė nga Kukėsi a Shkodra tek janė. Sa ti pyesim si u vete puna me idare e fitime dhe, me organet kompetente (tė ndjekjes) londineze, punėt si i kanė, pothuaj se edhe bie kambana e pėrshėndetjes me Londrėn e lagur nė shi. ... Na vjeshtoi shi i Londrės/ u trupėzuan bimėt/ lulet amfibe u rriten... (Deda).
Shėnim parantezal.
(Sikur mos tė arrij tė shėnoj gazmoren kur Arbeni me shpotiti duke me qortua se shumė lirė, pėr vetėm tre funta, e shita rininė! Kjo nuk prish punė fare. Do e shėnoj me njė rast tjetėr. Atėherė ēdo gjė do tė jetė e qartė. Derisa i premė buletat pėr tė hipė mbi Rrotė, unė thashė se jam i pensionuar, njeri i moshės se tretė, kur me si duhet as Londra as sytė e saj mėkatarė!).
lajme.parajsa.com
































