Nga se kishte frikė Stanley Kubrick
27.08.2008 12:01 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Producenti i regjisorit amerikan, njėherėsh kunati i tij, shfaq nė Durrės Eyes wide shut dhe flet pėr marrėdhėniet e Kubrickut me kinemanė
Jeta e Jan Harlanit, njė producent qė nuk ka mė vrullin e rinisė tė rendė pas kinemasė, ndjek njė amanet tė pashkruar: tė mbajė gjallė veprėn e Stanley Kubrickut sikur ky tė ishte me frymė, i tėrhequr nė shtėpinė e tij nė njė kantund anglez, sė bashku me Kristianėn, gruan qė e adhuroi deri nė fund. Ajo edhe i pati prezantuar dhe bashkuar aq sa mė 1975 me Barry Lyndon Harlani u bė producent ekzekutiv i gjithė filmave tė mėvonshėm tė regjisorit amerikan. Dje nė Durrės, ai nuk u ndal as tek njohja sė afėrmi si kunat, as tek lėvdimi i dyzet vjet kinema qė Kubricku i ngriti nė majė nė mėnyrė diskrete. I ftuari i Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit kishte sjellė me vetefilmin e fundit tė regjisorit Eyes wide shut (1999) dhe dokumentarin Stanley Kubrick: jeta nė film i realizuar prej tij mė 2001. Tė dy u projektuan dje nė kinemanė
Aleksandėr Moisiu dhe mė pas Harlan me tė pranishmit pėr disa momente tė veprės filmike tė regjisorit qė bota nisi ta njohė nė vitet 50-60 me Spartakun, Rrugėt e lavdisė, Lolitėn apo Doktori Strangelove.
Pėr Vaterlonė dhe pėr Napoleonin. Ja, pėr ēfarė do tė kishte folur ai po tė jetonte edhe pak vjet. Njė film pėr Napoleonin, - tha Harlan – do tė ishte i pėrshtatshėm pėr koleksionin e veprave tė tij: njė njeri i suksesshėm qė ėshtė shkaktar i fundit tė tij. Sot e kėsaj dite ne jemi tė rrethuar nga politikanė tė tillė.
Dihet tashmė qė filmat e Kubrickut kanė krijuar njė raport tė veēantė me muzikėn e cila nuk ka as funksion ilustrues (ēdo lloj fotografimi i realitetit ishte kundėr parimeve estetike tė artit tė Kubrickut), as narrativ, as dekorativ. Pėr kėtė pėrbėrės gjithnjė tė befasishėm, Harlan tregoi pėrvojėn e tij. Muzika ishte e vetmja ku ai mund tė pėrfshihej dhe tė jepte njė mendim edhe pse e dinte qė nuk do tė merrej parasysh. Mund tė thuhet se si evropian i botės gjermanike, si bir i njė familjeje artisti dhe muzikantėsh, falė tij 2001: Njė odise nė hapėsirė ka prej Shtrausėve, prej Riēard Shtrausit muzikėn me titull Kėshtu foli Zarathustra. Ishte Harlani aiqė e pati sugjeruar. Stenli ishte nė vetvete shumė muzikant, thotė producenti. Ka ndodhur si nė rastin e Eyes wide shut qė ai ka vendosur pėr muzikėn para se filmi tė bėhej. Duke u ndalur me gjatė tek ky filmi i fundit, Harlan pohoi se ky mbetej i preferuari i tij nga gjithė kolesioni Kubrick, dhe shtoi se autori e vlerėsonte si njė nga filmat mė tė vėshtirė tė jetės tė vetė. Shumė herė mė kanė pyetur se cila ishte frika e Stanley Kubrickut. Them se frika e tij ishte mos njė ditė do tė ndodhte qė tė bėnte njė film pa vlerė, tė parandėsishėm. Kjo frikė me sa duket e ka shoqėruar edhe gjatė Eyes wide shut derisa e quan filmin mė tė vėshtirė tė gjithė jetės. Eyes ėide shut ėshtė ferri modern. Ne sot shohim se si pornografia ka shpėrthyer gjithandej. Ky ėshtė njė film qė nė thelb ka shoqėrinė voyeur-iste, seksualitetin, fantazinė dhe xhelozinė. Megjithėse ėshtė bazuar nė romanin Traumnovelle e Arthur Schnitzler-it, qė ishte njė alter ego e Sigmund Frojdit, ajo qė ndodh nė film nuk ka tė bėjė as me vitin 1928 as me Vjenėn, por me atė qė ėshtė e rėndėsishme sot dhe nė tė ardhmen. Ai donte tė bėnte njė film pėr Nju Jorkun e sotėm.
Dėshmitė e Nicole Kidmanit, Tom Cruise, aktorėt protagonistė sollėn me emocion momente nga puna me perfeksionistin, skrupulozin dhe novatorin mė tė madh tė shekullit tė kinemasė, tė asaj qė ėshtė dhe ka tė ngjarė edhe tė kinemasė tė sė ardhmes. Jeta nė film e realizuar nga Harlan, me pėrfshirjen totale tė Kristian Kubrikut ishte njė rrėfim i gjatė i mbajtur me intervistat e bashkėpunėtorėve tė regjisorit, e aktorėve Jack Nicholson, Malcolm McDowell, Peter Ustinov, e shkrimtarėve Arthur C. Clarke dhe Michael Herr; e kompozitorėve Wendy Carlos dhe Gyorgy Ligeti, e regjisorėve Woody Allen, Martin Scorsese, Steven Spielberg, Paul Mazursky dhe Sydney Pollack.
Nė fund tė fundit, Kubricku ishte pėr tė njė njeri optimist nė jetėn private, por jo pėr destinin tonė, pėr tė ardhmen tonė, pėr njeriun.
Nuk mund tė lėmė mėnjanė historinė qė Jan Harlan tregoi dje, mbi lidhjet e tij me Shqipėrinė. Ai iu pėrgjigj pa pikė mėdyshje njė e-maili qė vinte nga njė shqiptar i cili e ftonte si producent tė Stanley Kubrickut tė vinte nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Durrės. Emri i vendit i kishte sjellė ndėr mend Radio-Tiranėn. Ishte adoleshent kur dėgjonte radion kombėtare shqiptare (sa e fortė qė paskėsh qenė kjo radio!), qė ēdo 24 orė bėnte propagandė komuniste duke na thėnė se sa idiotė qė ishim. Mė vonė ai do tė shkruante njė ese pėr propagandėn komuniste nė stacionet radiofonike.
Jan Harlan qė dje projektoi dy filma pėr 10 spektatorė besnikė tė Kubrickut nė Shqipėri, para se tė ikė, do tė mbajė sot njė seminar pėr tė interesuarit, njė vėshtrim krahasues, pėr filmin Inteligjenca artificiale, si e ka realizuar Stiven Spilberg dhe si do ta realizonte Stanley Kubrick.
Thėnie e ditės
Heshtja ėshtė njėlloj nė gjithė gjuhėt e botės
Philippe Geluck
lajme.parajsa.com


































