Njė muze mes malesh
12.05.2008 21:47 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture
Nė kohėn kur pothuajse kudo nėpėr Shqipėri janė zbehur pėrpjekjet pėr ruajtjen e vlerave tė kulturės materiale e shpirtėrore, njė fshat i veēuar, apo mė saktė njė shkollė 9-vjeēare, na kujton tė gjithėve tė shkuarėn tonė nėpėrmjet njė muzeu etnografik qė ka ngritur kėto ditė nė ambientet e shkollės. Drejtori i shkollės, Xhafer Kovaēi, mėsues i historisė, autor i njė botimi pėr Komunėn Tėrthore ku bėn pjesė Breglumi, prej mė se dy vjetėsh, siē tregon ai, ėshtė angazhuar qė fshati tė ketė mė sė fundi njė muze qė tu tregojė brezave kush jemi dhe nga vijmė. Pretendimet e muzeut pėr lashtėsinė sigurisht qė janė modeste, por ato fiksojnė tė paktėn disa nga shekujt e mesjetės sė vonė, deri nė ditėt tona. Me rreth 200 objekte tė paraqitura, muzeu synon tė tėrheqė vėmendjen e vizitorėve pėr mėnyrėn e jetesės sė banorėve tė trevės, pėr veshjet, mjeshtėritė blegtorale e baritore, zejet e ndryshme, kuzhinėn e vjetėr, kostumet origjinale tė grave dhe burrave me larmi tė ngjyrave, si dhe teknologjinė e punimit etj., deri odat e dikurshme me oxhak dhe orenditė e tyre, pa harruar tėrėsinė e pėrbėrėsve tė djepit apo armėt e brezit tė periudhės sė kalorėsisė. Fshati Breglumė, dikur Pėrbreg, ka pasur mė herėt njė muze etnografik pėr ta pasur zili, tė cilin e kishte ndėrtuar njė nga njerėzit mė tė talentuar tė kėsaj fushe, siē ėshtė dr.prof. Shefqet Hoxha, mėsues i popullit, por me djegien e vendit nė vitin 1997 u grabit nga keqbėrės edhe muzeu i fshatit, i cilėsuar nė atė kohė si njė nga humbjet mė tė dukshme tė kulturės shqiptare, pasi ruheshin objekte tepėr tė vjetra dhe unikale nė Ballkan qė hidhnin dritė mbi periudhėn e iliro-dardanėve dhe ishte nga mė tė pasurit nė vend. Pėrpjekja e fundit e Kovaēit me trupėn pedagogjike, me nxėnėsit dhe komunitetin ėshtė pothuajse e vetmuar nė krejt Qarkun e Kukėsit dhe mė gjerė. Askund nė Kukės nuk ka njė muze, qoftė edhe modest, qė tė funksionojė. Edhe ai i rrethit tė Kukėsi i pėrqendruar nė njė aneks tė pallatit tė kulturės sė qytetit tė Kukėsit, prej gati dy dekadash qėndron nė gjendje magazine. Nė Shqipėri ka njė Ministri tė Turizmit, tė Kulturės e kėshtu me radhė, e cila "ndoshta" ka nė detyrėn e vet funksionale dhe ligjore tė kujdeset pėr vlerat e tilla, sepse pėrndryshe ēfarė do u tregojmė ne tė huajve nėse kėto vlera vazhdojmė ti mbajnė tė "dėnuara" nė magazinė? Sidoqoftė, muzeu i Breglumit, nė anė tė autostradės Durrės-Kukės-Prishtinė, pėrbėn hė pėr hė oazin e vetėm kulturor, i cili ėshtė kontribut plotėsisht i komunitetit.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_lil-wayne-2.jpg)






























