"Njė thirrje e humbur" - vdekja pret nė linjė
15.08.2008 18:15 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture
Imagjinoni sikur tė merrni nė celularin tuaj njė mesazh zanor, qė ju predikon vdekjen. Nė filmin "One missed call", nė shqip "Njė thirrje e humbur", Bett Rejmond (interpretuar nga Shannyn Sossamon) ka parė tė vdesin dy nga miqtė e saj mė tė mirė dhe dyshon se pas telefonatave ka diēka tė errėt, por askush nuk e beson. Jo tamam askush, pasi ėshtė detektivi Jack Andrews (interpretuar nga Edward Burns), i cili ka humbur motrėn e tij nė rrethana tė ngjashme dhe qė bashkė me Betin vendosin tė zbulojnė misterin. Ndonėse kohėt pėrparojnė, duket se jehona e horrorit nuk mund tė vijė pa marrė hua ambiente dhe histori nga Orienti. Kėshtu, pas versionit amerikan tė filmit "The eye", vepėr e David Moreau dhe Xavier Palud, ėshtė radha e regjisorit francez Eric Valette, qė tė realizojė drejtimin e versionit tė njė horrori aziatik. Regjisorin e bindi skenari i firmosur nga Andrew Klavan, njė skenarist i njohur nė botėn e kinemasė, qė ka inspiruar Klint Istvud pėr tė sjellė nė ekranin e madh romanin "Mrs. White and True Crime". "Ajo qė mė pėlqeu nga skenari amerikan, thotė Valette, ishte forca e ritmit dhe e personazheve". Ndonėse ėshtė njė fans i madh i regjisorit japonez Takashi Miike, autori i filmit origjinal, Valette, deklaron se nuk e ka parė "The Call". "Nė Francė doli nė kinema kur unė isha duke menduar ēfarė tė bėja me skenarin e versionit tė ri dhe mendova se do tė ishte mė mirė tė mos e shikoja dhe tė mos kushtėzohesha gjatė punės sime". Tė njėjtin qėndrim regjisori ua ka imponuar edhe aktorėve, duke u kėrkuar qė tė mos e shikojnė filmin. Sipas regjisorit, "One missed call" ka atmosferėn tipike tė filmave tė viteve 70. "Ėshtė sikur tė kthehesh nė rrėnjėt e horrorit, kur dhuna nuk tregohet me litra gjaku, por ėshtė mė e rafinuar, mė e pjekur pėrkundrejt filmave tė tjerė hollivudianė", pėrfundon regjisori. Me regji tė Eric Valette, e aktorėt Shannyn Sossamon, Edward Burns, Azura Skye, "One missed Call", pasi ka bėrė xhiron nė shumė kinema tė botės ka nisur tė shfaqet edhe nė kinema "Millenium".
Nga telefonata japoneze, te telefonata hollivudiane
Padyshim qė "telefonata japoneze" ka qenė mjaft e suksesshme, pėrderisa ka nxitur "Warner Bross" qė ta financojė, ndonėse me buxhet tė vogėl. Takashi Miike me filmin e tij arriti tė hynte nė njė harmoni aq tė pėrkryer me spektatorin, saqė nė momente tė caktuara, gjatė shfaqjes sė filmit, tė gjithėve u dukej sikur do tu binte telefoni dhe do tu paralajmėronte vdekjen. Megjithatė, edhe versioni amerikan i kėtij filmi ka filluar tė shfaqet tė enjten nė "Millenium 2" dhe nuk ėshtė mė poshtė origjinalit. Filmi ka marrė dy nominime pėr dy protagonistėt e tij. Nė "Teen Choice Award" janė kandiduar si aktori dhe aktorja mė e mirė horror Edward Burns dhe Shannyn Sossamon. Ndėrkohė, mes dy filmave, ka disa pika tė pėrbashkėta. "One missed call" pėrfshin disa skena qė janė nė filmin origjinal. Ai pėrfshin gjithashtu disa skena ekzorcizmi, ku njė nga personazhet vritet, ndėrsa ėshtė duke xhiruar shoun "American Miracles". Ngjashmėri tė tjera vihen re nė tė gjitha personazhet e Beth Raymond, Leann Cole, Taylor Anthony, Jack Andrews dhe Brian Sousa, tė gjithė tė bazuar nė personazhet origjinale.

lajme.parajsa.com