Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Restaurimi i Bizantit

Averil Cameron, autorja e veprės historike ”Bizantinėt”, sot nė Tiranė, nė Bibliotekėn KombėtareKa pak kohė qė nė shqip ėshtė botuar vepra ”Bizantinėt” e Averil Cameron. »»


Nė kėrkim tė... lirisė artistike

19.11.2008 12:51 Kulture - Burimi: Metropol Kulture

  “Onufri”

Pėr herė tė parė artistėt nuk do tė kenė njė temė tė caktuar sė cilės do t i referohen. Ajo qė do t’i udhėheqė - tė paktėn synohet - ėshtė lira krijuese dhe shpirti i analizės. Pikėrisht mbi kėtė raport italiani Ricardo Caldura, i pėrzgjedhur si kurator nė edicionin XV tė “Onufrit”, ka ngritur dhe konceptin e tij mbi konkursin e arteve pamore.

“Artistėt po punojnė mbi aspektin social. Ėshtė njė kėndvėshtrim qė sheh aspektet, kontradiktat e jetės sė pėrditshme. Nė kėtė kuptim, arti mund tė shikohet si fillim i ri, qė arrin tė shikojė dhe nė tė kaluarėn, qė pėrcjell ndryshimin e rėndėsishėm qė pėrjeton shoqėria shqiptare”, - shprehet artisti italian, i cili ėshtė edhe kuratori i parė i huaj qė merr ndėr duar drejtimin e “Onufrit”.

Siē vėren ai, nė ndryshim nga edicionet e mėparshme “Onufri” vjen nė njė formė tjetėr. Ėshtė kuratori qė bėn kėrkimet e tij mbi terrenin shqiptar e, pasi pėrfundon hulumtimet, pėrzgjedh grupin artistik dhe ndėrton ekspozitėn. Ndaj ai nėnvizon se takimi, kontakti i drejtpėrdrejtė, intervistat me artistėt janė shumė tė rėndėsishme, duke hequr nė njė lloj mėnyre edhe paralele tė tė shkuarės me tė tashmen, duke kuptuar edhe analitikisht artin bashkėkohor shqiptar.

“Ėshtė e rėndėsishme qė pėr herė tė parė kemi njė kurator ndėrkombėtar, qė tematikat tė analizohen dhe shikohen nga njė kurator i huaj. Ky ėshtė pėr mua progres i madh”, - u shpreh drejtori i GKA-sė Rubens Shima.

Ekspozita e edicionit XV tė “Onufrit” hapet mė 18 dhjetor nė Galerinė Kombėtare tė Arteve dhe do tė qėndrojė hapur deri mė 29 janar 2009.

Ricardo Caldura

Caldura ėshtė njė personalitet i njohur artistik nė Itali. Ai gjithashtu ka njė njohje tė konsiderueshme tė skenės artistike shqiptare, sepse e ka vizituar disa herė Shqipėrinė. Docent pėr fenomenologjinė e arteve bashkėkohore nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Venecias, ai ėshtė drejtor i galerisė bashkiake “Galleria Contemporanea” tė Venecias. Nė qershor 2007 ai ka organizuar njė ekspozitė tė artit bashkėkohor shqiptar nė galerinė qė drejton.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare