Panairi i Librit terheq pushuesit, edhe dy dite me shume
19.08.2008 12:07 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Marte, 19 Gusht 2008
Edhe dy dite me shume per Panairin e 9-te te Librit, ne Vlore. Kjo hapesire u krijua me kerkesen e botuesve pjesmarres te cilet duke pare fluksin e madh te vizitoreve, kane vendosur ta mbajne te hapur Panairin e Librit deri diten e merkure, me qellim per t'iu sherbyer edhe pushuesve te rinj, qe kane zgjedhur qytetin bregdetar ne keto dite te nxehta vere. Sipas organizatoreve mesohet se ne kete panair moren pjese rreth 50 botues nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, me 5000 tituj te ekspozuar, nga te cilet rreth 600 te rinj. Sipas programit ne ditet e ketij Panairi, u organizuan edhe veprimtari me librin, takim promovues me krijuesit vendas dhe paraqitjen e veprave te tyre gjate nje viti. Por ato qe dominuan kete vit ishin takimet spontane te krijuesve me lexuesin ne stendat e botuesve te tyre, ndersa keta te fundit duket se kane gjetur bleres interesante gjate diteve te zhvillimit te panairit. Por botuesit shprehen se ka edhe shume vizitore, qe qendrojne gjate para stendave me libra dhe prekin pothuaj te gjitha librat me dore, por qe blejne fare pak.
lajme.parajsa.com


































