Pango firmos krijimin e ēmimit "Teodor Keko"
03.09.2008 12:05 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture
TIRANE-Krijimi i ēmimit kombėtar vjetor "Teodor Keko" pėr gazetarin mė tė mirė tė vitit nė fushėn e kulturės, u firmos dje nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango. Zyrtarė tė kėsaj Ministrie thanė dje se ēmimi i lartpėrmendur shpallet nė zbatim tė politikave nė fushėn e kulturės, nė mbėshtetje tė nenit 102, pika 4 e Kushtetutės, si dhe tė vendimit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave. "Ēmimi nė fjalė krijohet pėr tė nxitur pasqyrimin nė shtypin e pėrditshėm dhe atė periodik, tė arritjeve dhe problematikės nė fushėn e kulturės dhe arteve, pėr njė trajtim sa mė profesional tė fenomeneve kulturore, si edhe pėr tė vlerėsuar figurėn dhe kontributin e shkrimtarit, gazetarit dhe politikanit tė njohur, Teodor Keko", - thuhej nė urdhrin e firmosur nga ministri Pango. Dje mė 2 shtator, nė ditėn e lindjes sė Teodor Kekos, lajmi i kėtij ēmimi u pėrshėndet nga gazetarė tė shumtė, pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė pasur fatin tė punojnė me tė. Ndėrsa tė hėnėn nė mbrėmje, nė njė nga baret mė tė njohura tė Tiranės, miq dhe kolegė tė Kekos kanė kujtuar ditėn e lindjes sė mikut tė tyre, i njohur nga tė gjithė pėr shpirtin e tij tė lirė. Teodor Keko, i njohur fillimisht si poet, gazetar dhe mė pas si shkrimtar, ėshtė njė nga emrat mė nė zė tė letrave shqipe tė pas viteve '90-tė. Ai ėshtė themeluesi i gazetės dhe mė pas revistės kulturore "AKS", njė ndėr mediat qė i dha kontur kulturės dhe problemeve tė saj pas viteve '90-tė. Po ashtu, veprat e shkruara nga ai nuk rrėmbehen nga e jashtmja dhe as nga metafora e qėllimtė. Thjeshtėsia dhe origjinaliteti i frazės krijojnė nė prozėn e tij, njė ansambėl harmonik, dinamik dhe pa deklarata cerebrale. Veprat e tij dallojnė nga thellėsia e mendimit, zbėrthimi i natyrės sė brendshme tė karaktereve, nga autopsia qė i bėn shoqėrisė sė munduar shqiptare nė 10 vitet e fundit. Dhe kėto e bėjnė vetėdijshėm Teodor Kekon, njė nga shkrimtarėt mė tė pėlqyer nė kohė nė Shqipėri dhe mė gjerė. Njeri, pastaj, poet, shkrimtar, publicist, politikan, pėr Teodor Kekon vdekja ishte sfida mė e madhe. Njeriu dhe pastaj dėshira pėr jetėn ishin gjithēka pėr Dorin, qė sikundėr ishte nė jetė, pikėrisht atė arriti tė shkruajė me stil tė kthjellėt dhe mendim tė sinqertė nė tri gjinitė qė punoi; publicistikė, poezi, ashtu edhe nė tregimin dhe romanin shqiptar.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































