Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Pango harron Nėnė Terezėn dhe Migjenin

28.08.2008 06:50 Kulture - Burimi: Balkanweb Kulture

NgaOliverta Lila
Asnjė ceremoni pėrkujtimore nuk ėshtė organizuar nė Tiranė pėr 98- vjetorin e lindjes sė bamirėses shqiptare Nėnė Tereza. Nė 70-vjetorin e vdekjes, Migjeni nuk kujtohet as nė qytetin e lindjes, nė Shkodėr. 

TIRANE- Me gjak jam shqiptare... por i pėrkas gjithė botės", ka shkruar Nėnė Tereza. Kjo i pėrkėdhel krenarinė ēdo shqiptari. Po ashtu edhe tė deleguarve tė institucioneve tona shtetėrore nėpėr botė. Njė misionare e paqes, e cila nderohet nga tė gjithė popujt. Por duket se kjo ndodh sapo kalojnė kufijtė e u duhet njė figurė pėr pėrfaqėsim. Brenda vendit, i kap harresa. Dje ėshtė shėnuar 98-vjetori i saj i lindjes. Tirana ka qenė plotėsisht nė heshtje. Dikush edhe e ka thėnė njė lutje pėr shpirtin e saj, ndėrsa institucionalisht asgjė. Nga Ministria e Kulturės nuk pati asnjė lajmėrim pėr ndonjė aktivitet. Madje nuk ka as ndonjė njoftim modest pėr kėtė pėrvjetor. Sigurisht qė me shpirtin e madh, Nėnė Tereza do tė na e kishte falur kėtė harresė. Do tė kishte bėrė njė lutje edhe pėr Shqipėrinė dhe "mėkatarėt" e saj. Ndėrsa pėrmes internetit, vijnė lajmet nga India. Nė Kalkuta, aty ku bamirėsja konsideronte shtėpinė e saj, janė mbajtur qė nė mėngjes ceremoni nė kujtim tė murgeshės. Kanė qenė motrat e Misionit Humanitar, qė janė mbledhur rreth varrit tė Nėnė Terezės pėr 98-vjetorin e saj tė lindjes. Me lule, ato kanė shkruar "Happy Birthday Mother" mbi varrin e saj. Njėkohėsisht nė mėngjes, nga murgeshat e Urdhrit qė ndėrtoi Nėnė Tereza dhe besimtarė tė tjerė, ėshtė mbajtur njė seancė speciale lutjesh. "Ne u lutėm pėr paqen e Nėnė Terezės dhe falėnderuam Zotin qė na dėrgoi atė si shpėtimtare", - ka thėnė Motėr Nirmala, drejtuesja e Misionit Humanitar. E lindur mė 26 gusht tė vitit 1910 nė Shkup, Nėnė Tereza do tė njihej nė tė gjithė botėn pėr ndihmėn qė i dha tė varfėrve. Nė qytetin e saj tė lindjes janė organizuar disa aktivitete pėrkujtimore, duke nisur qė nga vizita nė memorialin e saj, pėrurimi i librit "Nėna ime, Nėna Terezė" dhe ndarja e ēmimeve shtetėrore, "Nėnė Tereza". Pėr shqiptarėt, figura e saj ėshtė bėrė vonė e pranishme. Regjimi nuk e ka lejuar. Pas viteve '90-tė filloi tė flitej shumė pėr tė, aq mė tepėr pas vizitės nė Shqipėri. Por siē duket, tek ne ėshtė e theksuar sindroma e harresės kur kėto personazhe nuk janė fizikisht. Ndoshta ministria mund tė justifikohej me faktin se nuk ėshtė njė pėrvjetor i rėndėsishėm, ose me faktin qė tani ėshtė periudhė pushimesh. Ndoshta edhe pse vjet, kjo ministri e kujtoi nė 10- vjetorin e vdekjes me disa ceremoni, tė cilat sigurisht qė u njoftuan shumė mė vonė aktiviteteve qė vinin nga vende tė ndryshme tė botės. Por Nėnė Tereza nuk ėshtė rasti i vetėm. Nėse do tė ngulmonim te pėrvjetorė tė plotė, atėherė do tė ndalonim te Migjeni. Po dje, ėshtė shėnuar 70-vjetori i vdekjes sė "poetit tė mjerimit".
Migjeni
Millosh Gjergj Nikolla vdiq i vetėm mė 26 gusht tė vitit 1938, nė sanatoriumin e Torre Peliēes nė Itali. Shkroi me fjalė dėshpėrimin e heshtur. Pas 70 vitesh qė nga dita e vdekjes, emri i tij vazhdon tė mbėshtillet me kėtė tis. Nė kėto ditė, pėrmes shkrimeve tė ndryshme, Migjeni ėshtė afruar paksa mes atyre qė "zhyten" nė realitetin e poetit "revolucionar". Si pėr ironi tė fatit, guximi i djaloshit qė u shua nė moshėn 27-vjeēare, do ta linte nė harresė pėr vite me radhė. As pėr tė nuk ka pasur ndonjė aktivitet pėrkujtimor. Jo vetėm nga Ministria e Kulturės, por heshtje ka qenė edhe nė qytetin e tij tė lindjes, nė Shkodėr. Aty ku i gjendet vetėm njė bust i gjymtuar dhe varri qė shumė nga shkodranėt as qė e dinė ku ėshtė. Asnjė aktivitet nuk ėshtė planifikuar nga Bashkia e kėtij qyteti, ku mund tė mendohet se ndjenja e pranisė sė tij ėshtė mė e madhe. Sot personazhet migjeniane do tė kishin njė skamje mė tė madhe, por shpirtėrisht. Ndonėse Ministria e Kulturės nuk e kujtoi nė kėtė pėrvjetor, ministri Pango e ka njė meritė. Emri i Migjenit i ėshtė dhėnė njė prej ēmimeve letrare tė konkursit, qė mė parė ėshtė quajtur "Penda e Artė dhe e Argjendtė". "Pėr tė inkurajuar autorėt e rinj nė fushėn e prozės dhe poezisė, krijohet ēmimi "Migjeni". Ky ēmim do t'u jepet atyre autorėve tė rinj, tė cilėt me krijimtarinė e tyre tė botuar pėrgjatė njė viti, kanė mundur tė pėrcjellin tek lexuesi shqiptar modele dhe njė nivel tė lartė letrar", ishte motivi se pse lindi ky ēmim.
Eqerem Ēabej
Mė 6 gusht u shėnua 100-vjetori i lindjes sė gjuhėtarit tė njohur Eqerem Ēabej. Edhe kjo ditė u kalua nė heshtje. Nė fakt nga Ministria e Kulturės ky vit, nė nder tė tij ufol pėr njė sėrė aktivitetesh qė do tė organizoheshin me kėtė rast. Nė konferencėn pėr shtyp nuk u dha njė kalendar i programuar, por u premtua se gjatė kohės do tė kishte sesione shkencore dhe tė tjera veprimtari qė do t'i kushtoheshin gjuhėtarit. Nė fakt, pjesa mė e madhe e vitit ka kaluar dhe aktivitete tė rėndėsishme qė u thanė nuk janė parė.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare