Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Pinjollja e familjes arbėreshe martohet me fustanin 6 shekullor

04.09.2008 18:00 Kulture - Burimi: Observer Kulture

Ka mbetur legjendė jo vetėm pėr familjen Argondica, por pėr tė gjithė zonėn e Vakarixo Albanese nė provincėn e Kozencės fustani qė kjo familje trashėgon. Nuk dihet saktėsisht sa i vjetėr ėshtė, por i vetmi informacion qė kanė pėr tė, ėshtė se ėshtė sjellė nė Itali rreth 6 shekuj mė parė nga familja e Argondicajve. Pinjolli i kėsaj familje, Xhorxho Argondica tregon pėr “Gazetėn Shqiptare” historinė e fustanit tė qėndisur me flori dhe rrėfen se si e veshi nė ditėn e dasmės kėtė fustan kushėrira e tij, Rafaela. Me njė shqipe qė tingėllon si nga jugu i Shqipėrisė sė sotme ai shprehet se ky fustan ka qenė gjithmonė kuleta e ėndrrave tė tija fėmijėnore. Sa e sa herė shprehet ai mė ka kapur gjyshja tek hapja baulen pėr ta parė, nė ato kohė ishte fustani qė mė lidhte me njė botė tė panjohur, me Arbėrinė e tė parėve tė mi. “Gjyshja ime mė tregonte shpesh baulen dhe mė thoshte se aty brenda ndodhej ēelėsi i gjakut tim, domethėnien e kėsaj shprehje e kam kuptuar shumė vonė”, tregon Xhorxho, djali i madh i familjes Argondica. Nuk di shumė pėr kėtė thesar qė kam nė dorė, por kuptohet lehtėsisht se familja e tė parėve tė mi ka qenė njė familje e pasur. Ato pak gjėra qė jam nė dijeni janė se familja ime ka ardhur kėtu nė kohėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe me vete solli kėtė fustan, qė ėshtė njė veshje gala e asaj epoke. Sė bashku me fustanin trashėgoj nga familja ime, tregon 39-vjeēari, disa varėse floriri dhe vėth me tė vėrtetė tė punuar shumė bukur, me njė stil shumė tė rrallė. Aldo Marino, kryetari i Komunės sė Vakarizo Albanese, tregon pėr gazetėn se nga tė gjitha veshjet dhe reliket e trashėguara, fustani i Argondicajve ėshtė mė i vjetri dhe mė i veēanti. Kryetari Marino, shprehet shumė i kėnaqur me vendimin e vėllezėrve Argondica qė fustani prej tre vitesh tė pėrdoret nga muzeu dhe tė shijohet nga tė gjithė vizituesit e kėsaj zone.
Fustani
Nėse do tė ndodhte qė ta shikoje nė njė vitrinė dyqani, nuk do ta kuptoje kurrė se ėshtė stiluar dhe qepur rreth 600 vjet mė parė, por ka stil dhe hijeshi, gjė qė e bėn tė ndryshėm nga njė veshje e markės sė kohėve tė sotme. Ėshtė njė fustan i veēantė qė ēdokujt do t’i vinte dėshira ta provonte nė trup nė momentin qė do ta shikonte tė veshur nė manekinin e muzeut tė Vakarixos. “Stili i kėsaj veshje mė kanė treguar se pėrqas me ato tė grave Ilire qė ndodhen nė muzeun e Tiranės, por unė kurrė nuk i kam parė, tregon 39-vjeēari Xhorxho Argondica. Pjesa e sipėrme e fustanit ėshtė e bardhė me flutura tė mėdha, ndėrkohė qė pjesa e fundit ngjan me njė fustan tė viteve 1800. Nė krye hidhet hijshėm njė vello, e tėra e thurur me ar. Ėshtė ky fustani qė familja e Argondicajve trashėgon pėr shekuj me radhė. Fustani nuk ėshtė restauruar asnjėherė dhe aktualisht ndodhet nė muze.  “Nuk ėshtė i vetmi fustan Arbėresh nė zonėn tonė, tregon kryetari i Bashkisė sė Vakarizos Albaneze, avokati Aldo Marino. Por ky fustan ėshtė mė i veēanti, qė nga momenti qė e kam parė pėr herė tė parė, jam mahnitur dhe sa herė qė e shikoj mė duket sikur zbuloj diēka tė re nė tė”, tregon ai. “Nuk kam patur fat qė im atė tė rronte shumė dhe tė mė tregonte ēfarė dinte, ai na la tė vegjėl, mua dhe tim vėlla, tregon Xhorxho. Ato pak gjėra qė kam mėsuar, mė kujtohen nga gjyshja, por dhe ajo vdiq kur unė isha vetėm 5 vjeē. Gjithmonė do tė kem dėshirė tė di se nga janė rrėnjėt e prejardhjes sime, dhe pse jo, tė shkel aty ku tė parėt e mi kanė jetuar”, pėrfundon ai.
Dasma
Mund tė ndodhė shpesh nė ditėt tona qė njė nuse kur martohet tė veshė fustanin e nėnės ose tė gjyshes, por qė tė vishet mė njė fustan 600 vjet tė vjetėr, nuk ėshtė dėgjuar kurrė. Rafaela Argondica, pinjolle e familjes Arbėreshe tė Argondicajve ka bėrė realitet ėndrrėn e saj tė fėmijėrisė, tė veshė nė ditėn e dasmės fustanin e vjetėr qė trashėgon familja e saj. Nė fillim tė gjithė mendonin se isha e marrė qė kėrkoja diēka tė tillė, por kur mė panė me fustanin veshur ndėrruan mendim”, tregon ajo. “Bashkėshorti im  Marko, ėshtė edhe ai Arbėresh dhe mė ka mbėshtetur nė vendimin tim. Tashmė kanė kaluar dy vite nga dasma jonė, por ajo ditė do tė ngelet speciale mė shumė pėr faktin se vesha njė fustan ndryshe nga nuset e tjera. U ndjeva me tė vėrtetė pjesė e kalvarit Arbėresh tė familjes sime”, pėrfundon 32 vjeēarja Rafaela Argondica.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare