Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Plarent Bumja: "Deshiroj te kendoj edhe nje here ne Tirane"

19.08.2008 12:07 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture


E Marte, 19 Gusht 2008

Eshte larguar nga Shqiperia 7 vjet me pare, kur iu dha nje rast per te provuar diku tjeter. Atehere Plarent Bumja kishte vetem pak kohe, qe kishte perfunduar studimet e larta per kanto dhe duket, se ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit nuk arriti te gjente vetveten. Per kete arsye mundesise per te qene pjese e operas se Insbrukut nuk i tha "jo". Natyrisht, pasi kaloi konkursin, qe duhej per t'u pranuar, ai u be pjese e saj duke u renditur mes artisteve shqiptare, qe ndertojne karrieren dhe emrin e tyre jashte kufijve. Dhe gjate ketyre viteve ne Austri tenori shqiptar duket se ka gjetur vetveten, duke u integruar jo vetem ne skene dhe ne art, qe jane profesioni i tij, por edhe ne jeten e perditshme te vendit ku jeton. Ai shprehet nder te tjera, se ne perendim nje artist vleresohet shume me mire, se sa ne Shqiperi, duke ndjere keqardhje per faktin, qe shume talente detyrohen te largohen nga vendi, pikerisht per shkak te mosvleresimit te merituar. Megjithate, ashtu si shume te tjere, edhe ai ndersa vjen per te pushuar ne Shqiperi nuk e mohon deshiren per te qene serish pjese e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit dhe e shfaqjeve te tij, per te marre kenaqesine e duartrokitjeve te publikut shqiptar. Nderkohe vazhdon te jete i informuar dhe ne kontakt per zhvillimet kryesore te teatrit operistik ne Shqiperi, per te cilin natyrisht qe jep edhe mendimin e tij.

Cilat ishin arsyet qe ju bene te ikni nga Shqiperia shtate vjet me pare. Jetesa, puna, pagesa...?

Te gjitha bashke. Familja ime dhe une kemi investuar per rrugen time ne muzike. Kam kenduar qe femije ne Pallatin e Pionereve dhe me pas vazhdova studimet ne Liceun Artistik. Pasioni per muziken me beri qe te shtudioja me tej, ne Akademine e Arteve, ku u diplomova per kanto, me profesor Uran Spahiun. Pas diplomes, punova per pak kohe ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit, por nuk e gjeta veten atje dhe vura re, se ne Shqiperi kishte shume pak hapesire, vecanerisht per nje tenor.

Ishte e veshtire te hynit ne Teatrin e Insbrukut?

Pranimi ne teater u be me konkurs, te cilin e kalova me sukses, por duket se pjesa me e veshtire ka qene sigurimi i nje vize dhe rruga deri ne Austri, te cilat m'i mundesoi nje dirigjent austriak, me te cilin patem disa koncerte ketu ne Shqiperi e madje, ishte ai qe me nxtiti ta merrja kete hap. Sigurisht fillimi ka pasur veshtiresite e veta ne momentin, qe ti je ne nje vend te huaj, megjithate kur ndjehesh i vleresuar per punen qe ben, gjithcka te jep kenaqesi.

A ishin te barabarta mundesite, qe ka nje artist austriak me nje shqiptar, sic ishit ju kur shkuat ne fillim?

Mundesite jane shume te barabarta. Nuk ka rendesi se nga vjen, por sa talent ke. Atje vleresojne talentet dhe kjo eshte kryesorja.

Tani, qe ju beni krahasimin mes operas ku punoni ne Insbruk dhe TKOB-se, cfare perparesish gjeni atje?

Une jam prej 7 vitesh atje dhe mund te them, qe ne luajme 10-11 premiera ne vit, nje numer jo i vogel rolesh ne raport me cfare mund te kisha mundesine te luaja ketu. Ndjehem mire me punen qe bej, marr kenaqesine qe kerkoj dhe them se kjo eshte shume e rendesishme per nje artist. Megjithate edhe ne Shqiperi, vecanerisht vitet e fundit, une shoh nje ndryshim shume te madh. Kam degjuar, qe ketu kane filluar te luhen edhe vepra gjermanisht, gje qe me ben te mendoj se gjerat po ecin pozitivisht.

Keni menduar ndonjehere te ktheheni ne Shqiperi dhe te ngjiteni ne skenen e Tetrit Kombetar te Operas dhe Baletit me nje rol?

Po, madje prej kohesh e kam menduar kete ide dhe do te me pelqente te krijoja nje bashkepunim me TKOB-ne per t'u ngjitur ne skene si tenor. Eshte ky nje projekt per te cilin ende nuk kam punuar konkretisht, por gjithsesi mbetet nje deshire me perparesi.

Besoni se nje dite do te jeni perfundimisht ne Shqiperi, apo do te vazhdoni te jetosh ne Austri?

Nuk mund te them nese do te kthehem pergjithmone, por do te ndjesha shume krenar, qe te kem nje rol ne teatrin e vendit tim.

Me thate qe atje vini ne skene, 10-11 premiera ne vit. Cili eshte nje nga rolet me te dashur apo impenjativ per ju?

Rolet kane qene te ndryshme, por qe kane lene mbrese, mund te kene qene rolet tek "Toska", "Berberi i Seviljes", por edhe role te tjera ne vepra gjermane, ne te cilat e kam ndjere veten mjaft mire. Me rikthimin nga pushimet dhe fillimin e sezonit te ri, do te vihet ne skene "Eugjen Onjegini" e Cajkovskit, nje pjese shume impenjuese dhe interesante, ku jam ne rolin e Vorsangerit.

Gjate viteve tuaja ne Austri, sa i informuar jeni ne lidhje me operen dhe zhvillimet e saj ne Shqiperi?

Them se jam i informuar mjaftueshem, kam kontakte me njerez dhe miq, ndjek informacionet e ndryshme permes televizionit dhe interesohem per cdo gje te re, qe ka lidhje me operen ne Shqiperi. Ky eshte vendi im dhe une do deshiroj, qe gjithmone e me shpesh te degjoj lajme te mira, qe shenojne rritjen e nivelit te artit.

Me gjithe informacionin, qe keni, si mendoni se eshte niveli i operes tek ne?

Me vjen mire, qe ne Shqiperi kane nisur te vihen ne skene vepra te suksesshme e madje edhe muzikale, te cilat vihen ne te njejten kohe edhe ne skenat boterore. Por ajo, qe bie ne sy eshte edhe pritshmeria e publikut per operen. Perpara disa vitesh prinderit tane kane qene shume te deshiruar per operen, nderkohe qe duket se ne nje moment, pati nje periudhe jo shume te frytshme. Por vitet e fundit shoh se edhe nje brez i ri, ka filluar te frekuentoje operen.

Po koleget e TKOB-se si i vleresoni ne raport me ata te Insbrukut?

Ne kemi shume talente, te cilet jane vertet te medhenj per nje vend kaq te vogel. Por eshte fatkeqesi, qe ne Shqiperi talentet nuk marrin ate, qe japin.

Ke menduar ndonjehere te largohesh nga Austria?

Njeriu eshte gjithmone ne kerkim te me se mires. Kohet e fundit, nje miku im tenor, qe jeton ne Mynih, Adrian Xhema me ka propozuar te shkoj atje, megjithate jam duke e menduar mire, sepse ne Insbruk kam gjetur vetveten.

Pushimet ne Shqiperi

Prej disa vitesh i pelqen qe pushimet t'i kaloje ne Shqiperi, ku natyrisht takohet edhe me miqte e te afermit. Si gjithmone ne keto udhetime shoqerohet nga bashkeshortja e tij, e cila gjithashtu ka familjen ne Shqiperi. "Me pelqen qe ne shtepi te flas shqip", shprehet Plarenti duke shpjeguar me shaka arsyet e vendimit te tij per t'u martuar me nje shqiptare, e cila ndonese ne profesion eshte ekonomiste, per shkak te bashkeshortit, por edhe preferencave te saj eshte e lidhur ngushte me boten e artit. Qendrimi i tij ne Tirane, duket se nuk do te zgjase shume, pasi ne shtator tenorin e presin te tjera projekte artistike. Megjithate nga fotot e realizuara perpara pak ditesh, duket qarte, qe Plarenti nuk i ka harruar zakonet dhe traditat e Shqiperise e mes tyre as dolline me raki.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare