Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


“Poeteka” nė udhėtimin e IV, autorė tė njohur e surpriza

04.09.2008 06:08 Kulture - Burimi: Panorama Kulture

• Pėrgatitjet pėr “Poeteka” janė drejt fundit. 

TIRANE

 Tė ftuarit janė pėrzgjedhur tashmė, vendet, koha, aktivitetet. Ditėt mbeten ende nė avancė. Nė edicionin e katėrt tė saj, “Poeteka” konfirmon sėrish emra tė njohur tė letėrsisė botėrore. Nga Portugalia, e cila pėrfaqėsohet me Casimiro De Brito, nė Amerikė, me Claudia Keelan, e mandej me sllovenin Marko Sosiē, gjermanėt Thomas Wohlfahrt dhe Ron Winkler apo holandezėt Erik Lindner, Helene Gelens, Arjen Duinker, Elma van Haren dhe Eva Gerlach. Do tė mblidhen sėrish nė Durrės, vendin ku nisi katėr vite mė parė. Por rrugėtimet e poetėve do tė jenė tė larmishme, duke pėrfshirė Elbasanin, Krujėn...
* * *
Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė, “Poeteka”, ky takim i pėrvitshėm poetėsh, shkrimtarėsh, pėrkthyesish dhe eseistėsh nga Evropa dhe mė gjerė kėtė herė do tė sjellė disa risi. Sipas organizatorėve, mėsohet se kėtė vit Festivali Ndėrkombėtar i Poezisė ėshtė futur nė rrjetin e 11 festivaleve tė njohura botėrore dhe i pranishėm nė ditėt e kėsaj gare artistike, qė do tė nisė mė 22 shtator deri mė 28 po shtator, do tė jetė dhe drejtori i Festivaleve tė Gjermanisė, i cili shkel pėr herė tė parė nė Shqipėri, Thomas Volhfhart. Ėshtė rėnė dakord qė Volhfhart tė nėnshkruajė njė marrėveshje bashkėpunimi me festivalin shqiptar dhe gjithashtu do tė prezantojė hyrjen e “Poetekės” nė Lyrikline, rrejti ndėrkombėtar i Poetryfilm (njė poezi e shndėrruar nė film me metrazh tė shkurtėr). Ndėrkohė gjatė ditėve tė qėndrimit, ēdo mbrėmje Volhfhart do tė prezantojė njė Poetryfilm me moderimin e tij. Ndėrkaq gjatė ditėve tė “Poetekės” do tė bėhet edhe pėrzgjedhja e gjashtė poetėve shqiptarė, qė do tė udhėtojnė drejt Gjermanisė vitin e ardhshėm pėr tė prezantuar letėrsinė shqiptare nė kėtė rrjet ndėrkombėtar.
* * *
Gjashtė ditėt e javės sė fundit tė shtatorit, do tė jenė tė mbushura me njė sėrė aktivitetesh letrare dhe kulturore, ku do tė promovohen poetėt, lexuesit e poezisė dhe pjesėmarrėsit nė veprimtari. Mbrėmjet janė tė ndryshme nga njėra-tjetra dhe secila i kushtohet njė subjekti tė caktuar. Nis me mbrėmjen e titulluar Spiritizėm, qė do t’i kushtohet autorit tė njohur Oktavio Paz, e paskėtaj me njė tjetėr mbrėmje pėr poezinė holandeze, ku kėtė vit, mbėrrijnė nė Shqipėri jo pak, por pesė autorė. Njė tjetėr pėrqendrohet nė portretin e njė pėrkthyesi si poet i fshehur,  Wallace Stevens. E ndėrkaq poetėt-pėrkthyes do tė paraqesin pėrmes esseve, diskutimeve, leximeve dhe intervistave pėrvojėn e tyre nė lidhje me pėrkthimin e poezisė. Ditė tė tjera plotė me workshop ėshtė menduar qė tė diskutohen tema qė lidhen me tė qenit shkrimtar nė Shqipėrinė e sotme, shoqėruar kėto mandej edhe me koncerte tė ndryshme, performanca, ekspozita pikture, panaire tė librit, prezantime tė letėrsisė bashkėkohore dhe kulturave tė pjesėmarrėsve, njė guidė nėpėr vendet historiko-arkeologjike dhe turistike, si dhe disa botime letrare. Por nuk do tė mungojnė as ēmimet, tė cilat edhe kėtė vit do tė jenė tė njėjta si tri vitet paraardhėse, me nė krye “Unazėn Poeteka”.


Ēmimet

•  “Unaza Poeteka” pėr personalitetin poetik mė tė spikatur nė festival
•  “Liburna” pėr poetin mė tė mirė botuar nė “Poeteka”
•  “Nositi” pėr pėrkthimin mė tė mirė nga gjuha e huaj nė shqip apo nga shqipja nė gjuhė tė huaj
•  “Onufri” pėr kontributin kritik letrar mė tė mirė tė vitit



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare