Porti antik i Durrėsit, sė shpejti do tė nisin kėrkimet nėnujore
10.05.2008 03:10 Kulture - Burimi: SOT Kulture
Pėr tė katėrtėn herė zona nėnujore e Durrėsit do ti nėnshtrohet kėrkimeve. Shefi i sektorit tė arkeologjisė nėnujore Adrian Anastasi ka thėnė se pėr momentin kanė mbaruar me pėrgatitjet e hartave arkeologjike nėnujore dixhitale tredimensionale, pėr tė vijuar mė pas punėn nė terrenin nėnujor. Nė periudhėn korik - gusht 2007, Instituti Shqiptar i Arkeologjisė nė bashkėpunim me fondacionin detar RPM dhe Institutin Amerikan tė Arkeologjisė Navale INA, zhvilluan pėr herė tė parė projektin kėrkimor shkencor ndėrkombėtar, atė tė bėrjes sė hartave arkeologjike nėnujore dixhitale tredimensionale. Sipas shefit tė sektorit tė arkeologjisė nėnujore, ky projekt ndahet nė dy drejtime. Aspekti i parė pėrmbledh skanimin dhe bėrjen e hatave dixhitale tredimensionale, ndėrsa aspekti i dytė pėrmbledh skanimin, verifikimin e tė gjitha anomalive tė relievit dhe evidentimin apo inventarizimin e tė gjithė trashėgimisė kulturore nėnujore. Pėrdorimi i kėsaj teknologjie tė avancuar bėn qė me mbarimin e projektit tė krijohen mundėsitė pėr tė hedhur tė dhėna tė reja duke pasuruar hartėn nė mėnyrė tė vazhdueshme. Kėrkim studimi ka filluar nė jug tė bregdetit nė kufi me Greqinė, nga Kepi i Stillos, pėr tė vijuar mė tej nė veri tė gjirit tė Sarandės deri nė jug tė Kakomesė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė skanimi gjithė fundit tė detit tė zonės, ku janė evidentuar njė numėr shumė i madh anomalish tė relievit. Nė jug tė gjirit tė Sarandės u evidentua siti i njė anije transporti amforash, tė cilat i pėrkasin shekullit tė IV para erės sonė. Nė veri tė gjirit tė Sarandės, njė sit i cili pėrket qeramikės sė periudhės bizantine, ndėrsa nė tė gjithė zonėn e skanuar u evidentuan 14 relite tė cilat mund tė klasifikohen nga shekulli XVIII deri nė ditėt e sotme.
Kėrkimet arkeologjike
Bregdeti shqiptar do te jete edhe kėtė vit arena e vėzhgimeve arkeologjike me synim nxjerrjen nė dritė tė fakteve qė vėrtetojnė qytetėrimin mesdhetar nė shekuj. Ekspeditat dhe vėzhgimet nėnujore arkeologjike tė viteve tė fundit, tė kryera nė bashkėpunim me partnerėt e huaj, do tė vazhdojnė edhe pėrgjatė kėtij sezoni veror nė disa nga pikat me interes tė bregdetit jugor dhe qendror. Dr. Adrian Anastasi, shef i sektorit te arkeologjisė nėnujore pranė Institutit tė Arkeologjisė, ka thėnė se nė bregdetin e Durrėsit vėzhgimet do tė vazhdojnė pėr portin antik tė Durrėsi. Pasuria arkeologjike nėnujore shqiptare ka nisur tashmė tė inventarizohet. Dr. Anastasi tregon se puna pėr kėtė qėllim nisi njė vit mė parė nė bashkėpunim me dr. Jeffrey Royal tė Fondacionit RPM Nautical nga SHBA. Mė tej, Anastasi ka thėnė se gjatė kėsaj vere, ekspedita synon fillimin e njė gėrmimi arkeologjik nėnujor nė njė thellėsi mesatare, i pari i kėtij lloji nė vendin tonė. Gjithashtu ai konfirmon se gjatė kėtij viti kėto objekte do tė ekspozohen pėr specialistėt dhe publikun nė Durrės, ndėrsa synimi i largėt ėshtė krijimi i njė muzeu tė arkeologjisė nėnujore nė kalanė e Ali Pashait nė Porto Palermo nė Vlorė. Gjatė verės sė vitit 2008 janė parashikuar edhe vėzhgime nėnujore nė zonėn e Triportit, nė tė cilėn pėrmes objekteve qeramike janė konfirmuar kontaktet e para me detarinė mikenase, ndėrsa nė zonėn e Orikumit shpresohet tė njihen tė dhėnat e para pėr pėrplasjen e madhe detare mes Cezarit dhe Pompeut, mbi 2 mijė vjet mė parė.

lajme.parajsa.com