Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Prevazi, dy shfaqje pėr festivalin e Ohrit

20.08.2008 14:03 Kulture - Burimi: SHQIP Kulture

Gjergj Prevazi, pėr tė tretėn herė, prezantohet i suksesshėm nė edicionin e 48-tė tė festivalit "Vera e Ohrit", i cili mbahet pėr ēdo vit nė Maqedoni. Pas spektakleve "Kah vetvetja" me trupėn e Shkupit, dhe "S‘po dėgjohet gongu", me trupėn e Baletit tė Kosovės, koreografi dhe regjisori Gjergj Prevazi ėshtė paraqitur me dy shfaqjet e shkurtra "Njeriu me kėllėf" nga Ēehov dhe "Parfumi" nga Suskun. Kėshtu, pas suksesit tė koncertit madhėshtor tė sopranos shqiptare, Inva Mula, njė tjetėr performancė qė mban firmėn shqiptare ėshtė vlerėsuar e suksesshme nė festivalin "Vera e Ohrit". Spektakli i Dancit Modern nga Tirana, i cili u organizua nė mjediset e jashtme tė Kishės mesjetare tė Shėn Sofisė, tėrhoqi vėmendjen e qindra shikuesve, artistė vendas dhe tė huaj. Koreografi Prevazi, edhe njė herė ėshtė paraqitur para publikut me dy shfaqje tė suksesshme, ku elementėt skenikė dhe koreografikė janė shoqėruar me dy subjekte tė veēanta letrare. Nė "Njeriu me kėllėf" tė Ēehovit, balerinėt pėrcollėn mesazhin ēehovian tė vetėkufizimit njerėzor, i cili pėrjetohet si dramė individuale. Ndėrsa nė pjesėn "Parfumi" ėshtė pėrcjellė kompleksi dhe tabuja ndaj seksit pėrballė shoqėrisė moderne. Balerinėt nga Tirana performuan pėrreth njė orė e 30 minuta nė shfaqjet qė u cilėsuan si tronditėse. Sipas organizatorėve, koreografi Gjergj Prevazi gjithnjė sjell tė reja nė shfaqjet e tij, ndoshta sepse nė Ballkan ende nuk ka kėrkime artistike tė kėsaj natyre dhe tė kėtij niveli. Shfaqja nga Shqipėria ka qenė vėrtet befasuese. Kompania teatrore "Albanian Dance Theatre" ėshtė themeluar nė vitin 2000. Ajo ėshtė prezantuar mė parė me shfaqjet "Tranzicion" dhe "Kontrast". "Albanian Dance & Theatre" ka marrė pjesė nė 11 festivale nė vende si Italia, Zvicra, Bosnje-Hercegovina, Egjipti, Maqedonia. Festivali veror i Ohrit zgjat afro njė muaj e gjysmė dhe nė tė paraqiten njė gamė e gjerė gjinish artistike si teatėr, balet, muzikė koncertale dhe ekspozita tė arteve pamore.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare