Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Festivali i Venecias nderon stilistin Valentino

Festivali i filmit ne Venecia ka nderuar stilisin e madh Italian Valentino ne pallatin e Operas “La Fenice”, duke shfaqur nje film dokumentar per jeten e legjendarit te modes. Filmi dokumentar ndjek hap pas hapi Valentinon nga qershori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2007. »»


Regjizori grek Theodoropulos ngjit trupėn e aktorėve shqiptarė nė Butrint

20.07.2008 00:02 Kulture - Burimi: TemA Kulture

Nga Dhurata Hamzai

Mbrėmė nisi edicioni i 9-tė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrove nė Butrint. Prej datės 18-22 korrik do tė ngjiten nė skenėn antike katėr trupa teatrore


Festivali Ndėrkombėtar i Teatrove nė Butrint do tė mbahet nga data 18 korrik deri mė 22 korrik. Nga gjashtė trupa teatrore, me tė cilat ishte lidhur kontratė pėr tė ardhur nė Butrint, vetėm katėr prej tyre u prezantuan nė festival. Shkaku i pėrgjysmimit tė trupave pjesėmarrėse tashmė ėshtė bėrė i njohur nga organizatorėt e Festivalit, tė cilėt kanė pohuar se ishte pėrgjysimi i buxhetit nga Ministria e Kulturės. “Donim qė nė edicionin e 10- tė kapnim standardet e festivaleve evropiane, duke hyrė nė garė me to, por donatori ynė qė ėshtė Ministria e Kulturės na ndaloi papritur, dhe nuk e prisnim kėtė pėrgjysmim tė fondeve”, ėshtė shprehur drejtori i festivalit Alfred Bualoti. Festivalin e ēeli mbrėmė trupa shqiptare me ngjitjen nė skenė tė tragjedisė “Trojanėt”, tė cilėn e ka pėrgatitur regjisori grek Vangjelis Theodoropulos dhe me asistent regjizor aktorin shqiptar Laert Vasili qė karrierėn e tij e zhvillon nė Greqi. Theodoropulos ėshtė drejtor artistik i teatrit “Neo Kosmos” (Bota e Re) nė Athinė dhe pėr gati 10 vjet ai bėn projekte me aktorė profesionistė shqiptarė dhe tė huaj. I pyetur pėr nismėn e tij pėr tė ngjitur me trupėn shqiptare nė skenė pjesėn “Trojanėt”, Vangjelis Theodoropulos ėshtė shprehur se “kisha njė dėshirė tė madhe pėr tė njohur nga afėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė dhe ndėrkohė kjo njohje ka ardhur e natyrshme, sepse mė parė unė kam njohur aktorin e talentuar shqiptar Laert Vasilin dhe aktoren e karrierės Margarita Xhepa tė cilėn e vlerėsoj pėr talentin qė ajo ka treguar gjatė interpretimit tė rolit”. Ndėr tė tjera ai tha se “Kėshtu unė punova nė sallėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė dhe besoj se nuk do tė kishte njohje mė tė mirė me Shqipėrinė sesa duke punuar me artistėt shqiptarė pėr tė ngjitur nė skenė historinė tragjike tė Trojės. Unė jam shumė i kėnaqur qė po e bėj kėtė, sepse “Trojanėt” ėshtė njė lloj vepre qė i rri shumė mirė skenės antike tė Butrintit. Ato rrėnoja tė kujtojnė pikėrisht tragjeditė e shkuara dhe tė sotme si barbarizmin e luftės, emigrimin, tragjedinė”. Regjisori grek Vangjelis Theodoropulos ėshtė shprehur se me mėnyrėn si ka punuar pėr kėtė vepėr ka dashur tė bėj njė lloj paralelizmi midis periudhės sė antikitetit me tragjeditė qė po ndodhin nė ditėt e sotme si gjenocidi serb nė Kososvė, torturat e Guatanamos dhe luftra e Gjirit. Regjizori grek Vangjelis Theodoropulos me ngjitjen e “Trojanėt” nė skenė ka punuar me synimin qė kjo vepėr klasike tė sillet shumė afėr realitetit tė sotėm. Trupa e aktorėve shqiptarė dhe kori gjatė interpretimit e kanė shoqėruar shfaqjen me kėngė, vaje dhe ligje karakteristike shqiptare e ballkanike. Me lojėn e tyre secili ka nxjerrė nė pah emocionet pėr problemet e ndryshme sociale qė po pėrjetojnė vendet e Ballkanit. “Me anė tė kėtyre veprave mund tė ketė njė komunikim shumė emocional, sepse kemi ne popujt e Ballkanit kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta”, tha regjizori. Regjisori grek Vangjelis Theodoropulos nuk e ka zgjedhur rastėsisht skenėn e Butrintit, historia e kėsaj vepre e ka ēuar drejt gjurmėve tė qytetėrimit tė vjetėr. Neoptolemeu, i biri Andromakės, sipas mitologjisė e dėrgua nė Butrint. “Emigrantėt e parė grekė janė vendosur pikėrisht kėtu, nė kėtė vend tė mrekullueshėm. Kjo lidhje nuk ėshtė rastėsi, ėshtė pikėrisht ky shkaku qė pasqyrimi i kėsaj vepre do bėhet nė vendin mė adapt tė zgjedhur”, tha Theodoropulos

”Mė gėzon prezenca ime kėtu. Kemi njė lidhje tė gjatė historike, komunikimi im me aktorėt nė skenė vjen natyrshėm dhe edhe pse nuk di mirė shqip num mė ėshtė dukur se po flasim nė gjuhė tė huaja”, thotė zoti Theodoropulos. Gjithashtu ai ka vlerėsuar edhe aktorėt shqiptarė. “Shqipėria ka aktorė shumė tė mirė, por duhet shumė investim nė teatėr, pasi teatri ėshtė ai qė luan njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė edukimin e njė individi”. Pjesa ''Trojanėt " pasi mbaroi performancėn e saj nė Butrint do tė vazhdojė turin e saj nė teatrin e Vironasit pėr "Festivalin e Athinės" mė datė 21 korrik, nė njė nga festivalet mė tė vjetra tė kėtij vendi. Pėr kėtė shfaqje ėshtė treguar njė interes i jashtėzakonshėm, si nga publiku i huaj dhe nga shtypi grek, qė e ka titulluar si njė nga evenimentet kryesore dhe mė tė rėndėsishme pėr kėtė fund sezoni artistik. Nė gazetat e ndryshme greke janė shkruar artikuj prej 2 faqesh. Njė shfaqje e rėndėsishme qė po pritet me padurim. Nė Greqi shfaqja do jepet nė gjuhėn shqipe dhe me titra greqisht.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare