Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Rotonda nė zjarr

20.08.2008 12:02 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

Zjarri nuk bie vetėm nė zonat pyjore tė vendit, por qėllon tė gjejė terren tė pėrshtatshėm edhe nė mes tė qytetit, madje mu nė zemėr tė objekteve tė veēanta qė propagandohen nė guida si atraksione turistike. Zjarri nė fotot qė po publikojmė ”ėshtė kapur” njė ditė mė parė, nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit nė objektin e njohur arkeologjik tė quajtur ”Rotonda”. Poshtė bazamentit tė njė momumenti tė lashtė, ose tė njė baptiseri, siē mendohet, nė njė gropė tė hapur nga njė ekip anglez, specialistė tė monumenteve, nė verėn e vitit 2006, u panė qė nga larg shtėllunga tymi. Nuk duhen shumė komente pėr tė shpjeguar pasojat qė ka zjarri nė objekte tė kėtij lloji, pėr shtresat arkeologjike tė objektit, i cili tashmė ka hyrė prej vitesh nė guidat ndėrkombėtare tė turizmit. Pamje e pakėndshme sidomos kur qyteti pret e pėrcjell vizitorė thuajse ēdo ditė. Asnjė kokėēarje pėr aksidentin, asnjė kontroll apo ”hetim” emergjent, deri sa flakėt dhe tymi u davaritėn vetė.

Objekti nė fjalė ėshtė pjesė e njė kompleksi tė gjėrė objektesh momumentale tė lashtėsisė, qė i pėrkasin shekullit V-VI pas Krishtit. Specialistėt mendojnė se sipas dokumenteve tė vitit 1338, pėrmendet se nė Durrės ndodhej njė objekt kishtar ”Sancta Maria de la Rotonda” ēka bėn tė mendohet se ky objekt ku u fotografua zjarri, ka funksionuar deri nė shekullin XIV. Nė njė tabelė qė ndodhet nė hyrje tė sitit arkeologjik shkruhet ”Monument Kulture. Mbrohet nga Shteti”. Qytetarėt panė zjarrin, tubat e ujėsjellėsit qė shpesh shpėrthen ujė mbi pllakat e mermerit dhe mbi muret, njė sasi hekurash tė ngulura disa vite mė parė pėr njė ndėrtim abuziv. Shtetin e shohim tek lė pas dore detyrat.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare