Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Fėrshėllima dhe ulėrima

Premiera e dramės ”Fėrshėllimė nė errėsirė” e Tom Murphyt. Loja e Arbanės pati njė ēast magjie pėr tė humbur mė pas nė recitimin zhurmues tė trupės sė aktorėveNjė copė e realitetit irlandez tė viteve ’50 zbriti nė fundjavė nė Teatrin Kombėtar. »»


Rruga Beal nė Memfis, mban tė gjallė muzikėn bluz nė Amerikė

08.09.2008 00:05 Kulture - Burimi: VOA Kulture

 

Rruga Beale nė Memfis, tė shtetit Tenėsi, ėshtė e njohur si shtėpia e bluzit, njė stil muzikor i cili e ka zanafillėn tek muzika e afrikano-amerikanėve qė kėndonin ndėrsa punonin nė fusha. Pėr mė shumė se gjysėm shekulli, muzikantėt kanė interpretuar muzikė bluz nė kėtė rrugė tė famshme. Rruga Beale u kthye nė njė lagje afrikano-amerikanėsh me klube muzikore, dyqane dhe restorante deri nė vitin 1960 kur ai humbi gjallėrinė dhe njerėzit u larguan prej tij. Por nė vitin 1980, njė pjesė e rrugės u rinovua dhe bizneset u rikthyen. Mė shumė se 4 milionė njerėz vijnė nė rrugėn Beale ēdo vit pėr tė dėgjuar disa nga muzikantėt mė tė mire tė muzikės bluz nė botė.
                                                        

Ēdo mbrėmje ka festė nė rrugėn Beale tė Memfisit. Muzikė, vallėzim dhe ndonjėherė edhe tė papritura.

Njė herė nė javė gjatė verės, rrugėt kthehen nė “rrugė pėr motoēikletat” ku qindra motoēiklistė mblidhen sė bashku dhe ekspozojnė motorat e tyre. Len Lovins, iu desh rreth njė orė pėr tė shkuar nė rrugėn Beale nga shteti fqinj i Misisipit.

“Mbas gruas sime, motorri ėshtė gjėja qė dua mė shumė” - thotė ai

Gjithashtu ai do dhe muzikėn bluz. Disa muzikantė interpretojnė nė rrugė pėr para. Tė tjerėt paguhen qė tė interpretojnė nėpėr klube. Elmo dhe Shades interpretojnė nė klubin Rum Boogie. Si shumė kitarristė, Elmo Thomas, udhėheqėsi i grupit, ka mėsuar vetė se si tė luajė nė instrument.

“Ėshtė muzika qė mė ka pėrfshirė mua. Qė kur isha fare, fare i ri. Ėshtė ritmi i basit qė godet nė shpirtin tim”. - thotė ai

Pėr mė shumė se 50 vjet, muzikantėt e rrugės Beal kanė luajtur atė muzikė qė mė pas u bė e njohur si bluzi i Memfisit. Stili muzikor u krijua nga afrikano-amerikanėt e jugut, qė erdhėn nė Memfis tė interpretonin muzikė. Shumė prej tyre ishin nga grykėderdhja e lumit Misisipi. B.B.King, i njohur dhe si Mbreti i Bluzit, ėshtė muzikanti mė i famshėm i rrugės Beale. Nė moshėn 82 vjeēare, ai ende interpreton duke mbledhur adhurues nga e gjithė bota.

Por ishte kompozitoiri i hershėm i bluzit W.C.Handy i cili e bėri tė pavdekshėm kėtė rrugė.

Ai jetonte nė rrugė dhe nė vitin 1912 shkroi ”Beale Street Blues”. Ai ishte kompozitori i parė qė pėrdori fjalėn “Blues” pėr tė pėrshkruar kėtė lloj muzike, qė do tė thotė muzikė e momenteve tė vėshtira dhe jo tė lumtura tė njė jete. Shtėpia e Handit tani ėshtė muzeum. Elaine Turner shoqėron vizitorėt qė shohin shtėpinė.

“ W.C.Handy nisi tė shkruante muzikė e cila shprehte pėrvojnė e afrikano amerikanėve nė jug. Ai kishte dėgjuar njerėzit qė punon tek lumi qė kėndonin kėngė pune dhe kėndonin rreth gjykimeve pėr ta. Handy vendosi qė ai t’i shkruante kėngėt , ose t’i dokumentonte ato”.- thotė zonja Turner

Zonja Turner u rrit nė Memfis. Nė rrugėn Beale, thotė ajo, sot shkon njė popullatė e pėrzier. Por nuk ka qėnė pėrherė kėshtu.

“Pėr shkak tė izolimit, kishte vetėm vende tė veēanta ku komuniteti afrikano-amerikan ishte i mirėpritur dhe Beale ishte njė rrugė e tillė”. - thotė ajo
Rruga ishte qendra e njė komuniteti tė zhurmshėm afrikano-amerikan. Por rrugėt nisėn tė boshatisen nė 1960 dhe thuajse ai u shndėrrua nė qytet fantazėm. Jeta u rikthye nė tė nė vitin 1980 mbas njė ripėrtėritje tė madhe. Sot, njerėzit vijnė tė dėgjojnė grupe bluz, si psh Buth Mudbone dhe Wolfpack. Grupi bėnte pak para duke interpretuar nė rrugė. Por pjestarėt e tij ishin tė aftė qė tė jetonin duke luajtur muzikė nėpėr klube dhe duke prodhuar CD. Kitarri basist Victor Charles thotė se tė interpretosh muzikėn bluzz, i jep atij lirinė pėr tė qenė krijues.

“Nė se ndjehesh nė njė mėnyrė tė veēantė pėr atė qė po interpreton, askush nuk tė kritikon sepse dikush nė publik e ndjen gjithashtu ēfarė je duke luajtur. Ėshtė ndjesia qė tė  jepmėngjesi i sė dieles nė kishė. Kur prifti bėhet gati tė flasė, dikush mund t’a dijė tashmė predikimin e tij. Bluzi ėshtė e njėjta gjė” . - thotė Viktori

Grupi The Daddy Mak Bluzz ėshtė njė grup i rregullt nė qendrėn pėr folklorin Jugor, e cila dokumenton kulturėn dhe muzikėn e rajonit. Mak Orr ka shpenzuar vite duke marrė pjesė rregullisht nė klubet e rrugės Beale. Ai e kishte pikėsynim tė interpretonte bluz, dhe nė moshėn 45 vjeēare, mėsoi vetė qė tė luante nė kitarrė. Orr thotė se pak njerėz bėhen tė pasur duke luajtur bluz. Dyqani i tij i riparimit tė makinave e ndihmon atė qė tė paguajė futurat. Ai thotė se ai gjithmonė mėson diēka tė re rreth bluzit.

“ Nuk e di nėse mund tė mėsosh gjithēka prej tij .Gjithmonė gjen diēka tė re nė muzikėn bluz”. - thotė ai //mm//



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare