Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


[insert caption here]

Lil Uein njė nga artistėt mė tė sukseshėm tė muzikės rep nė Amerikė  

Artisti i muzikės rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapėrcen traditėn nė industrinė e muzikės rep. Me zėrin e tij tė pazakontė, ai ndryshon mjaft nga repistėt e tjerė, qė kanė filluar tė tingėllojnė tė gjithė njė lloj. Lil Uein ėshtė cilėsuar si repisti mė i mirė sot nė botė. »»


SOS pėr afresket e Ndoc Martinit

15.05.2008 19:45 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture

 

Afresket e piktorit Ndoc Martini, qė zbukurojnė tavanin e njė ndėrtese nė Shėn Mitėr Korona, nė Itali rrezikojnė tė zhduken, pėr shkak tė kushteve tė pafavorshme ku ruhen. Rrezikojnė kėshtu tė zhduken dhe ato tė pakta vepra qė na vijnė deri sot nga piktori i Rilindjes

Fati deshi qė tė ndahej nga jeta nė njė moshė fare tė re, vetėm 36 vjeē, ndėrsa sot indiferenca rrezikon tė zhdukė gjurmėt qė ka lėnė nė tė gjallė. Pas alarmit tė tre dekadave mė parė, lėshuar nga gjuhėtari arbėresh Francesco Altimari, sėrish njė S.O.S. pėr tė shpėtuar ciklin piktorik tė piktorit Ndoc Martini Camaj, njė nga pėrfaqėsuesit e Rilindjes shqiptare. Bėhet fjalė pėr 14 afreske qė zbukurojnė tavanin e njė salle nė katin e parė tė pallatit, ku dikur qėndronin rektorėt e kolegjit italo-shqiptar "Shėn Adriani". Janė portrete, peizazhe, si edhe njė autoportret i piktorit, vepra kėto qė u bėnė tė njohura shumė vite pas vdekjes sė Martinit. Kėtė herė ėshtė e pėrditshmja kalabreze "Il quotidiano della Calabria", qė bėn njė tjetėr pėrpjekje pėr tė tėrhequr vėmendjen e autoriteteve shtetėrore ndaj veprave tė autorit shqiptar. Afresket mėsohet tė jenė realizuar nė vitin 1907 me porosi tė autoriteteve tė institutit historik, pėr tė zbukuruar njė sallė nė katin e parė nė ndėrtesėn, ku prej ndėrtimit tė tij, filluan tė vendosen fillimisht drejtuesit e liceut e mė pas rektorėt e kolegjit. Ndėrtimi i rezidencės ėshtė meritė e Angelo Scalabrinit, inspektor i pėrgjithshėm i shkollave italiane nė Perėndim, qė drejtoi nė mėnyrė ekzemplare fatin e institutit dhe liceut, duke forcuar lidhjet ekzistuese mes arbėreshėve dhe shqiptarėve tė pėrtej detit. Qė nga fundi i viteve '70 deri nė 1995, pallati, qė ėshtė nė pronėsi tė kolegjit, shfrytėzohej si katedėr e shkėputur nga tė tjera institute profesionale shtetėrore. Viti 1995 shėnoi mbylljen e tij, pėr shkak tė rėnies sė regjistrimeve, gjė qė detyroi autoritetet arsimore tė shkurtojnė katedrėn e San Demetreo Coronės (Shėn Mitėr Koronės).

Prej atėherė, e mbyllur, e pa pėrdorur dhe prej vitesh e mohuar prej ndėrhyrjeve mirėmbajtėse, pėr rezidencėn e rektorėve nisi shkatėrrimi i pashmangshėm. Gjendjen e rėndon sė tepėrmi futja e ujit tė shirave pėrmes njė tė ēare tė konsiderueshme nė ēati dhe qė depėrton lehtėsisht deri nė katin e parė. Pra edhe nė sallėn e pikturave, duke rrezikuar dukshėm figurat e realizuara nga piktori shqiptar. Pikturat, pėrveē dy syresh, tashmė tė dėmtuara nga lagėshtia, ruhen ende mirė. Nė to paraqiten autoportreti i Martinit, dy peizazhe, mali Pulin dhe piramidat e Egjiptit, pesė portrete tė figurave tė mėdha Galilei, Dante, Rafaelo, Verdi e Mikelanxhelo, pėr tė vijuar me 6 panorama e monumente tė disa qyteteve, mes tė cilave Shkodra, Roma, Napoli e Venecia. Sipas studiuesit Ferid Hudhri ("Arti i Rilindjes Shqiptare"), kėto vepra shėnojnė njė fazė tė re nė krijimtarinė e piktorit, i cili deri nė atė kohė kishte lėvruar mė sė shumti vizatimin dhe pikturėn nė bojė vaji mbi beze.

Sinjalin e parė pėr ekzistencėn e kėtyre pikturave dhe ndėrhyrjen e shtetit e dha prof. Francesco Altimari, titullar i katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė nė Universitetin e Kalabrisė, qysh nė vitin 1980 nė faqet e revistės kulturore italo-shqiptare "Zjarri". Megjithatė, kanė kaluar shumė vite qė atėherė dhe nuk ėshtė bėrė asgjė pėr tė shmangur shkatėrrimin e ndėrtesės dhe dėmtimin e pikturave.

Sot, nė Shqipėri Martini ėshtė i njohur vetėm pėrmes portretit tė "Doktor Prelės", tė realizuar nė kulmin e krijimtarisė sė tij nė Paris. Nuk na vjen ndonjė informacion i plotė mbi krijimin e kėsaj vepre, por sipas studiuesit Hudhri, mėnyra e pikturimit "na krijon pėrfytyrime mė tė qarta pėr kohėn e realizimit, duke na dhėnė atmosferėn dhe psikologjinė e intelektualit shqiptar nė fillimin e shekullit tė kaluar". Sipas tij, ky portret ėshtė jo vetėm piktura mė e bukur qė na ka mbėrritur prej autorit, por edhe mė e realizuar nė gjithė periudhėn e Rilindjes. Kjo vepėr, e cila sot ruhet nė pavijonin e Rilindjes nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, u ekspozua pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1923, 7 vjet pas vdekjes sė piktorit. Nė vitin 1923 shoqėria muzikore "Rozafat" organizoi pėr tė parėn herė nė historinė e Shqipėrisė, njė ekspozitė tė arteve figurative, me vepra tė piktorėve shkodranė. Njė ngjarje e madhe aso kohe, ku morėn pjesė njė numėr i madh piktorėsh, ndėr tė cilėt Ndoc Martini, Kolė Idromeno, Simon Rrota, Andrea Athanasi, Zef Kolombi. U ekspozuan 170 piktura, ndėr tė cilat sipas gazetės "Shtypi", vetėm 50 kishin vlera tė mėdha artistike. Veprat e Ndoc Martinit zinin vendin e parė, ndonėse nuk ishin tė shumta, mbasi nė ekspozitė nuk u paraqitėn veprat e fundit tė tij. Pėr tė nė shtypin e kohės u shkrua se "kje piktor me fantazi shumė e mjeshtėr i thelluem pėr kah koncepsioni i pikturės. E dimė qė shumė kjenė veprat e kryeme qi ky la, vepra me randsi dhe pėrnjimend artistike, pse mbrritėn me i sjellė nji emėn tė madh deri nė Akademi t'arteve nė Paris". Pėrveē portretit tė "Doktor Prelės", e cila u vendos nė krye tė sallės me njė shirit tė zi nė anė, si respekt ndaj piktorit tė vdekur, u ekspozuan edhe veprat "Shėn Mri Magdalena" dhe "Malcore nė ode tė zjarrmit" (nė pastel).

Piktori Ndoc Martin Camaj lindi nė Shkodėr nė vitin 1880. Ishte nxėnės i Kolė Idromenos, i cili e drejtoi atė nė rugėn e artit. Prej vitit 1904-1907 ishte bursist dhe frekuentues i Shkollės Normale nė Kolegjin italo-shqiptar tė San Demetrio Coronės. Gjatė kėsaj periudhe realizoi edhe afresket e ndėrtesės. Nė tė njėjtin vit vendoset nė Paris ku pėr dy vjet ndjek njė bursė studimi nė Shkollėn e Arteve tė Bukura. Nė vitin 1913 sėmuret nga tuberkulozi dhe nė vitin 1916 ndahet nga jeta i vetėm dhe i varfėr nė njė sanatorium tė Parisit.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare