"Sherbetoret" e Londos ngjiten ne "Apollon 2008"
16.05.2008 22:38 Kulture - Burimi: Koha Jone Kulture
E Premte, 16 Maj 2008
Shfaqje qe i lene radhen njera-tjetres. Festivali Mbarekombetar i Aktrimit, qe mbahet cdo vit ne Fier, vijon. Mbreme ishin "Sherbetoret", me regji te Kico Londos, shfaqja qe iu ofrua publikut fierak dhe atij te perzgjedhur te festivalit. "Sherbetoret", shkruar nga Jean Genet, percolli tri aktore qe bejne nje loje dashurie-urrejtje me ngjyra erotizmi, nen regjine e Kico Londos. Si nje produksion i "Cajupi Teater", pas prezantimit ne Tirane, shfaqja ka takuar publikun fierak, ku aktoret do te konkurrojne per cmimin e me te mirit. Londo ka zgjedhur nga Jean Genet "Sherbetoret", si nje veper mjaft intriguese, por edhe aktuale ne marredheniet e shoqerise se sotme. Lojen mes dashurise dhe urrejtjes e sjellin aktoret Valbona Imami, Adelina Muca, Loredana Gjeci. "Kam zgjedhur keto tri aktore, sepse vepra ka nevoje per energji te madhe. Ato jane vajza kreative", shprehet Londo. "Sherbetoret" e Genet, sa here qe zonja e tyre mungon, luajne teater. Luajne lojen fantastike te te qenit nen urdhra dhe te kryengritjes perfundimtare ndaj saj. Ato jane te lidhura me zonjen e tyre, qe eshte me e re dhe me e bukur me nje nderthurje perkushtimi, dashurie erotike dhe urrejtjeje te fshehur. Ato behen shkaku i arrestimit te dashnorit te zonjes me letra anonime te derguara ne polici. Per te fshehur denoncimin duke helmuar zonjen e tyre, por ne loje e siper vdekja i takon njeres nga motrat sherbetore. Regjisori Londo shprehet se vepra vjen ne nje koncept te vecante. "Eshte nje lloj eksperimenti. Cdo shfaqje e imja ka qene eksperiment, eshte nje ekspresion i nje stili tjeter".
Ne thelb te vepres sic edhe eshte shfaqur ne Tirane, eshte fakti i te qenit i nenshtruar dhe mungeses se kryengritjes. Ka nje dashuri-urrejtje mes dy sherbetoreve motra. "Sherbetoret" ka udhetuar drejt qytetit te Fierit, per te shfaqur jo vetem provokimin e vepres, por per te bere prezent edhe te vecantat e ketij autori. Genet ka kaluar vite te tera duke i shpetuar burgut per vjedhje, e madje duke iu kursyer jeta me nderhyrjen e personaliteteve te njohura te Frances. Festivali i Fierit do te vazhdoje sot ne mbremje me shfaqjen "Pamje nga ura", me regji te Albert Minges dhe interpretim te Timo Fllokos, Bujar Asqeriut, Indrit Cobanit, Yllka Mujos, Olta Gixharit.
Ekrem Kryeziu dhe "Perplasja" e tij
"Perplasja", drama e Ekrem Kryeziut, me regji po te tij, eshte shfaqur naten e dyte te edicionit te shtate te Festivalit Mbarekombetar te Aktrimit "Apollon 08". Aktoret kane shperfaqur personazhet jashte skenes klasike te teatrit. Pjesa eshte interpretuar ne tarracen e Rostika Kala, ne nje ambient intim, ku publiku ka qene njohes te mire te teatrit. Drama e nje njeriu te burgosur, i cili jeton dy realitete, ate te qelise dhe ate te vegimeve, eshte pritur mjaft mire nga kritika, te cilet kane vleresuar interpretimin e aktorit te njohur Cun Lajci ne rolin e Cen Berishes (i burgosuri i cmendur), Vedat Haxhiislamit ne rolin e Tonit (nje personifikim i dramaturgut Kryeziu) dhe te Blerta Sylaj, vajza e vegimeve te te burgosurit. Ne nje qetesi vrasese, Ceni imiton te renat e nje daulle, ne tingujt e se ciles luan vallen shqiptare. Ne nje valixhe te vjeter, ai ruan perplasje, si "relikte te se djeshmes, drame e se sotmes. S'do te doja te jete plagome e se nesermes". Drama e fundit, "Perplasja" tregon se burgjet fizike krijojne ne kokat e njerezve dhe burgje mendore. Shembulli me i mire eshte Shqiperia dhe koha e Enver Hoxhes. Me gjithe ato burgje qe kane qene jashte kokes se njerezve, kane krijuar dhe brenda tyre, sepse njerezit kane qene polic dhe gardian te vetvetes, jane ruajtur gjithnje qe te mos thone dicka. Keto e kane shkaterruar psikiken e njeriut. Me kete ka dashur ta perfundoje.
lajme.parajsa.com

![[insert caption here]](/images/prw_170x_of_lil-wayne-2.jpg)






























